Droni ynë në Vjenë

Ardian Vehbiu* January 3, 2015 10:33

Droni ynë në Vjenë

Mediat shqip dhe rrjetet sociale e filluan Vitin e Ri me aheng: Shkëlzen Doli, Unser Mann in Wien, ngriti dronin me flamurin shqiptar në Koncertin e mirënjohur të Vitit të Ri 2015.

Në repertorin e këtij viti, dirigjenti Zubin Mehta dhe orkestra e Filarmonisë së Vjenës kanë përfshirë dhe një kolazh me muzikë tradicionale shqiptare.

Shkruante gazeta “Shqip”, duke theksuar pastaj ndjenja të patriotizmit, të krenarisë kombëtare dhe të tjera emocione sublime që e përfshinë publikun shqiptar.

Ndërsa “Shqiptarja.com” vërente se:

Këtë vit koncerti i Vjenës ka përcjellë përmes tingujve magjik të muzikës emocione të rralla, sidomos për Shqipërinë, kjo pasi për herë të parë, nga zemra e Vjenës u luajt muzikë me motivet më të bukura shqiptare.

Por duhet të ketë qenë fjala për një film promocional 20-minutësh me titull  “Der Boulevard – Die Wiener Ringstraße 1865-2015” të regjisorit Felix Breisach, që i kushtohet 150 vjetorit të një rruge të famshme në Vjenë dhe që është shfaqur në pushimin e koncertit.

https://www.youtube.com/watch?v=3evT2HcoEUo

(Origjinali gjendet këtu, por për arsye copyright-i mund të shihet vetëm në Austri për momentin.)

Ndryshe nga si u paraqit prej shumëve, filmi nuk ka ndonjë lidhje të veçantë as me shqiptarët, as me shqiptarinë; muzika shqiptare është përfshirë aty si kolonë zanore, ngaqë autorëve u është dukur e bukur dhe shoqëruese e përshtatshme për filmin.

Në titrat e mbylljes, muzika identifikohet si e ofruar nga grupi “Philharmonic Ensemble – Vienna”, i përbërë nga Shkëlzen Doli (violinë), Holger Groch (violinë), Sebastian Bru (cello) dhe Gottlieb Wallisch (piano).

Ky grup muzikantësh ka marrë pjesë edhe më parë në evente që i shoqërohen Koncertit të Vitit të Ri në Vjenë.

Përkundrazi, videoja që ka qarkulluar në Internet dhe në rrjetet sociale, me bekimin deri të institucioneve më të larta publike, është vetëm një pjesë e shkëputur (e cunguar) nga filmi promocional i Breisach-ut.

Videoja e plotë e koncertit mund të shihet këtu; i hodha një sy – nuk kam durim ta ndjek të gjithën – por nuk pashë as dëgjova gjëkundi të luhej muzikë shqiptare; ky ”fakt” nuk përmendet as në programin zyrtar të koncertit.

Të kenë gënjyer pra, mediat kombëtare? Ta kenë dizinformuar publikun edhe këtë herë?

Shkrimin e plotë e gjene KETU

Ardian Vehbiu* January 3, 2015 10:33
Komento

3 Komente

  1. Christ January 3, 12:30

    Të kenë gënjyer pra, mediat kombëtare? Ta kenë dizinformuar publikun edhe këtë herë?
    Sigurisht qe kane genjyer.
    Nga qe jemi nje komb qe prodhojme vetem krime, vjedhje, egeresi dhe probleme ne Europe, nje mashttrim i tille,na duhej per te vene pas pude,ne fytyren tone te piste.

    Reply to this comment
  2. studenti January 3, 13:03

    Tmam e ke Ardian. Dhe une nuk degjoj muzike shqiptare. Ata qe e kene vene vetem e kane pelqyer muziken pa e dite se e kujt vendi eshte.
    Po ty c tu desh more njeri i djallit qe u lodhe duke shkruar se cfare di per nje muzike qe vetem pelqehet pa patur asnje etikete prodhimi .
    Ap do te na thuash se coc merr vesh dhe ti ne pergjithesesi.
    Gomar .

    Reply to this comment
  3. Anna January 3, 20:45

    Ardian Vehbiu. E zeme se kjo qe thoni ju eshte e vertete. Pjesa apo muzika shqiptare eshte luajtur apo eshte shfaqur ne kohen e pushimit, po a nuk eshte kjo nje vlere me vete dhe a nuk eshte kjo nje krenari kombetare ku tingujt e muzikes shqiptare te shpalosen gjate nje evenimenti te tille. Nese muzika eshte luajtur brenda korrnizes se koncertit te Vjenes, eshte sikur te ishte pjese e tij. Kaq kisha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*