DSIK e cilësoi të papërshtatshëm, KPK konfirmon gjyqtarin Faqolli

July 25, 2018 09:21

DSIK e cilësoi të papërshtatshëm, KPK konfirmon gjyqtarin Faqolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli.

Ai ishte i pranishëm së bashku me avokatin e tij në seancën e Komisionit kur iu komunikua vendimi nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa.

Gjyqtari Faqolli arriti të kalojë me sukses Vettingun, edhe pse në seancën dëgjimore KPK u konstatua se DSIK ka paraqitur një raport i cili deklaron papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës.

Megjithatë pritet që nga zbardhja e vendimit të KPK-së, të argumentohet kjo vendimmarrje.

Po çfarë u konstatua në seancën dëgjimore të 23 korrikut nga KPK?

Dilema për apartamentet

KPK kreu një hetim të thelluar, ku konstatohet se subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë kësaj kohe. Trupa gjykuese ka marrë në deklaratë edhe dëshminë e një dëshmitari të thirrur për të vërtetuar deklarimin e subjektit të rivlerësimit.

Nga hetimi pasuror ka konstatuar mospërputhje sa i takon një prone të paluajtshme. Bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe 32 metra katororë, blerë për 150 mijë lekë në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum dhe një shtëpi subjekt; ka deklaruar të ardhurat familjare dhe një hua, e marrë nga shtetasi Rr.L, e shlyer në vitin 2016.

KPK konstatoi mospërputhje mes deklaratës në Vetting dhe asaj të vitit 2006 lidhur me një apartament banimi me sipërfaqe 83 metra katrorë në Tiranë, porositur për 42 mijë euro dhe blerë në 2015.

Burimi është deklaruar të ardhurat familjare ndër vite. Në përfundim të hetimit u konstatua se ka mospërputhje mes deklaratës dhe asaj në vitin 2006.

Për Vettingun është deklaruar se apartamenti është blerë nga të ardhurat ndër vite, ndërsa në 2006 ka deklaruar se ka marrë hua. Po në 2006 subjekti ka deklaruar pakësimin e të ardhurave në vlerën 2 milionë lekë, vlerë që nuk përputhet me deklaratën Vetting. Për mundësitë familjare të blerjes së kësaj pasurie, subjekti nuk ka qenë korrekt në deklarimin e kursimeve.

Para te reja apo te vjetra

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e përfaqësuesit të ndërkombëtarëve ka qenë fakti që një shumë monetare në llogari bankare ishte deklaruar si kesh në vitin 2004-2005 dhe ishte pasqyruar si shumë me lekë të vjetra.

“Çfarë nënkupton gjendje cash dhe llogari bankare, ti nuk e bën dot diferencën mes të dyjave? Ju keni deklaruar një sasi parash të vjetra. Ju e dini që Shqipëria ka vetëm një monedhë. Si e shpjegoni këtë?” ka pyetur përfaqësuesi i ONM-së.

Faqolli e shpjegoi si “një gabim njerëzor të viteve 2004- 2005”.

 

s.a/dita

July 25, 2018 09:21
Komento

1 Koment

  1. vetingu July 25, 09:37

    PO E KALOJNE VETINGUN ATA QE U DO TRAPI POLITIKANEVE!!!! HALLALL TI KENE RROGAT 6 MILINESHE NE MUAJ ANETARET E KPK (Keshilli i Pergjithshem i Kurvave).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin