Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen në American Music Awards

September 14, 2018 10:29

Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen në American Music Awards

Momenti për të parakaluar në tapetin e kuq të American Music Awards po afron.

Eventi, që do të mbahet në 9 tetor, ka shpallur dje nominimet për të gjitha kategoritë.

Drake dhe Cardi B janë këngëtarët që kryesojnë nominimet. Reperi kanadez është pretendent për çmimin kryesor, atë të “Artistit të Vitit”.

Gjithashtu është i nominuar për çmimin “Artisti më i pëlqyer Mashkull” dhe kënga “God’s Plan” në kategorinë “Videoklipi i Vitit”.

Ndërsa Cardi B ka arritur nominimin e saj të parë në AMA në kategoritë “Artistja e re më e mirë”, “Videoklipi i Vitit”, “Artistja më e pëlqyer Femër”, “Artistja më e pëlqyer – rap-hip hop”. Rreperja ka plot tetë nominime këtë vit.

Përsa i përket artisteve shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë arritur të nominohen në disa prej kategorive.

Dua gjendet e nominuar si “Artisti i ri më i mirë i vitit”.

Ndërsa Bebe Rexha është nominuar për çmimet “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” dhe kënga “Meant to be”, si “Kënga më e mirë e zhanrit Country”.

a.s/dita

September 14, 2018 10:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*