Dua Lipa: Jam krenare që jam shqiptare!

March 17, 2018 19:11

Dua Lipa: Jam krenare që jam shqiptare!

Këngëtarja Dua Lipa, ka publikuar librin e gjyshit të saj “Kosova në periudhën e rindërtimit”, në rrjetin social Instagram.

Krahas fotos, Dua shkruan: “Gjyshi im, Seit Lipa, ishte Kryetari i Institutit të Kosovës në vitet 1990-1995.”

Ajo tregon historinë, prejardhjen nëpërmjet këtij postimi,  si dhe përpjekjet që bën për t’i treguar njerëzve kudo që shkon origjinën e saj shqiptare madje edhe e ftuar në emisione të ndryshme, ajo gjithnjë ka folur me krenari.

“Ne kemi një histori interesante, për të cilën mësoj çdo herë nga pak.

Një artikull që flet për punën e gjyshit tim, më bëri të shpërtheja nga krenaria dhe doja që këtë moment ta ndaja me ju”.

Ndërkohë, kujtojmë se Dua Lipa në 10 gusht do të mbajë një koncert madhështor në Prishtinë.

s.a/dita

March 17, 2018 19:11
Komento

1 Koment

  1. Epo kjo pune! March 18, 11:11

    moj cupe thuaj jam shqiptare se ajo eshte etni …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim