Dua Lipa, në finalen e Champions League në Kiev

May 3, 2018 16:11

Dua Lipa, në finalen e Champions League në Kiev

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në ceremoninë  e hapjes së finales së UEFA Champions League.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë faqa zyrtare e UEFA-s në Facebook, ku është publikuar kënga  “New Rules” me Dua Lipan në sfond.

“Ne kemi një tjetër artiste mahnitëse në që do ngjitet në skenën e këtij viti në ceremoninë e hapjes së finales së UEFA Champions League. Mund ta gjeni se kush është?” – shkruhet në “Facebook”.

Finalja e këtij viti do të luhet mes britanikëve të Liverpulit dhe spanjollëve të Real Madridit në datën 8 maj në Kiev të Ukrainës.

l.h/ dita

May 3, 2018 16:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*