“Dua ta mbyll ku e kam filluar”, Guardiola tregon ëndrrën e tij

September 13, 2018 14:40

“Dua ta mbyll ku e kam filluar”, Guardiola tregon ëndrrën e tij

 

I duhet që të realizojë objektivin e vendosur: të fitojë dy Champions League me dy skuadra të ndryshme si trajner, por Pep Guardiola tashmë është duke menduar për të ardhmen.

Ndoshta, për pjesën finale të karrierës së tij.

Trajneri i Manchester City dëshiron të kthehet në Barcelonë, para se ta përfundojë karrierën e tij të të stërviturit, për të marrë përsëri përgjegjësinë e drejtimit të ekipit B.

47-vjeçari e nisi këtë profesion duke drejtuar Barcelonën B në vitin 2007, përpara se të bëhej trajner i skuadrës së parë katalanase një vit më vonë, pas largimit të Frank Rijkaard.

Guardiola fitoi tre tituj në La Liga, dy Liga Kampionesh dhe dy “Club World Cups” në katër vjet të paharrueshme, para se të arrinte nivele të ngjashme të suksesit me Bayern Munich.

Tani, në sezonin e tij të tretë me Manchester City, ai shpreson të mbrojë titullin e Premier League, që e fitoi sezonin e kaluar me një rekord prej 100 pikësh.

Guardiola ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë në Angli për një dekadë.

Megjithatë, ai shpreson ta përfundojë karrierën e tij në të njëjtin vend, ku e ka filluar. “Ekipet e mia do të përpiqen të luajnë si dua, – tha ai për Jorge Valdano në “Universo Valdano”. – Unë do ta përfundoj karrierën si trajner aty ku e kam filluar. Hapat e mi përfundimtar do të jenë me ekipet e të rinjve. Shpresojmë se do të jetë Barça”.

Guardiola e ka përjashtuar më parë kthimin në “Camp Nou”, për të trajnuar skuadrën e parë të Barcelonës, por ka qenë i lidhur me një kthim të mundshëm si drejtor sportiv.

Kontrata e tij me Manchester City përfundon në fund të sezonit 2020-2021. “Qytetarët” ka marrë 10 nga 12 pikë të mundshme në fillimin e sezonit të Premier League.

a.s/dita

September 13, 2018 14:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*