Dua të jem beqare… por me ty

Isabelle Tessier* March 31, 2016 16:31

Dua të jem beqare… por me ty

Dua që të dalësh me miqtë për të pirë një birrë. Dua që pas një nate dehjeje të më kërkosh, sepse dëshiron të më shtrëngosh fort në krahët e tu dhe të përkëdhelemi përkrah njeri-tjetrit. Dua që sapo të zgjohesh të më tregosh gjithçka që të kalon nëpër mend, por që të ndjehesh i lirë të bësh plane të ndryshme, pa mua, për gjatë gjithë ditës. Unë do bëj të njëjtën gjë.

Dua që të më tregosh për mbrëmjet e tua me miqtë. Të më tregosh për atë vajzën që nuk t’i ndante sytë. Dua që të më shkruash kur je i dehur për të më thënë gjëra pa kuptim, vetëm për t’u siguruar që edhe unë po të mendoj.

Dua të qeshim ndërkohë që bëjmë dashuri, ndoshta sepse ndjehemi të ngathët ndërsa eksperimentojnë mes çarçafëve. Dua që, ndërkohë që jemi me miqtë tanë, të me kapësh për dore dhe të më ftosh në dhomën tjetër sepse nuk reziston dot më, do të bësh dashuri pikërisht aty, në atë moment…e ndësa përpiqemi të mos bëjmë zë, që të mos na dëgjojnë.

Dua të ha me ty, dua të ndjehem e lirë të të flas për veten dhe ti të bësh të njëjtën gjë. Dua të imagjinoj apartamentin e ëndrrave tona, edhe pse e di se ndoshta nuk do të jetojmë kurrë bashkë. Dua që të më tregosh për planet e tua, edhe pse janë ende në ajër. Dua të më befasosh, të më thuash “merr pasaportën, nisemi”.

Dua të kem frikë bashkë me ty. Dua të bëj gjëra që nuk do t’i bëja me asnjë tjetër, vetëm sepse me ty ndjehem e sigurt. Dua të vij në shtëpi e dehur pas një mbrëmjeje me miqtë dhe dua që ti të më puthësh dhe të më shtrëngosh fort.

Dua që ti të kesh jetën tënde, që të vendosësh papritur për t’u nisur për një udhëtim. Që të më lësh këtu, vetëm dhe të mërzitur, duke pritur që të shfaqet një “ç’kemi” në Facebook. Nuk dua të marrë pjesë gjithmonë në mbrëmjet e tua jashtë dhe nuk dua që unë të të ftoj gjithmonë në festat e mia. Kështu mund të tregojmë si ia kaluam ditën tjetër, nga afër.

Dua diçka që të jetë e thjeshtë,  por jo shumë. Diçka që më sjell ne mend mijëra pyetje, por që e kuptoj përgjigjen sapo jam me ty. Dua të mendosh që jam e bukur, që ti je krenar të thuash që jemi bashkë. Dua të dëgjoj të thuash që më do, ashtu siç do bëj dhe unë me ty. Dua që të më lësh të eci një hap para teje, në mënyrë që të shijosh pamjen e të pasmeve të mia.

Dua të bëj plane, edhe pse nuk e dimë nëse do t’i realizojmë apo jo. Dua të jem mikja jote, njeriu me të cilën të pëlqen të dalësh dhe argëtohesh. Dua që të mos humbasësh dëshirën për të flirtuar me femrat të tjera, por që të kthehesh gjithnjë tek unë në fund të mbrëmjes. Dua që të jem ajo me të cilën adhuron të bësh dashuri dhe menjëherë më pas të të zërë gjumi. Ajo që nuk të bezdis ndërsa punon dhe që adhuron të të shohë kur humbet në muzikën që pëlqen. Dua të kem një jetë prej beqareje, por me ty. Kështu jeta jonë në çift mund të jetë njësoj me atë që kemi sot, si beqar, por të jetuar bashkë.

Një ditë do të të gjej…

 

*Blogere

 

 

Isabelle Tessier* March 31, 2016 16:31
Komento

1 Koment

  1. Hajdari April 1, 05:34

    Po te kesh nje bisht dhe te mos te te quajne “njeri” po “majmun”, a do???!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim