Dua të vij tek ty…

July 29, 2018 12:17

Dua të vij tek ty…

Dua të vij tek ty e dashur. Të vij…

Dhe të mos kthehem më kurrë te Vetja

 

Nuk dua rrugë drejt teje

Rrugët kanë kthesa dhe kujtime

Kujtime që rronin në terr

dhe tani vdesin në dritë

 

Dua të jem puhizë

I parrugë, i papeshë, i padukshëm

Të hyj tek ty në paqen e natës më të paqtë

Të zhvishem pranë teje i heshtur

Të të puth gjurmën e hënës mbi trup

 

Oh, dua të të puth gjatë…

Të të puth aq herë

Sa t’i ndjesh buzët e mia në lëkurë

Edhe kur nuk jam…

 

****

Nga një poet anonim

 

July 29, 2018 12:17
Komento

6 Komente

  1. Arlinda July 30, 08:51

    Nje poezi e Bukowskit thotë:

    „Nese nuk bertet ai ze nga mbrenda
    leje krejt
    Nese nuk te çmend, nese nuk e leshon te del jasht
    leje krejt
    Nese nuk te djeg ai diell ne gjoks
    leje krejt
    …“

    Reply to this comment
  2. pasion ne flak... July 30, 10:24

    Sonte ler jovet perden hapur ,
    si nji hajn n’erresir mes saj te depertoj,
    ajo deshir e marr me ka kapur ,
    ne fshehtesi endrat e tua te pergjoj …

    te hyj ne ato deshira e me to te vallzoj,
    te peshperis veshit me te emblat fjal ,
    te fshehtat q’ajo neteve te gjata do te degjoj,

    e buzet qe djegin t’i shuaj mbi ate mall…

    nen padurimin q’zvarritet ndezur flak
    mbi cdo gjurm ndjenje shtrir qe hena ndricoj,
    te reshqas nen frymarjen si nji Tiger q’me mbahet jopak,
    mes atij prushi qe heshtur djeg qejfin tend te zgjoj …

    Reply to this comment
    • pasion ne flake ...(korrekture) July 30, 10:42

      “Sonte ler jovetem perden hapur” 😉

      Reply to this comment
      • pasion ne flake... July 30, 20:08

        Kur i shkruan direkt ktu poezite ,
        e s’ke asnji Option korrigjimi duhet
        qe patjeter ta shkruash perseri ne form te korrigjuar ,per ti dhene formen e deshiruar .Nganjiher per nji poezi te nevojitet me shume se 5min.

        Sonte´´ ler jovetEm Perden hapur ,
        si nji Hajn n’erresir do vij ..mes saj te depertoj,
        ajo deshir e marr me ka kapur ,
        ne fshehtesi endrat e tua te pergjoj …

        te hyj ne ato deshira e me to te vallzoj,
        te peshperis veshit me te emblat fjal ,
        te fshehtat q’ajo neteve do te degjoj,
        e buzet qe djegin t’i shuaj mbi ate mall…

        nen padurimin q’zvarritet ndezur flak
        mbi cdo gjurm ndjenje shtrir qe hena ndricoj,
        te reshqas si nji Tiger nen frymarrjen q’m’undon jopak,
        mes atij Prushi qe heshtur Djeg ..Qejfin tend te zgjoj …

        Reply to this comment
  3. Genti July 31, 15:39

    Poeti anonim bukur e ka thurur por, duhej ta dergonte tek redaktori para se ta publikonte. Dhe nese nuk e dinte kete duhej ta bente Gazeta Dita.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*