Duam të jetojmë si në kapitalizëm dhe të trajtohemi si ne komunizëm!

December 18, 2019 19:39

Duam të jetojmë si në kapitalizëm dhe të trajtohemi si ne komunizëm!

Duhej të binte tërmeti,
me mijëra shtëpi të gremiste,
për të parë sa thellë është rrënjosur,
tek ne mendësia komuniste!

Më të shumtit këtu s’e kuptojnë,
rendin ku jetojmë-në të vërtetë,
s’e dinë se pushtetin e kanë përmbysur,
fiks në vitin Njëmijë e Nëntëqind e Nëntëdhjetë!

Ty që të ra fatkeqësia,
fare më kot shtetin e mallkon,
se si tani realisht po bën,
shumë më tepër nga sa i takon!

Ka ikur me kohë ajo kohë,
kur për çdo gjë përgjigjej shteti,
kur fatkeqësive u dilte zot,
që nga përmbytjet e gjer tek tërmeti!

Po njerzit ende nuk janë përgatitur,
të punojnë të pamvarur nga shteti,
ndaj dhe kësaj radhe do goditet,
brinjë më brinjë buxheti!

Tërmeti vërtet ra në Durrës e Tiranë,
po ka troshitur mbarë Shqipërinë,
dhe ky shpenzim i pa parashikuar,
do ta bëjë gropë gjithë ekonominë!

Më të drejtë Rama tha- se kjo është hera e fundit,
që shteti përmballon gjithë koston e rindërtimit,
por me të ardhurat që kanë Shqiptarët,
s’i paguajnë dot kompanitë e sigurimit!

Ndaj duhen ngritur rroga e pensione
se ngjarje të tilla do të ndodhin prore
por është stopuar fondi i akumulimit,
Nga korrupsioni dhe katastrofat natyrore!

Ne po jetojmë një sistem hibrid,
Edhe pse emrin ka, “Kapitalizëm”,
por ne çdo gjë e duam nga shteti,
Njëlloj si dikur-në Komunizëm!

Njerëzit të mos mallkojnë kaq shumë,
dhe pse halli i madh i ka gjetur,
por po të ishin në Afrikë a Indi,
as plasmas nuk do kishin për të fjetur.

Shteti tek ne po bën maksimalen,
Askush një shëmbull të tillë s’do të gjejë,
Tani ka mbetur të dalë Rama me lugë në dorë,
dhe njërëzit një nga një ti ushqejë!

Arben Duka

December 18, 2019 19:39
Komento

6 Komente

  1. MH December 18, 20:35

    Njerëzit të mos mallkojnë kaq shumë,
    dhe pse halli i madh i ka gjetur,
    por po të ishin në Afrikë a Indi,
    as plasmas nuk do kishin për të fjetur.

    shkelqyshme.

    Duam të jetojmë si në kapitalizëm dhe të trajtohemi si ne komunizëm!
    Ai dreq trajtimit ishte thelbi i humanizmit te ati sistemit.

    Reply to this comment
  2. intelektuali December 18, 21:23

    KAPTER BEJTEXHIU, SERVILI I KRIMIT SHTETEROR
    FANATIK ENVERIST, VEMJE E KOMITETIT QENDROR
    “MEGA TERMETI” YT ISHTE PREJ PUSHTETIT ENVERIST
    QE VRAU 51 NJEREZ NGA INJORANCA E SHTETIT MONIST
    NE FILIPINET KAPITALISTE 6, 9 BALLE NUK VRANE ASNJE NJERI
    NE SHQYPNINE ENVERISTE 6,4 BALLE LANE GJEME, TRAGJEDI
    28 FAKIRE MJERANE EDVIN KAQOLI VRAU VETE NE THUMANE
    KUR I KTHEU NE SHTEPI SIKUR TE KISH DEGJUAR SATANANE
    EDI RAMA NUK ESHTE ZGJEDHUR TE MBAJE LUGEN NE DORE
    POR TE GARANTOJE JETEN E NJEREZVE ME SHTETIN LIGJOR

    Reply to this comment
  3. h December 18, 22:46

    Ka 30 vjet që shqiptarët e sabotojnë shtetin.
    Tani që ju ra bytha në ujë,kerkojnë shtet.
    Duhet me vak,o tarallak.

    Reply to this comment
  4. N.VJOSA December 19, 10:40

    I nderuari Poeti Arben Duka,
    Ke kapur nje teme qe e sundon sot per sot mendimin medioker te shume shqiptareve.
    Eshte e natyrshme se ne kemi jetuar nje kohe te gjate ne nje sistem tjeter dhe mentaliteti i atij sistemi, do kohen e vet qe te ndryshoje!
    Une qe kam gati gjysmen e jetes qe jetoj e punoj ne nje vend te zhvilluar demokratik e kuptoj qart ndryshimin misis dy sistemeve.
    Ne Shqiperi nuk kisha punuar kurre as ne kopshtin e mrekullueshem qe kujdesej dhe e mbante aq bukur e ndjera Nena ime… Ne Shqiperi kisha punuar vetem pune te mirfillte intelektuale, qe nga Gazeta e deri pedagog , duke dhene leksione e organizuar Seminare…
    Por ja nje dite u gjenda ne Perendim dhe mu desh ta merrja jeten ashtu sic te vjen….Ndaj mu desh te mesoja disa profesione qe te mbijetoja.
    Mjerisht ne Shqiperi i mbajne syte shume njerez nga shteti… Ata qe u kane besuar kraheve dhe mendjes se tyre kane bere cudira!
    Ekonomia e tregut te krijon kushte lirie te plot te punosh ne ate front ku ti e ndjen se mund te sigurosh mireqenien dhe perspektiven tende. Kush e mendon emigracionin fushe me lule, gabon rende.
    Ndjek me kenaqesi shume shembuj ne Shqiperi se si kane krijuar me duart e tyre lumturine dhe sigurine. Para ca muajsh isha ne Shqiperi dhe gjate kthimit, ne Lezhe nje i afermi im me tha te vizitoja ne vendlindjen e Poetit Gjergj Fishta nje biznes agroturistik te krijuar me aq shije, pasterti dhe eficence nga dy vellezer te lindur ne Fishte
    Aq te sukseshem, sa rralle ua gjen shembullin edhe ne Italine e Veriut dhe Austri.
    Themelet e suksesit te tyre eshte talenti i dy vellezerve dhe shfrytezimi i tokes bujare dhe te begate shqiptare, i klimes dhe resurseve te saj.
    “MRIZI I ZANAVE” … quhet lokali dhe biznesi. Kush te deshiroj mund ta kerkoj ne You Tube dhe ka shume Vidio te mrekullueshme qe e tregojne me mire se fjalet e mija.
    Nuk te kam harruar miku im i mire, (edhe pse nuk me ka pelqyer kthesa e papritur e DITA-s.)

    Reply to this comment
    • Kolegu online i Arbenit December 19, 11:16

      Shiko kthesën e papritur të Edi Ramës se Dita nuk ka krhyer asgjë.
      Është aty ku ka qenë që ditën e parë që u krijua.
      Ndoshta do të thuash që pse nuk u kthye bashkë me Ramën.
      Epo nuk jemi nga ai soj me sa duket, duhet të kërkosh diku tjetër, te naivët dhe sharlatanët që duartrokasin dhe parallinjtë e oborrit të Salës që tani janë rehatuar në oxhaqet e Edit

      Reply to this comment
  5. astrit gora December 19, 15:58

    he pilo plilo do komunizmi se ata ta bene bythen corape

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim