Duam të paguajmë energjinë, s’na sjellin faturat

February 13, 2015 22:49

Duam të paguajmë energjinë, s’na sjellin faturat

Letër e nënshkruar

Ymer Lumshi

 

Keq të mos e paguajmë energjinë elektrike të harxhuar, e më keq akoma ta paguajmë, se kopja elektronike e faturës tatimore nuk na vjen asnjëherë në adresën e apartamentit ku banojmë nga OSSHE-ja.

Shkojmë atje dhe i themi: “Pse nuk na vjen fatura tatimore?” Të përgjigjen, “shkoni në postë, se atje i çojmë.” Ç’është kjo burokraci, pse kjo sorollatje e klientit të cilët e kanë detyrim të paguajnë energjinë elektrike të harxhuar në apartamentin e tyre për nevoja familjare? Në ambientet ku paguhet energjia, gjithandej janë vënë parulla, sa për sy e faqe: “kujdes me klientin”, dhe burokracia vazhdon punën e saj.

Personalisht jam ankuar disa herë për këtë neglizhencë, për këto sorollatje. Janë mbajtur dhe proces-verbale nga specialistët dhe gjendja nuk ka ndryshuar. Kur shkojmë tek zyra ku paguhet energjia, sportelistet na përcjellin: “Shkoni tek specialistët, se neve na i kanë ndaluar nxjerrjen e faturave.” Vemi te specialistët, do të presim me orë të tëra sa të vijë radha dhe atje të kërkojnë kartën e identitetit dhe librezën e energjisë. Mbasi mbushet proces-verbali i radhës në 2 kopje dhe specialisti na këshillon të shkojmë, se do të na vijë fatura, në fakt nuk vjen.

Problem tjetër për ne është që faturisti i shënon kilovatët afrofe. P.sh., unë për dy muaj radhazi (dhjetor 2014-janar 2015), kam patur të shënuar për secilin muaj 400 kv. Kjo nuk është vetëm për mua, fjala është për ambientet e përbashkëta, por edhe për të tjerë qytetarë të zonës “Tirana e Re”, komuna Kashar, Mëzes Fushë. Kam shpresë që këto probleme do të marrin rrugën e zgjidhjes.

February 13, 2015 22:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*