Dubai, bli një apartament, fiton një Audi luksoz

Redaksia Online January 2, 2013 15:09

Dubai, bli një apartament, fiton një Audi luksoz

Bli një apartament në Dubai dhe merr dhuratë një makinë. Kjo është oferta më e fundit nga shoqëria “Damak Immobiliare” për apartamentet luksoze në zonën e Dubai Marine dhe Burj Kalifa, ndërtesa më e lartë në botë.

Oferta është pjesë e promocionit të kompanisë imobiliare, e cila reklamon në faqen zyrtare të televizionit Al Arabiya.

Sipas ofertës, kush blen një apartament me 3 dhoma gjumi merr falas një Audi R8, kush blen apartament me dy dhoma gjumi merr një A6 dhe për ata që zgjedhin një apartament të vogël me 1 dhomë gjumi ofrohet një Audi A4.

Reklama nuk thotë asgjë për çmimet, por duke u nisur nga zona luksoze ku ndodhen apartamentet që janë në shitje, mund të merret me mend që ato janë marramendëse.

Redaksia Online January 2, 2013 15:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*