Dubai heq nga qarkullimi makinat me naftë

December 24, 2017 21:34

Dubai heq nga qarkullimi makinat me naftë

Dubai është një nga vendet më të bukur në botë i ndërtuar falë fitimeve të siguruara nga nafta.

Dhe pse është një nga vendet më naftëmbajtës në botë, autoritetet e tij kanë vendosur të heqin nga qarkullimi të gjitha mjetet që punojnë me naftë.

Autoriteti i Elektricitetit dhe Ujit në këtë qytet synon që të ketë 32 mijë makina elektrike deri në vitin 2020.

Për këtë arsye, ka hartuar një strategji për të nxitur kalimin në motorë elektrikë që funksionojnë me bateri.

Për të mbështetur këtë politikë, do të përjashtohen nga tarifat e autostradave apo taksave të regjistrimit të gjitha këto mjete.

Vendet e lindjes së Mesme, të cilët janë prodhues të naftës, po kalojnë drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, si mënyra më e mirë për të reduktuar përdorimin e brendshëm të naftës dhe për të ruajtur më shumë për eksporte.

December 24, 2017 21:34
Komento

1 Koment

  1. A December 25, 02:40

    Shtetet naftembajtese ne bote kane fitime kolosale nga shitja e naftes.
    Ne Shqiperi, megjithese eshte vend naftembajtes, nxjerrja e naftes dhe shitja e saj del me humbje. Por kompanite megjithese dalin me humbje, ku nuk paguhet pagat e punetoreve me muaj, nuk falimentojne.
    Kjo ndodhe pasi kane per krahjen qeveritareve shqiptar, duke filluar nga SALI BERISHA dhe duke mbaruar tek EDI RAMA. Njeri me pis dhe maskara se tjetri. Kjo eshte mafia politike prej 27 vjetesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*