Duhani “vret” doganat! Cani: Ka kontrabandë…

January 27, 2016 10:38

Duhani “vret” doganat! Cani: Ka kontrabandë…

Shefi i Financave Shkëlqim Cani shprehur i pakënaqur nga puna në dogana dhe pranon se atje zhvillohet kontrabandë.

Një raport i fundit i Crow Agent’s por edhe të tjerë paraardhës kanë zbuluar abuzimet e shumta në këtë sektor, çka i kanë sjellë milionë euro mangët buxhetit të shtetit.

“Ju thoni dhe unë e pranoj që kryesisht mosrealizimi i të ardhurave janë nga doganat dhe jo nga tatimet dhe tani ju më thoni që a je i kënaqur. Si mund të jem i kënaqur? Përgjigja është nuk jam i kënaqur nga puna e doganave, përderisa ato nuk kanë realizuar objektivin”, thekson ministri.

Mallrat e akcizës që kanë sjellë gropën më të madhe në të ardhurat janë cigaret. Nëse çmimi i naftës në botë ka pësuar rënie drastike, çmimi i cigare nuk ka pasur ndryshim çka mund të përkthehej më pak të ardhura. Ministri ka dyshimet e tij në këtë drejtim.

“Si është e mundur të bjerë në mënyrë kaq drastike sasia e cigareve të importuara? Nuk mund ta pranoj që importet e cigareve kanë arritur në këtë nivel. Pse? Mund të merrni faktorë që ka ranë pirja e duhanit dhe ka një të vërtetë. Por, nëse kjo rënie është nga 2-5 % pjesa që ka rënë më shumë duhet kërkuar në faktor të tjerë. Është e vërtetë, po aq e vërtetë sa importet janë zëvendësuar me prodhim vendas”, thotë ministri.

Pyetjes nga Ora News nëse ka rritje të kontrabandës, Cani i përgjigjet: “Ka kontrabandë,ka evazion dhe ky është shqetësimi im. Ky shqetësim është për sa kohë institucioni i doganave nuk më jep një analizë të plotë bindëse që i ka shterur të gjithë mundësitë e kontrabandës”.

Kreu i Financave bën me dije se kompania britanike Crown Agents nuk do të vazhdojë më veprimtarinë në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Kjo nuk do të vazhdojë më vitin tjetër. Nuk po ndahemi si armiq. Ne nuk i kemi mundësitë me si qeveri. E kemi riorientuar punën tonë tek platforma, tek sistemi dhe do i harxhojmë paratë dhe mundësitë tek kjo pjesë”, tha ai.

Ministri mohon zërat nëse do të ketë një kompani gjeorgjiane në sektorin e doganave e drejtuar nga ish-kryeministri atje, i akuzuar për korrupsion. /Dita/

January 27, 2016 10:38
Komento

7 Komente

  1. Nje shqiptar January 27, 10:45

    Kontrabande ne dogana, thote mInistri per punonjesit e vete, kontrabande ne Dogana pohojne specialistet e huaj Crow Agent’s, po Prokuroria e Shtetit çfare thote? Po institucionet e tjera te Shtetit shqiptar çfare thone? Ka shtet apo jo ky vend?

    Reply to this comment
  2. info analitike January 27, 12:05

    Te kete valle lidhje shoqka Vilma Nushi me kete firon e duhanit ne dogana??? Po firon shendetesia, po firojne doganat, tatimet, bashkia vetem Rama sheh suksese kudo.

    Reply to this comment
  3. Xha Temja January 27, 20:02

    Po ky palo Minister vetem pohon dhe konstaton???
    Turp per socialistet qe mbajne vemje te tilla ne MoF. Socialistet kane plot vlera per te drejtuar financat publike. Malaj do te ishte ideal per ate post por Rilindasi I gjate duhet te shohe pertej hundes dhe te afroje profesioniste dhe jo bythelepires.

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi January 27, 21:08

      Jam ne nje mendje me xha Temen per Malajn. Por Malajn nuk e do kryetari djathtist i Partise majtiste. Do vetem vehten e vet qerratai. Se mos e kane te duhani te keqen keta ? Keta e kane te keqen se nuk meren me zhvillimin e energjive prodhuese te shqiptareve por me bunkarte e me gjetheshtepi , me nxitjen e energjive feminore te ministrave te “Vrimes” se kumbaroreve e me zbulimin e xhelateve komuniste te mime manikyroreve ? Kontrabande do kete mor Can kur une duhanxhiu synoj te gjej duhan me cmim te lire dhe jo me cmimin tend ne kupe te qiellit ? Ore Can,- pse nuk nxit prodhimin tradicional vendas ti per duhanin por duhet te pime duhan te shurrosur nga te gjitha anet e globit ? Ja kesaj pyetjeje nuk i pergjigjesh dot ti snobekonomist globalist pordhalist akcizist ?

      Reply to this comment
      • Zbuluesi January 27, 21:15

        Cja ke bere mire z.Pellumb. Do te punesoheshin nja 100 mije veta po te zhvillohej kultura e duhanit ne arat e shkodraneve , gjirokastriteve e belshakeve. Por aha skane mend keta…

        Reply to this comment
  4. Marlboro January 27, 20:49

    jam shume dakord me parafolesin ” Info analitike ” ne lidhje me problemin e pjesemarrjes ne permasa gjigande te mbretereshes se kontrabandes se cigareve, Shoqes Vilma Nushi. E verteta eshte se personazhi qe sapo Zoti apo zonja ” info analitike ” njihet ne gjithe Ballkanin ( sidomos ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Serbi dhe Shqiperi ), si kontrabandistja me e madhe per problemin e cigareve, deri atje sa e ka bere te plasi nga xhelozia dhe kryekontrabandistin e Ballkanit, Kryeministrin e Malit te Zi, Z. Gjukanovic. Nese ka ndonjeri nevoje per replike mund te paraqes edhe dokumenta origjinale per kete problemin e kontrabandes se cigareve te organizuara dhe te menaxhuara nga kjo pinjolle e bllokut komunist. Nese keni humbur memorien duhet te mbani vetem mend qe deri para disa vitesh ka vluar trafiku ballkanik nga automjetet me siglen ” Marlboro ” dhe te lyera me boje te bardhe dhe kuq. Nese nuk ju vjen keq si PD – se dhe PS – se, kjo mbreteresha e sotme e koncesioneve ka punuar me te njejtin ritem ne te gjitha pushtet, bile dhe kohen e komunizmes ( ka punuar ne dikasterin e Tregetine e Jashtme qe ka qene me ndertese fare ngjitur me ” shtepise me gjethe ” qe e riorganizoi dhe e inaguroi Shoku Edi Rama ). Me vjen keq per te ndjerin Shoku Gogo Nushi qe nuk arriti te shohe me syckat e tij sukseset e nuses se djalit te tij, si ne komunizem ashtu edhe ne demokraci.

    Reply to this comment
    • kukuvajkat January 28, 10:31

      Pini duhan me te dredhur se cigaret i do ministri per te vjedhur. Pini duhan me gjethe rrushi se te cigaret ka akcizen karabushi . Pini gjethet e shtepise me gjethe se jane me mire se duhani i sjelle nga qenefe . Pini duhan me shurre e me gjize se per cigaret kerkon Cani dhe bodja akcize …Kengen e kukuvajkave kendoni dhe Cani taksidarin mos e degjoni . Tutjeta Mono .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*