“Duhen 3 miliardë lekë për shpërblimin e pensionistëve, do shohim kursimet”

November 18, 2019 17:41

“Duhen 3 miliardë lekë për shpërblimin e pensionistëve, do shohim kursimet”

Prej vitesh, pensionistët në fundvit marrin një shpërblim prej 3-5 mijë lekësh e nisur kjo që nga koha e qeverisjes Berisha dhe e vijuar edhe gjatë mazhorancës aktuale.

Por situata jo dhe aq optimiste me të ardhurat pavarësisht aksionit antiinformalitet ka bërë që qeveria të jetë e kujdesshme tek pjesa e shpenzimeve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka konfirmuar se aktualisht nuk ka një fond të gatshëm për shpërblimin e pensionisteve dhe se zbatimi i tij do të kërkojë të paktën 3 miliardë lekë.

Gjithsesi ajo nënvizoi se pasi të bëhet një analizë e zbatimit të projekteve do të shihet edhe mundësia për të rialokuar fondet.

“Ky element nuk ka qenë asnjëherë parashikuar në janar, shkurt apo mars dhe gjithmonë është parë në Dhjetor pasi është bërë një analizë se çfarë kursimesh janë fituar. Jemi akoma në nëntor kështu që më lejoni të bëjmë një analizë të përfundojmë buxheti.

Jemi duke parë të gjitha kursimet dhe avancimet e mundshme dhe në përfundim të saj do të themi brenda javës së parë të dhjetorit nëse do mundemi apo jo. Bëhet fjalë për 3 miliardë lekë sipas kalkulimeve tona, kështu që ne duhet të gjejmë nga kursimet një shumë të tillë.

Kështu që më lini pak kohë. Ky është procesi i analizës së të gjithë projekteve të cilat nuk do të finalizohen deri në fund dhe në përfundim të saj vendoset sesi rialokohen këto fonde”, tha Denaj.

Ministrja Denaj bëri këto komente për mediat pas raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku mbrojti projektbuxhetin e vitit 2020.

j.l./ dita

November 18, 2019 17:41
Komento

3 Komente

  1. Glaukias November 18, 22:15

    Kur kanë për t’i dhënë popullit, lekët që vet populli i ka paguar, qeveritarët flasin me lekun “e vjetër” : 3 Miliard lekë, ndërsa kur i japin privatit lekët e popullit, qeveritarët flasin me lekun “e ri” : 2 Milion lekë/ kilometri i rrugës ! Për pensionistët që punuan për këtë vend, ministrja duhet të mendohet nëse do i jap 24 Milion Euro nga lekët e pensionistëve, për privatin nuk mendohet fare po i jep 40 Milion Euro tender për 2 km rrugë një 24 vjeçari ! Edhe e quajnë veten “qeveri socialiste” !

    Reply to this comment
  2. Arben November 19, 13:36

    Mesim I mire per ata qe paguajne sot sigurimet shoqerore.

    Te gjatin keni per te marre, njesoj si keta ne foto.

    Reply to this comment
  3. A November 19, 20:28

    Shume i sakte komentuesi GLAUKIAS, kur qenefria e EDI RAMES i jep lek pensionistave dhe popullit ne pergjithesi ja jep me LEK te VJETRA qe te duken shume TREMIJEMILIARD Lek te Vjetra.
    Kurse KONCESIONAREVE dhe PPP-ve i jep TREQINDMILION Lek te Reja.
    Legeni EDI RAMA e kujton se ja hedh popullit sepse eshte piçke dhije. Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim