“Duhet një lloj dhuntie qiellore për ta bërë një amerikan të lëshojë një “oh!”. Fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in me teknikën e tij në vitet ’40
Nga Arkiva
“Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me suksesin e Gjon Milit në Hollyëood, fotografit shqiptaro-amerikan me famë botërore, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
“Të çudisësh Hollywood-in nuk është një performancë disi banale. Në vendin e superlativës, nuk është e lehtë të emocionosh ose të befasosh dhe duhet një lloj dhuratë qiellore për ta bërë një amerikan të lëshojë një “oh!” që shpreh habi
Deanna Durbin e cila sapo është martuar për herë të dytë, gjithashtu ka ndryshuar partner në kinema, Edmond O’brien i jep asaj një puthje në “To night and for ever”
Duke përdorur një proces që na duket relativisht i thjeshtë, Gjon Mili arriti në këtë rezultat. Duke publikuar në një revistë amerikane fotot që ne riprodhojmë këtu, ai provokoi në qarqet kinematografike të Hollyëood-it reagime shumë të gjalla kurioziteti.
Si u realizuan këto foto? Gjon Mili, i cili në të njëjtën kohë është inxhinier dhe fotograf, thjesht përdori “flashin – blicin”, që është një shpërthim drite i çastit, me një shpejtësi jashtëzakonisht të shpejtë. Një sistem i shpikjes së tij shkakton hapjen e qepenës së aparatit të tij sa herë që shfaqet një dritë, gjë që i lejon atij të ndajë në një sasi të madhe lëvizjesh një gjest që mezi zgjat një sekondë.
Nëntë lëvizje në ajër të “kërcimit të maces” të kryera për Gjon Milin nga balerina Alexis Smith, nëntë imazhe në një pllakë fotografike
Gjon Mili duket se ka një predispozitë për puthjet. Kjo është dhënë nga Humphrey Bocaert për Julie Bishop-in në filmin e tyre të ri : “Action in the north Atlantic”.
Për ta bërë demonstrimin e procesit të tij më spektakolar, Gjon Mili u kërkoi yjeve më të mëdhenj të Hollyëood-it që të pozonin për të dhe zbërthimi i çuditshëm i lëvizjeve që ata bënë para aparatit të tij na lejon të ndjekim në një mënyrë më të vëmendshme sesa në kinema larminë e shprehjeve që një fytyrë mund të marrë në një kohë e cila matet në të dhjetat e sekondës.
Ky proces mund të kryejë shërbime të mëdha për kërcimtarët që të studiojnë lëvizjet, dhe për krijuesit e filmave vizatimorë”.

Deanna Durbin e cila sapo është martuar për herë të dytë, gjithashtu ka ndryshuar partner në kinema, Edmond O’brien i jep asaj një puthje në “To night and for ever”

Nëntë lëvizje në ajër të “kërcimit të maces” të kryera për Gjon Milin nga balerina Alexis Smith, nëntë imazhe në një pllakë fotografike

Gjon Mili duket se ka një predispozitë për puthjet. Kjo është dhënë nga Humphrey Bocaert për Julie Bishop-in në filmin e tyre të ri : “Action in the north Atlantic”.
paska qene “To night and for ever”
Paska qene fotograf i jashtezakoneshem —
Si e ka realiazuar aq bukur me aparat fotografik ,ate hap pas hapi ?
Paska qene me te vertete me i miri ne kete zanat
Per Xhon Millin fliste dikur zeri i Amerikes, Elez Biberaj, apo Andi Tirana. Fotograf me nam! Edhe per nje regjizor modest me mbiemer Dragoti, (emri s’me kujtohet).
Stan, o Stan
Po me te famshem nga John Belushi nuk ka akoma
E ke fialen per Stan Dragotin.
Gjon Mili eshte i famshmen per ndihmen ne shpikjen dhe perdorimin e strobe light dhe ka qene per shume vite fotografi kryesor i revistes LIFE. Duket se rinia e sotme po tregoninteres per dicka qe brezi i meparshem i kaditur dhe njohur natyrshem.