“Duhet të jetë faji i ujit…” në spitalin ku 16 infermiere mbetën shtatzënë njëkohësisht

August 19, 2018 09:35

“Duhet të jetë faji i ujit…” në spitalin ku 16 infermiere mbetën shtatzënë njëkohësisht

Rastësi e çuditshme, por 16 infermiere në spitalin e Arizonas në SHBA janë njëkohësisht shtatzënë. Disa prej tyre iu nënshtruan trajtimeve të fertilitetit, ndërsa të tjera mbetën në rrugë natyrale.

Të gjithë menduan se punonjëset kishin arritur në një pakt bashkarisht për këtë, por në fakt është një përkim i këndshëm pjellor.

Tashmë infermieret drekojnë së bashku në mënyrë që të plotësojnë sa më mirë nepsin e tyre që vjen nga kjo pritje e ëmbël.

Ato gjithashtu i sugjeruan mensës së spitalit që të shtonin në meny dhe disa prej ushqimeve që ua kishte ënda gjatë kësaj periudhe. Infermieret u shprehën se edhe pacientët kanë shfaqur habinë e tyre duke vënë re “epideminë” e shtatzënisë në spital.

“16 infermieret janë nga tre njësi të ndryshme të kujdesit kritik. Është një rastësi e çuditshme, ndoshta duhet të jetë faji i ujit”, tha duke qeshur Heather Francis, drejtor i infermierisë në Desert Banner.

Autoritetet e spitalit thonë se po përgatiten për mungesën e krahut të punës nga infermieret pasi në periudha të afërta kohore ato do të jenë të gjitha në leje lindjeje. Ato mund të largohen nga puna për 12 javë për t’i kushtuar kohë vetes dhe bebes së tyre. Spitali, gjithashtu u bëri dhuratë këtyre nënave të reja një trupore bebesh me mbishkrimin: “Qetësohu, mamaja ime është infermiere!

o.j/dita

August 19, 2018 09:35
Komento

1 Koment

  1. Briri August 19, 17:26

    Mos ja u ka ngjitur virusin ndonje pacient mbarses!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*