Duhet të vdesësh. Është matematike!

November 11, 2017 10:40

Duhet të vdesësh. Është matematike!

Një mister i jetës, i zgjidhur prej dy biologëve. Ekuacionet na thonë se për organizmat shumëqelizore si ne njerëzit, fati është i vendosur

Plakja duket të jetë një fakt i pashmangshëm i jetës, të paktën tonës, dhe megjithatë kjo katastrofë globale e qelizave tona, nuk e ka penguar gjithë njerëzimin të ndjekë ëndrrën e pavdekësisë. Ja pra, kjo është arsyeja e ekzistencës së miteve të burimit të rinisë së përjetshme apo eliksirit të jetëgjatësisë, por mbi të gjitha, kjo është arsyeja për fitimet strategjike të kompanive që shesin “kremëra rigjeneruese”, apo ato që premtojnë të mbajnë të vdekurit ose pjesë të tyre në temperatura shumë të ulëta, në pritje që shkenca të gjejë një ilaç për shkaqet e vdekjes së tyre.

Ujëra mrekullish, kremëra, i ftohtë ekstrem … Deri më tani, gjithçka ka qenë e kotë. Ndërsa sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, tani një demonstrim matematikor shpjegon pse kjo është thjesht e pamundur.

EVOLUCIONI KA THENE TASHME: JO

Biologët evolucionistë kanë filluar të shuajnë shpresën e jetës së përhershme (në këtë tokë, të paktën) me dy parime themelore shkencore: hijen e përzgjedhjes dhe ndryshimet në veprimin e gjeneve, në rini dhe në pleqëri. Premisa e të gjitha diskutimeve është çuditërisht e thjeshtë:

Qëllimi përfundimtar i evolucionit është që të përzgjedhë individë të cilët janë riprodhuar më mirë se të tjerët, dmth ata që lënë më shumë pasardhës

Hija e përzgjedhjes identifikon fazën në të cilën, seleksionimi natyror nuk vepron më mbi mutacionet që ndodhin në moshë të vjetër, kur individët janë riprodhuar. Edhe pse mutacionet e natyrshme të ADN-së janë negative, në fakt, ato nuk ndikojnë tek pasardhësit e individit, i cili ka lindur tashmë: prandaj, nuk janë më “objekt i interesit” i seleksionimit natyror dhe nuk bllokohen.

Veprimet e ndryshme të gjeneve në faza të ndryshme të jetës janë një fenomen i quajtur pleiotropia antagoniste: ajo që ndodh është që, në qoftë se disa prej gjeneve kanë një efekt pozitiv në rinin (dhe kështu rrisin suksesin riprodhues) seleksionimi natyror ka tendencë që t’i ruajë ato.

Dhe nëse po këto gjene kanë një veprim negativ në pleqëri … keq për të moshuarit, të cilët e gjejnë veten me pjesë ADN-je nga veprimi i kundërt.

Matematika e vdekjes

Këto ishin premisat, plus një demonstrim matematikor i elaboruar nga dy studiues në departamentin e ekologjisë të Universitetit të Arizonës, si dhe departamentin e biologjisë evolucionare. Studiuesit vërejnë se në organizmat shumëqelizorë, qelizat duhet të bashkëpunojnë për të mbajtur gjallë tërë trupin: duke vepruar kështu, disa qeliza mund të eliminohen se nuk riprodhohen më shumë, nuk arrijnë që të riparojnë ndonjë dëm dhe për këtë arsye nuk janë më funksionale.

Në mesin e atyre që janë riprodhuar ka disa që, në bazë të mutacioneve që gjithmonë ndodhin kur qelizat ndahen, nuk janë “pjesë” e këtij bashkëpunimi: shumohen në mënyrë të pakontrolluar dhe mund të bëhen kancerogjene.

Duke ndërtuar një model matematik të popullatave të qelizave, të dy studiuesit kanë treguar se, herët a vonë, qelizat i nënshtrohen një nga dy fateve të trishtë: mungesës së funksionalitetit, ose rritjes së pakontrolluar. Të parat vdesin për shkak të moshës, të dytat e bëjnë trupin të vdesë nga tumoret ose sëmundjet e tjera. Rezultati: Ekuacionet tregojnë se për organizmat shumëqelizore, si ne, vdekja është e pashmangshme. 

November 11, 2017 10:40
Komento

3 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku November 11, 14:39

    A thua se ka nevoje per matematiken per te vertetuar qe nje dite, heret a vone, cdonjeri prej nesh ka per te vajtur ne te s’emes. Hajde shkence, hajde.

    Reply to this comment
  2. mirel November 11, 16:35

    artikulli shume interesant, por i perkthyer pak i paqarte.
    Qellimi nuk eshte qe te nxjerre se si matematika nxjerr probabilitetin e pavdekesise ne zero, por qe te tregoje si funksionon trupi i njeriut. Gje qe eshte shume interesante.
    Qelizat e trupit jane si ushtri e llogaritur mire ne sulm dhe ne mbrojtje. Ato bejne funskione te tilla qe truri jone nuk e kap, por vetem ka filluar ta vereje.
    Gjtihcka eshte e bazuar mbi proteinat.
    Ato jane njesia e komunikimit dhe bashkeveprimeve fiziko biologjike.

    Reply to this comment
  3. Zani Burimi November 11, 23:47

    Kwtw e ka ditur dhe Gilgameshi,i cili i drejtohet mikut te tij NJERI me kete apelativ: “O ti qe jei denuar me vdekje!”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*