Duka apo Fino? Rudi Vata: Ka ardhur koha që FSHF të drejtohet nga figura si Tare dhe Cana

November 12, 2017 11:21

Duka apo Fino? Rudi Vata: Ka ardhur koha që FSHF të drejtohet nga figura si Tare dhe Cana

Rudi Vata mendon se ka ardhur koha që Federata Shqiptare e Futbollit të drejtohet nga figura si Igli Tare dhe Lorik Cana.

Ish-kapiteni kuqezi, që prej vitesh ka qenë kritik i FSHF-së, thekson se tërheqja e Armando Dukës, duke mos rikandiduar në zgjedhjet e marsit të vitit 2018, do ta nderonte këtë të fundit.

“Jam shumë i vogël për të dominuar në Shqipëri, sepse nuk kam lidhje me politikën”,thotë ndër të tjera ish-mbrojtësi.

Rudi, ta nisim me Kombëtaren. Si ju janë dukur zgjedhjet e trajnerit Panuçi deri më tani?

Mendoj se Panuçi ka shfaqur një dëshirë për të punuar fort në Shqipëri sepse ai nuk do që ta përndjekë hija e De Biazit. Pra, ai do që të ndërtojë një skuadër alla-Panuçi, sepse ka për t’u gjykuar si Panuçi. Është krejt normale që ky trajner, me idetë e reja që ka, edhe më të moderuara se De Biazi, pasi ka jetuar momente shumë më të mëdha se ish-trajneri në karrierën e tij si lojtar, duhet të lihet të punojë. Nuk duhet të mbërrijmë shpejt në konkluzione.

Ju bën përshtypje që ka grumbulluar lojtarë pa skuadër, edhe pse në fakt, kështu kanë vepruar edhe paraardhësit e tij…

Panuçi ka gjithë të drejtën e Zotit të eksperimentojë. Pra, të provojë ata lojtarë që mendon se mund të krijojë një skuadër kompetitive. Kur të ketë ndërtuar atë ekip që ai mendon, pastaj ne mund ta gjykojmë nëse është Panuçi më i mirë se De Biazi apo nuk e ka bërë atë hapin tjetër.

November 12, 2017 11:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*