Duka kritikon Ramën për listat: Mund të mos sjellin rotacionin

Redaksia Online May 14, 2013 09:05

Duka kritikon Ramën për listat: Mund të mos sjellin rotacionin

Ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka, tashmë kandidat për deputet nën siglën e Partisë Republikane, kritikon listat e PS dhe kryetarin Rama. Duka thotë se mënyra si janë ndërtuar listat nga Rama mund të mos bëjë të mundur rotacionin.

“Me gabimet, jo thjesht për faktin që hoqa unë nga lista e PS, me gabimet që u bënë dhe me mënyrat se si po bëhen fushatat… Po mundohem të adaptohem me fushatën që po bën PS, por gjykoj që mund të mos bëhet rrotacioni dhe të ketë një vazhdimësi të pushtetit”, tha Duka.

“Unë gjykoj se z. Rama ka pasur preferenca të vetat personale. Ndoshta mendoj se është ai gabim si në 2009-n, që para se të fitojë, mendon se tashmë është bërë kryeministër dhe mendon ta ndajë pushtetin me njerëz që ka përreth dhe jo me Milon e Gjinushin. I kam miq, nuk dua të flas në emër të tyre, por mendoj se ata nuk kanë besim në kontratën që kanë bërë me PS”.

Duka  thotë se u ndie i lënduar, kur kreu i PS-së i propozoi kandidimin i pesti në listën e Beratit.

“Nuk besoj se duhet shumë kohë për të thënë gjithë bisedat që kemi bërë njëri me tjetrin se janë bërë publike. E rëndësishme është se z. Rama më bëri ftesë në vitin 2009, që unë të vazhdoja të jepja kontributin tim në PS. Nuk më përfshiu në listat e PS, pasi kishte frikë se PS mund të merrte kosto prej meje nga akuzat që më ishin bërë gjatë qeverisjes së saj. Pasi ai u bind se të gjitha ato që thuheshin për mua nuk ishin të vërteta, pastaj më ftoi që unë të jap kontributin tim. Në fillim unë e kam refuzuar dhe, rreth një vit më vonë, ai më bëri ftesë publike duke më kooptuar në Asamblenë Kombëtare. Por unë nuk isha as anëtar i PS dhe kështu mora kartonin e partisë në një organizatë socialiste në Shijak. Unë vazhdova të kontribuoj në PS, por shihja një farë ftohtësie nga PS në Durrës. Ishin këta post Nano-t, i thashë që unë nuk e gjeja veten atje. Ai më tha që të mos merresha me ta, por të vazhdoja punën duke punuar me zonën. Pastaj pati një cedim nga kjo, duke më thënë se “meqenëse ju jeni dy kunetër në të njëjtin koalicion dhe në të njëjtin qark”, sepse Lefter Koka është kunati im”, thotë ai.

Redaksia Online May 14, 2013 09:05
Komento

5 Komente

  1. dita May 14, 09:22

    Vetem kur jane ne liste keta eshte e mire lista?

    Reply to this comment
  2. oto kaci May 14, 11:55

    Zoti duka me kete vendim qe ke mare kanidimi me partin e vrasesit te gerdecit ti nuk demton te majten por tregon fytyren tende te qelbur si nje njeri pa shtyll kurizore ju zoteri per mua nuk jeni as i majte dhe as i djatht ju zoti duka i jeni futur politikes per interes personal pra per ju politika eshte biznes ndersa te tjerat jane pordh me rigon

    Reply to this comment
  3. kelmendasi May 14, 15:19

    VETEM EDVIN RAMA eshte misionar ,kerkon te sjedhi THJESHTESI mes njerezve jo pordh BASTEXHISH qe i ka perenduar koha.

    Reply to this comment
  4. Argita May 15, 13:24

    Duka I krimit kondrabandist,te ka futur nano te dobesosh ps ti fytyre e ndyre.do ta maresh pergjigjen ne 23 qershor

    Reply to this comment
  5. MARKO May 15, 21:59

    Duka i Krimit, Duka i klanit ZEMUNIT, kali i Trojes ne PS, futur nga Nano pijaneci.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim