Duka: Objektivi ynë është kualifikimi

November 18, 2014 12:47

Duka: Objektivi ynë është kualifikimi

Presidenti i FSHF, Armand Duka ishte i ftuar në studion e Sky Sport Italia, ku pati një bashkëbisedim prej rreth 15 minutash gjatë të cilit preku tema të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Pas një prezantimi miqësor, fillimisht numri një i futbollit shqiptar bëri një vlerësim për takimin e radhës me Italinë, një miqësore për bamirësi, por nga e cila pritet një tjetër paraqitje e mirë për Shqipërinë. “Është e rëndësishme që luajmë për bamirësi, por lojtarët tanë përgatiten për një ndeshje të mirë.

Italia është një skuadër e madhe, madje edhe nëse nuk luajnë ata që ishin ndaj Kroacisë. Nuk e di nëse është më mirë për ne pasi me 25-30 futbollistë që ka ftuar Konte janë të gjithë njëlloj të zotë. Ndeshja është e vështirë për ne, për Italinë ndoshta jo”!”, ka thënë Duka. Gjithsesi, ndërsa gazetarët italianë i kujtojnë rezultatet e mira e barazimin me Francën të cilin Duka e vlerësoi pozitivisht.

Përmendet gjithashtu, trajneri De Biasi, duke i dhënë mundësinë kreut të FSHF të bëjë një vlerësim për punën e teknikut italian në krye të kuqezinjve. “Prej thuajse 3 vitesh kemi De Biasin, një trajner i mirë që e ka ndryshuar shumë kombëtaren tonë.

Është një person serioz dhe ne jemi shumë shumë të kënaqur me punën e tij”, theksoi kreu i FSHF-së, që ndërsa pyetet se përse u zgjodh italian, përgjigja ka qenë: “Nuk zgjodhëm një trajner italian. Zgjodhëm një trajner të mirë”!

Objektivi – Numri një i futbollit shqiptar la të kuptohet se FSHF është e predispozuar për të vijuar bashkëpunimin me trajnerin e Kombëtares, duke u përgjigjur me nuancë humori ndërsa u pyet mbi mundësinë e rinovimit të kontratës. “Deri tani jam shumë i kënaqur.

Të gjithë jemi të kënaqur. Nëse bëhet një sondazh në Shqipëri mendoj se ai fiton 90%, kështu që është e pamundur ta largojmë tani. Shpresojmë që të jemi bashkë, të vazhdojmë kështu, pasi është mirë për ne, është mirë për Shqipërinë, është mirë për të gjithë”.

Ndërsa u sollën në vëmendje ngjarjet e 14 tetorit në Beograd gjatë sfidës Serbi –Shqipëri , Duka rrëfeu minutat e çmendurisë në stadiumin serb duke këmbëngulur se në ato kushte kur i gjithë delegacioni shqiptar druhej për jetën ishte e pamundur të mendohej për futbollin.

Për sa i përket vendimit të pritshëm në Apelin e UEFA-s, ai theksoi se më e rëndësishme se 3 pikët për Shqipërinë, është e ardhmja e lojës me një vendim që të ndihmojë në misionin për zhvillimin e futbollit si një lojë që luhet në kushte të barabarta. Në këtë këndvështrim Duka foli dhe për takimin e kthimit me Serbinë. “Për ndeshjen e kthimit kemi një vit kohë. Në fakt jemi në një situatë paksa jo normale për shkak të asaj që ndodhi në Beograd, për ndjesitë që kanë tifozët tanë, por kemi një vit kohë.

Ne do të bëjmë gjithçka për të organizuar një ndeshje si duhet në Shqipëri e të tregojmë se ne duam futbollin e vërtetë, jo si ai në Serbi”, vazhdoi Duka. Një tjetër koment i rëndësishëm i presidentit të FSHF-së, ishte ai kur u pyet mbi objektivat e Shqipërisë. “Objektivi ynë është që të luajmë në Francë, në finalet e turneut, por të shohim. Kemi luajtur tre ndeshje, dy e gjysmë në fakt.

Ne kurrë nuk kemi luajtur në një kampionat Europian apo Botëror, kështu që nëse shkojmë do të ishte historike. Prej vitesh punojmë për ta arritur këtë. Shpresoj që të shkojmë për gjithë popullin Shqiptar. Unë jam i sigurt se nëse shkojmë në Francë do jemi skuadra që do të kemi më shumë tifozë atje”, ka thënë Duka.

Ndërkohë ai bëri të ditur se pritet që në stadiumin “Luigi Ferraris” të Genovas pritet të jenë rreth 3-4 mijë tifozë shqiptarë ndërkohë që bashkëbisedimi i tij në transmetimin e “Sky Sport Italia” u mbyll me mesazhin e ndihmës për misionin që luhet Itali-Shqipëri, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për rikonstruksionin e impianteve sportive që janë shkatërruar në përmbytjet para disa kohëve në Genova.

November 18, 2014 12:47
Komento

4 Komente

  1. mir montana November 18, 12:53

    objektivi…..7 qofte , pace , pilaf ….te sofra ariut.

    Reply to this comment
  2. argita+xeni November 18, 15:56

    ik more kok tope

    Reply to this comment
  3. I.Troplini November 18, 16:06

    Objektivat “tona” nuk perputhen gjekundi me ato tuajat personale, more Zoteri.
    Ju flisni per “punen qe keni bere nder vite”, por realiteti eshte nje tjeter. Per cfare pune e keni fjalen? Per nivelin qesharak te kampionatit shqiptar, per infrastrukturen sportive inegzistente apo per strukturat e korruptuara te FSHF?
    Cdo pike e marre nga kombetarja jone ne ndeshjet e kualifikimit ne grupin tone, eshte frut i punes se ekipeve italiane, gjermane, zvicerane apo ceke. Pa kete kontigjent lojtaresh, shqiptareve do iu duhej te degjonin, perrallat tuaja, nga bota e nje njeriu medioker dhe te neveritur nga shqiptaret.
    Objektivi “yne”, eshte thjesht, shpetimi i FSHF, nga dallkauket dhe njerezit shterpe. Ky institucion, nuk mund te mbahet peng perjete, nga njerez, qe edhe kur mundohen te flasin dicka, te perziejne zorret e barkut me “oratorine e tyre prej gjize te prishur”.

    Reply to this comment
  4. SHQIPTARJA November 18, 17:39

    FEDERATE E KORRUPTUAR QE MBAHET PENG NGA DUKA DHE KLANI I TIJ!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*