Duka: Panucci nuk është në diskutim!

September 12, 2018 14:15

Duka: Panucci nuk është në diskutim!

 

Cristian Panucci nuk është në diskutim si trajneri i Shqipërisë.

Këtë gjë e ka konfirmuar publikisht Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili e ka rikonfirmuar trajnerin duke i dalë krah pas humbjes në Glasgou, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.

Fakti që jemi me pikë të barabarta në këtë aktivitet bashkë me Skocinë i jep bindjen atij që jemi të barabartë dhe se nuk duhet parë si tragjedi humbja e fundit.

“Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne duhet t’i japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat janë normale për një skuadër kur ajo humbet. Por, kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt”, shkruan Duka.

Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet pas rreth një muaji në Shqipëri për të përgatitur ndeshjen miqësore me Jordaninë, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, ndërkohë që 4 ditë më pas do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Izraelit në transfertë, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

a.s/dita

September 12, 2018 14:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*