Duka për deputetët e rinj: Janë produkte OMGJ

March 28, 2019 21:43

Duka për deputetët e rinj: Janë produkte OMGJ

Përçarjen mes opozitës, Agron Duka i PAA-së e quan thjesht një hamendësim, duke kundërshtuar kështu në një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në emisionin “Open” të Eni Vasilit, atë që kishte thënë më herët Alfred Peza.

Por, sipas mendimit të kreut të Agrarëve, djegia e mandateve nuk është diçka e mirë. Grupet e reja parlamentare që pritet të krijohen në Kuvend me deputetë nga listat e PD-së dhe LSI-së, pasi tashmë janë plotësuar numrat për ta bërë diçka të tillë, zoti Duka i quajti “produkte OMGJ”.

Ata kanë hyrë si anëtarë të një force politike dhe nuk mund të rrinë aty ndërkohë që forcat që i kanë përfshirë në lista janë jashtë. Por sistemi qendror zgjedhor ka sjellë këtë problem”, tha Duka.

Por, si do të sillej zoti Duka me kandidatët për deputetë nga PAA-ja, nëse do t’iu jepej mundësia të futeshin në Kuvend?

Ai deklaroi në emisionin “Open” se i ka këshilluar kandidatët për deputetë të partisë së tij të vendosin vetë nëse do të hyjnë apo jo në Parlament. Duka tha se është në një linjë me opozitën, por theksoi që ka vendosur të mos dalë në mitingje, pasi e shikonte veten jo shumë populist.

Në këtë moment pati një përplasje idesh mes Dukës dhe Pezës, me këtë të fundit që i quan të ligjshme emrat zëvendësues në Kuvend, ndërsa kreu i PAA-së i quajti të pamoralshme.

Ne jemi në politikë dhe po flasim për të. Nëse do të flasësh për moral, atëherë shko merru me filozofinë”, tha Peza.

v.l/ Dita

March 28, 2019 21:43
Komento

8 Komente

  1. Duka i Krimit March 28, 22:03

    Ky kari Duka i Krimit (keshtu e therret djali i Vuk Karaxhicit, Saliu) i e ka mesuar fjalen OMGJ, por e ka per pulat dhe vezet e pularise se tij, qe nuk ka lene plehra te Evropes dhe simulante qe degjenerojne ADN ku i perdor si ushqim baze ne pularite e tij, kokrra e bythe-qirit.

    Reply to this comment
  2. Druri ka dale nga xheneti March 28, 23:20

    O Agron ,o Duka i krimit,o pjestar i klanit te Zemunit .Keto lavderime ti i din se nga te erdhen dhe sot pa piken e burrnise po i puth bythen atij qe te ka levduar keshtu.Prandaj ti te pakten mos perdor epitete si deputete OMGJ sepse me mire keshtu sesa Qen i rrahur e i poshteruar por i bindur si puna jote

    Reply to this comment
  3. porti March 29, 00:57

    Me se fundi I ka theritur mendjes,Ky ,nuk i perket stanit e llagemit PD e LSI!!!

    Reply to this comment
  4. Zgalem March 29, 02:29

    Cila llogjike e pranon shprehjen e Dukes ” Ata nuk mund te rrine aty ( Ne parlament ) kur forcat , qe I ka shkruar ne liste ndodhin jashte ” Flasin kot me kot , sikur nuk jane perballe njerzve . Ata qe jane deputete , rrine brenda , sepse kryejne nje detyre ligjore . Keshtu si eshte shprehur zoteria , ose te tere brenda , ose jashte . Fjali pa konstrukt shqip dhe allogjik .Turp , per kete llogjike foshnjore te ketij burri te maturuar . Keta nenvleresojne publikun, jane zhytur ne injorance totale ose i japin gojes pa dogane. ne keto rraste populli thote : Dy hunj e nje purteke . . Zgalem

    Reply to this comment
  5. Martini March 29, 07:59

    OMGJ…Po të paktën janë të Virgjër,jo si puna tënde që e humbur qysh ne adoleshencë cipën.

    Reply to this comment
  6. Sulo kapedani March 29, 08:05

    Duke bredhur nè çdo parti,je tredhur ngs trute edhe si njeri,duke ndryshuar programet ,te ka ndryshuar mendja,je i paqendrueshe,dhe si rezultat i pabrsueshem ,mbasi karaxhiçi te ka vene emrin DUKA I KRIMIT,dhe sot je aleat i tij,mendoni dhe beni mire te mos i jepni mend popullit sepse ju na prute “faren”e OMGJ-ve.

    Reply to this comment
  7. Jimi March 29, 13:02

    Po ti Dash Shehi, Nard Ndoka &co keni 29 vjete qe jeni OMGJ, sot u kujtove ti!?

    Reply to this comment
  8. Vasili March 29, 13:26

    Fjala i pa moralshem eshte shume pak per Duken,i cili sa ngrihet,per cdo mengjez pyet vehten:
    Me cfare maske duhet te paraqitem sot?
    E ka paguar tmerresisht shtrenjt parazitizmin e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim