Duka: Politikanët e Pavarësisë nuk merrnin para publike, vunë pasuritë e tyre në dispozicion të Shqipërisë

November 28, 2018 22:51

Duka: Politikanët e Pavarësisë nuk merrnin para publike, vunë pasuritë e tyre në dispozicion të Shqipërisë

Pedagogia e Historisë, Valentina Duka e ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se shumica e elitës politike pas shpalljes së pavarësisë përdorte pasurinë personale në shërbim të Shqipërisë.

Ata nuk merrnin para publike. Në pjesën më të madhe, ata vunë pasuritë e tyre në dispozicion të Shqipërisë. Mbledhjet e qeverisë ishin disa takime. Anëtarët e qeverisë më shumë vraponin për të takuar ambasadorët se sa të ishin në audiencë me Ismail Qemalin apo me Vidin. Kaq shumë e shihni njëri-tjetrit, sa në qoftë se një X ministër i drejtohet Y-t jo sipas asaj që kishin vendosur si natlmadhënia juaj, por ministri i madh filan, mund të mos flisnin për dy-tre muaj. Sherri bëhej edhe në çfarë gjuhet do të zhvilloheshin mbledhjen e qeverisë. Mbledhjet e qeverisë së Vidit janë bërë të gjitha në turqisht. Pjesa më e madhe e anëtarëve të qeverisë nuk dinin shumë mirë shqip. Pas Luftës së Parë Botërore, elita shqiptare bëri një qëndrim shumë të mençur. Mehmet Konica dhe pinjollë të tjerë të mençur të elitës politike shkuan të bëjnë takime në ambasadën amerikane në Romë për të thënë që elita politike është pro Antantës se ndryshe do të kishte një tjetër alibi për ta copëtuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes“, tha Valentina Duka.

v.l/ Dita

November 28, 2018 22:51
Komento

5 Komente

  1. Buda November 28, 23:07

    … as dekanet e shefat e tu kur ishe studente dhe punonjese shkencore ne Institutin e Historise nuk merrnin para…

    Reply to this comment
  2. te flasim si njerez November 28, 23:11

    Une edhe sikur ti kete te verteta ato qe thote Valentina Duka, nuk i besoj dot asgje dukee pare qe ajo kur ishte ne parlament genjente. I sherben politikes dites dhe jo historise njerez si ajo. Historia eshte ajo qe me ka treguar gjyshi dhe babai qe i kane pare gjerat me sy.

    Reply to this comment
  3. intelektuali November 29, 07:12

    KUR HISTORIANET E ENVERIT DO TE FLASIN PA HIPOKRIZI KOMUNISTE?

    E ke gabim o zonja Duka, ishin te tjere ata qe e vune gjithe pasurine e tyre ne sherbim te Kauzes Kombetare

    sepse:

    Ismail Bej Vlora qellimin kryesor te shpalljes se Pavarise e kishte pasurimin e tij familjar, sepse kishte mbetur rrugeve troke pa asnje dyshke, pasi Sulltani me nje ferman te posacem qe gjendet ne Arkivat e Stambollit e kishte shpallur ARMIK te Perandorise Ismail Beun pasi kishte vjedhur Arken e Perandorise kur ishte Valibej i qytetit te Varnes ne Rumeline Lindore, me kete ferman atij dhe familjes se tij i u konfiskuan te gjitha pasurite dhe kishte mbetur troke pa asnje dyshke dhe per kete qellim u be PATRIOT dhe perpara se te shpallte pavaresine u lidh me greket duke i falur ature gjysmen e Shqypnise dhe per kete arsye u fut ne konflikt me Mit’hat Frasherin dhe ka shume fakte qe deshmojne se greket e helmuan Ismail Beun dhe djalin qe ishte arratisur ne Itali, pasi mori leket dhe Greqia mbeti me gisht ne goje ngaqe hasi ne kundershtimin e vendosur te patrioteve te tjere shqyptare qe me ndihmen e Austrohungarise dhe me pas te SHBA nuk lejuan coptimin e vendit.

    Jo me kot Enver Hoxha qe e dinte fare mire historine e vertete te Ismail Beut i perbuzi familjaret e tij dhe u preu pensionet e majme qe u kishte akorduar Ahmet Zogu.

    PO PSE ME LLOGJET MASHTRUESE TE PELLUMB XHUFIT JE DAKORD TI O ZONJA HISTORIANE E PAVARUR DUKA?

    Lexo leterkembimin e Mit’hat Frasherit me Ismail Vloren dhe atehere filloni te flisni me fakte dhe dokumenta historike dhe jo me llogje te vjeteruara komuniste te Partise se Punes qe jane te gjitha si:

    MESALLA ME DY FAQE

    Reply to this comment
  4. Arben November 29, 08:03

    Kush te tha ty moj shoqe, kush te tha??!!

    Lerini keto perralla me mbret.

    Reply to this comment
  5. KOZi November 29, 12:14

    Comentues te nderuar ! As duhej te comentonim fare !
    Qeveria e Ismail Qemalit administronte nje territor vlore-gjirokaster berat. Ku ishin taksat qe te mblidheshin per qeverine.
    Politikanet e atyre viteve ose kishin pasurine e tyre,ose kishin sejcili pagesat nga shtetet qe i perkrahnin ku dikush me Italine ,Dikush me Austrine,Dikush me angline etj ose i kishin te dy burimet .
    Prandej Zj, Duka ka te drejte – nuk perdornin parate publike….tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim