Duka: Preferoj dy pikë ndaj Danimarkës dhe Serbisë

October 6, 2014 16:06

Duka: Preferoj dy pikë ndaj Danimarkës dhe Serbisë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka deklaruar se do të kënaqej me 2 pikë në dy ndeshjet e ardhshmes të Kombëtares shqiptare në eliminatoret e Euro 2016 ndaj Danimarkës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin “Ora Skaner” , Duka u shpreh se dëshiron që përfaqësuesja të shmangë humbjen në këto dy sfida. “Jam shumë më i kënaqur me 2 pikë se sa 3 pikë në këto dy ndeshjet e radhës. Nëse barazojmë në dy ndeshje u heqim rivalëve nga 2 pikë. Atmosfera ndikon pozitivisht, mjafton të përmendim eksperiencën me Greqinë”, tha Duka duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të ftuar në emision.

Armand Duka ka kërkuara që kuqezinjtë të jenë të përqendruar te sfida e parë me Danimarkën, skuadër që ai e cilësoi si mjaft të vështirë.

“Fitorja në Portugali nuk erdhi si rezultat i një mposhtje totale të kundërshtarit dhe një loje pa gabime. Bëmë gabim me shumicë, ata mund ta fitonin ndeshjen dhe nuk ka vend për eufori. Fati ishte me ne”, theksoi presidenti i FSHF-së. /E.K

October 6, 2014 16:06
Komento

5 Komente

  1. Prudentino October 6, 17:33

    Foli ky engjelli i futbollit !

    Reply to this comment
  2. Miku October 6, 19:04

    6 pike o legen!!

    Reply to this comment
  3. Dantes October 6, 19:38

    …vertet qe kurajo eshte ne disa raste e domosdoshme, por nuk shoh as kurajo e as realizem ne kete deklarate, …realizem dmth qe kombetarja jone nuk e ka absolutisht as nivelin e kombetares Daneze e as asaj Serbe, keshtu qe pervec nje mrekullie nuk fitojme asnje prej ndeshjeve.Per kuraje dhe fat do ti uronim kombetares 6 pike te plota dhe me kete rast do te tregonim botes se ajo qe ndodhi ne Portugali nuk ish e rastit por fryt i nje deshire per loje dhe rritje reale e nivelit te futbollit shqiptar

    Reply to this comment
  4. enea October 6, 20:05

    hahahahaahaha, deklarata e tij vjen ere shitje ndeshjesh………si gjithmone…..hahahaha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*