Duka presion Bashës: Të gatshëm të garojmë edhe vetëm

May 25, 2017 21:54

Duka presion Bashës: Të gatshëm të garojmë edhe vetëm

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka përmes një deklarate për shtyp, ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit me Partinë Demokratike duke mos përjashtuar atë të daljes vetëm në zgjedhjet e qershorit.

 

Ja deklarata e plotë

Partia Agrare Ambientaliste është një parti çështje e cila mbron interesat e fermerëve, blegtorëve dhe ambientit, të asaj pjese të popullsisë që punon dhe jeton në zonat rurale.

Në situatën politike të krijuar në vend pas marrëveshjes PD-PS, forca jonë politike përballet më nje realitet të ri.

PAA prej rreth 8 muajsh ka prezantuar në çdo qark kandidatët e saj për deputetë dhe sot ajo është e gatshme të jetë pjesë garës elektorale në të gjitha format dhe kushtet: më vete por edhe nën siglën e Partisë Demokratike, përkrah të cilës  zhvilluam betejën  e madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

PAA sot ka struktura dhe burimet njerëzore në çdo qytet të vendit, kjo si pasojë e punës dhe vullnetit të mirë të mbështetësve tanë në këtë vit riorganizimi të partisë tonë.

Brenda kësaj periudhe jemi zotuar para qytetarëve shqiptarë se do të mbrojmë interesat e tyre dhe se në asnjë moment ato nuk do të jenë pjesë e pazareve për karrige apo pushtet.

Partia Agrare Ambientaliste dhe unë si Kryetar i saj kam lajmëruar pak ditë më parë se do të jenë strukturat që do të vendosin se si do të hyjmë në zgjedhje.

Në konsultim të plotë me këto struktura çështja thelbësore nuk kanë qenë numrat por garancitë që ne na duhen për të mbrojtur interesat e mbështetësve tanë që janë kryesisht banorët e zonave rurale, ambientalistët etj, të cilët nuk janë përfaqësuar në asnjë moment në mënyrën e duhur në këto 27 vite.

Partia Agrare Ambientaliste nuk synon të bëhet pjesë e një procesi në të cilin të konsiderohet si numër, qoftë ky votash apo mandatesh, por i një procesi cilësor në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin nëpërmjet garancive të dhëna.

Partia Agrare Ambientaliste është duke negociuar me aleaten e saj, Partinë Demokratike, vetëm mbi bazën e këtyre termave: garancisë së përfaqësimit dhe garancitë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe çështjeve që ne mbrojmë.

May 25, 2017 21:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*