Duka: Shijaku votoi kundër rrymës për mua, u jam borxhli

News 24 June 26, 2013 20:41

Duka: Shijaku votoi kundër rrymës për mua, u jam borxhli

Të jesh në opozitë është luksi i demokracisë – thotë ën këtë intervistë dhënë TV Neës 24, Agron Duka.

Z.Duka si ndjeheni tani që keni marrë mandatin e deputetit nën siglën e Partisë Republikane, 8 vjet pasi keni qenë ish Ministër i Partisë Socialiste?

Ndjehem shumë mirë, ndjehem i lumtur, pas një pune shumë të lodhshme e cila kaloi për një kohë të shkurtër pasi siç e dini unë deri një javë para se të hartoheshin listat isha kryetar i grupit të punës për hartimin e programit rural të Partisë Socialiste, kështu që afati rreth një muaj e gjysëm ka qenë një kohë rekord për të marrë kaq shumë vota sa arritëm të marrim.

Kujt ja dedikoni këtë fitore?

Natyrisht fitoren time ua dedikoj banorëve të qytetit të Durrësit dhe të rajonit në përgjithësi, sidomos të qytetit të Shijakut dhe zonave rurale, gjithashtu edhe stafit, por mbi të gjitha atij që ka menaxhuar të gjithë punën, tim vëllai,  Armando Duka.

Z. Duka, përsa i përket Shijakut, aty ju keni marrë më shumë vota edhe se Partia Demokratike, duke e renditur kështu Partinë Republikane forcën e dytë për Shijakun, ndërkohë që Partia Republikane ka tre mandate në Parlament, si e ndjeni veten në këto pozita për Partinë Republikane për Parlamentin e ri shqiptar?

Përsa i përket pjesës së parë të pyetjes, për Shijakun, ndjehem gjatë gjithë kohës borxhli, sepse gjithmonë më ka mbështetur dhe vlerësuar megjithëse votimi këtë radhë ishte siç duket, siç u pa së fundmi , ishte kundër rrymës, pasi gjithë Shqipëria votoi majtas, gjithsesi ata në këtë rrymë më dhanë shumë vota, dhe kjo të bën të ndjehesh shumë mirë në marrëdhënie  dhe raport me banorët e Shijakut. Përsa i përket siglës së Partisë Republikane dhe grupit Parlamentar, natyrisht duke qenë 3 apo 4, pra duke përbërë një grup parlamentar ndjehemi më të fortë, ndjehemi më mirë përballë opozitës që na takon në katër vitet e ardhshme.

Do të jeni në Parlamentin e ardhshëm me kunatin tuaj, zotin Koka, i cili përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim. Do të qëndroni në opozitë apo do të bashkoheni me Partinë Socialiste, partinë e origjinës suaj?

Ç’më gjeti me historinë e kunetërve! Histori që e ndërtoi Edi Rama me shumë kujdes duke ndërtuar alibinë që të mos jem pjesëtar i listave, sepse ka të tjerë që janë në një krah apo në të kundër, siç është rasti i Fatmir Mediut me Ilirjan Celibashin i cili është në krahun e kundërt, ose Ilir Meta me të shoqen që janë në një kah, ka dhe të tjerë madje. Kështu që kjo pyetje nuk ka kuptim, nuk ka sens, dhe kjo gjë nuk ka pse të ndodhë. Unë jam në opozitë me pozitën, pra jam në opozitë me ata që qëlloi. Të jesh në opozitë për mua është luksi i Demokracisë, kështu që  ndjej veten shumë mirë që jam në opozitë.

Do të vazhdoni të qëndroni në opozitë dhe do të bëni opozitë?

Siç e thashë, të jesh në opozitë është luksi i demokracisë sepse unë kam premtuar, kam mbajtur fjalën. Natyrisht të mbash premtimet nuk është e lehtë, por tashmë janë dhe premtimet që ka bërë pozita, të cilat janë goxha të mëdha dhe do të kërkoj gjatë gjithë kohës që të mbahen premtimet të cilat janë dhënë. Në këtë sens je më komod.

News 24 June 26, 2013 20:41
Komento

2 Komente

  1. apojo June 27, 07:48

    forcove pozitat bankare duke qene minister bujqesie si i majte, more votat e shijakasve (se drejt e drejt s’ti jepte kush) duke i pas te punsuar shumicen dhe tashti bo ene kakardhia. Ku i ke idealet e majta kur te bene minister?

    Reply to this comment
  2. Fllad June 27, 23:14

    Ti ke te punesuar shumicen e votuesve dhe familjaret e tyre. Mandatin te mbash me shendet, por sidoqofte ai mandat djathtas kishte per te shkuar fale mareveshjes qe kishe bere me Fatken e Gerdecit. tamam qe bon kakerdhi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim