Duka: Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

May 18, 2018 22:00

Duka: Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

 

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklaruar nga Durrësi se lidhjet e politikës me krimin, situata e tensionuar në vend, përfshirë dhe atë të krijuar me ministrin e Brendshëm dhe mbrojtja e tij nga mazhoranca, mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2019, krahas atyre vendore.

 “Situata politike është e kërcënuar, e tensionuar. Ka pas problematika që nga rruga e kombit, ajo e biznesit të vogël dhe së fundi situata e krijuar me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. A nuk ka një njeri nga PS që të mos ketë lidhje me të afërm që kanë lidhje me krimin? Nuk është faji i opozitës që Shqipëria përgojohet për trafikun e drogës. Nuk mund të jetë më ministër i Brendshëm një njeri që një i afërm i tij ka probleme me trafikun e drogës. Ndaj më 26 do të bëjmë një protestë të madhe kundër kësaj padrejtësie”, deklaron Duka, gjatë një takimi me strukturat e partisë në qytetin e Durrësit.

Duke u ndaluar te roli i tij në negociatat për marrëveshjen Rama-Basha të 18 majit të vitit të kaluar ai tha se sërish për të mirën e vendit kjo marrëveshje duhej bërë, pavarësisht asaj që solli, zgjedhje të vjedhura e nën presion.

“Një vit më parë më 18 maj negociuam për marrëveshjen Basha-Rama, po jemi të pakënaqur me qeverinë sot. Ishte një situatë e vështirë që mund të sillte destabilitet ndaj i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje”, u shpreh ai.

Atakoi zgjedhjet në qarkun e Durrësit, si zgjedhje të vjedhura dhe u ndal te situata e rënduar në Bashkinë e Durrësit, duke nisur nga betonizimi, investimet e pamenduara dhe të përsëritura që shtojnë sasinë e betonit të hedhur në qytet.

Dakos i thonë të gjithë shqiptarët “Vangjush betoni”. Bashkë me rrugët e Durrësit u betonizuan edhe marrëdhëniet e mazhorancës me krimin”, akuzoi Duka.

Më tej, Duka tha se partia që drejton synon të ketë përfaqësim në të gjithë këshillat bashkiakë, pse jo në bashkëpunim me PD dhe partitë e tjera të opozitës të dalë me kandidatë të saj në Bashkinë e Durrësit e ndonjë bashki tjetër.

“Dako nuk besoj se di të menaxhojë, ndërkohë të shohim si do të shkojë situata me gjyqet që Bashkia e Durrësit ka me shoqërinë civile. Ka plot të rinj e të reja që të kandidojnë”, vijoi kreu i PAA.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi të organizuar në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

l.h/ dita

May 18, 2018 22:00
Komento

8 Komente

  1. Fat man May 18, 22:31

    O Cari e ke rregulluar me Berishovicin biografine…. nuk je me Duka i Krimit apo Klani i Zemunit.
    Vjet me 25 qershor or kurve se bashku me hajdutin tjeter Ad Haxhiymerin e hengret sa krahu i perthyer dysh, dolet si Lipe Shtogu prapa liste, e na kerkon zgjedhje te reja, plehre dhe beqir.

    Reply to this comment
  2. MH May 18, 23:30

    More keto te djathtet njeri ma rrote se tjetri.Ka ma shume se nji cerek shekulli ky tranzicion i mjere qe politika asht e lidhun me krimin bile deri ne rrang qeveritare.Ku hidhte firmen dhe vulen Sali Berisha per cdo gja te pa pajtushme dhe aspak ne interres te popullit deri ne tradheti kombetare me faljen e detit Grekut,etj etj.Ndaj me kete pushtet qeverisese po arrihet te bahet rreforme ne drejtesi per te shkulur nga rrenjet te gjithe maskaralleqet e krahut tend politike dhe te te gjithe te djathtes perfaqesuar nga Berisha por jo pa ndeshkue edhe te majtet qe nuk jane pa gja ne korrupsion dhe krime perndryshej nuk do kemi rreforme drejtesie.

    Reply to this comment
  3. FORSTER May 19, 02:15

    O trap me emrin Agron per ke droge flet per ate qe u kap maunia ne Durres me 613 kg nga policia e shtetit me heroine dhe qe ka lidhje me SHkelzen-Berishen,a po ke te drejte se s’flet dot per te se ai te gedhin si Gramos-Pashkon ,si Trebicken,si Sokl-Olldashin e te tjere ,por ju ligavece, jo te ngrihi me 16- maj por edhe lapidar tu ngrene ,nuk u pjerdh me njeri se jeni karte e djegur per SHqiperine ,mbajani uturakun mire edhe keto dite Sali-Kriminelit se burgu I Recit u be gati,o trap.

    Reply to this comment
  4. Franci May 19, 07:06

    Mos ja vini re Dukes, cte beje i shkreti.Miqte e tij te afert thone qe keto i ben ngaqe eshte shume i trashe.Kaq porcion i ka dhene natyra.
    Behet aleat me partine e Berishes qe e etiketoi ” Duka i krimit “,”Klani zemunit” dhe e kercenuan me automatik ne deren e shtepise.
    Cfare te thuash per kete njeri !

    Reply to this comment
  5. Kola May 19, 09:28

    Ky bajga ka te drejte. Shqiperia duhet te beje votime cdo vit, derisa ta qerfoje kete skote te degjeneruar qe kane zaptuar partite.

    Reply to this comment
  6. Shijak Durrsaku May 19, 10:55

    Z. Dukë. Të jem i sinqertë ndaj idesë tuaj për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, ndjej një i rritim të fortë. Arësyeja: nuk ju kuptoj juve që gjoja merreni me politikë. Çështë kjo gjetje nga ju partiakët e Shqipërisë? Një e dy ju mbetet mendja se zgjidhja vjen nga zgjedhjet! Po sa herë i keni bërë zgjedhjet ju more? Janë 30 vjet që bëjmë zgjedhje zgjedhje dhe nga zgjedhjet prap në zgjedhje. Kush ka humbur dhe kush ka fituar? A i keni bërë ndonjëherë pyetje vetes tuaj ( jo vetëm ti por ju të gjithë që keni zaptuar partitë). A e din ti more njeri se nga zgjedhjet harxhohet shumë kohë, para, papunësi, rënie ekonomike rrënim dhe rrëmujë? Apo ju shikoni veten tuaj dhe zagaret që ju vijnë nga mbrapa të cilët marrin ngandonjë kockë mbeturina që ju i hidhni dhe ata lehin . Po pse more bëheni palë e së keqes dhe jo e të mirës? Pse nuk ngriheni e ti thoni njëri-tjetrit : “U bë ç’farë u bë, hajde të kthehemi nga e mbara. Të ndihmojmë seriozisht qeverinë që ka fituar duke kritikuar për ato gjëra që nuk shkojnë mirë dhe jo ti krijojmë kurthe nga më të fëlliqurat? Pse? Sepse ju nuk doni të ecë ky vend, doni të qeverisni vetëme ju , egoizëm i turpshëm që tregon se nuk don i tja dini për njerëzit e këtij vendi. Turp. Sa po afron një qasje historike për të mirën tonë ju ndiqni shembujt më negative të paraardhësve që kanë shitur vendin, vrarë dhe tmerruar njerëzit e kiëtij vendi.
    Mblidheni mendjen : Populli nuk do zgjedhje, por do drejtësi dhe jo parti që mbështesin rrëmujat, grindjet, kurthet, vrasjet.
    I thuaj dhe Dash Shehut të mblidhni mendjen dhe ti thoni atyre që akoma po hani në një çanak që ata ose të kthejnë rrugën e keqe ose u largoni nga ajo sporo (farë e keqe) që të shpëtojë Shqipëria dhe ne populli i saj.
    Këtë bëj po je i zoti dhe e do Shqipërinë, ndryshe mos na rokanisti me zgjedhjet tuaja.
    TURP QË E PENGUAT EDHE KËTË RADHË SHQIPËRINË. Mos harroni se po e largoni vendinë nga BE-ja, por ti e ke jetuar kohën e partisë punës, nuk e di edhe mund të kesh qenë anëtar ose aty afër, dhe e di si thuhesh:
    Të mos mbetet boshllëk se po u krijua boshllëk në ideologjinë marksiste leniniste, menjëherë do plotësohet me ideologjinë borgjezo-revizioniste.
    Turp për ju dhe ata që ju ndjekin juve.
    Shijaksi demokrat

    Reply to this comment
  7. Fidel Kastro May 19, 15:09

    Mos u trembi nga Duka , nje fjale tha, Nuk behet qameti dhe nese hyme ne zgjedhje te parakoshme. Vendi po shkon drejt gremines. Vetem ato qe gezojne privilegjet e pushtetit nuk duan zgjedhje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*