Dukagjin, Policia kontroll edhe kufirit për të ndalur 10 të kërkuarit

August 24, 2014 10:11

Dukagjin, Policia kontroll edhe kufirit për të ndalur 10 të kërkuarit

Policia e Shkodrës ka nisur sot, ditën e katërt të operacionit “antikanabis” në zonën e Dukagjinit, duke tejkaluar parashikimin e saj për ta përfundur brenda tre ditësh.

Puna e saj është vështirësuar jo vetëm për shkak të terrenit malor dhe kushteve klimaterike, por edhe të një grupi prej dhjetë personash të cilët kanë shtënë kundër saj dhe përbëjnë rrezik për jetën e specialëve. Policia ka vënë 100 mijë euro shpërblim për ata që do të ndihmojnë në arrestimin e tyre.

Ndërsa operacioni ka nisur që në mëngjes, një patrullë është caktuar për të mbajtur nën mbikqyrje edhe vijën e gjelbër të kufirit me Hanin e Hotit, për të mos lejuar kalimin e personave të shpallur në kërkim drejt Malit të Zi dhe as trafikimin e kanabisit.

Gjatë tri ditëve të operacionit janë asgjesuar rreth 50 mijë bimë kanabisi dhe Ministri Tahiri dhe kreu i Policisë, Didi kanë deklaruar se nuk do të largohen nga Dukagjini pa shkatërruar çdo bimë narkotike.

Personat e shpallur në kërkim nga policia

-Besnard Kol Bungaja
-Lek Thani
-Nikollë Shpati
-Mentor Bungaja
-Nik Tonaj
-Pal Dushku
-Pëllumb Dushku
-Gjin Guri
-Kol Bungaja
-Geg Kola

August 24, 2014 10:11
Komento

1 Koment

  1. Mark uk August 24, 15:31

    Ne komunizem e nuk keni mundur ti ndaloni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*