Dukagjini, një bisedë me një kultivues hashashi në Lazaratin e heshtur të veriut

Anila Dushi June 28, 2015 10:29

Dukagjini, një bisedë me një kultivues hashashi në Lazaratin e heshtur të veriut

Në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, një grup i armatosur të rinjsh synoi të rikthente “republikën e hashashit” duke i shpallur luftë forcave të policisë. Aventura e tyre i kushtoi jetën një efektivi të repartit special RENEA të mërkurën.

Rreth 350 kilometra në veri, në Dukagjin, kultivuesit e hashashit vazhdojnë betejën e heshtur me forcat e rendit, duke shfrytëzuar tokat pa pronarë dhe terrenin e thyer. Gjatë muajit të fundit, policia ka shkatërruar 19 mijë bimë kanabis sativa në rrethinat e fshatrave Mazrek, Shllak, Pult, Shosh apo Temal.

Në dekadën e fundit, Lazarati në jug dhe Dukagjini në veri u shenjuan si vendburimet kryesore të kultivimit të hashashit në Shqipëri. Për të ndryshuar këtë histori, policia e Shtetit ndërmori dy operacione masive kundër plantacioneve me hashash verën e vitit 2014.

Megjithatë, një vit pas goditjes së rëndë të kultivuesve të hashashit, policia nuk ka mundur të çrrënjosë fenomenin, që në këto zona është kthyer në një mënyre jetese.

Ndryshe nga Lazarati që ka qenë nën monitorimin e vazhdueshëm të policisë gjatë vitit të fundit, kultivuesit në zonën e Dukagjinit po gjejnë forma të reja për të vjelë fitime nga aktiviteti i paligjshëm. Një kultivues i hershëm hashashi nga zona e Dukagjinit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se bashkëfshatarët e tij vazhdojnë të shfrytëzojnë zonat malore, ndërsa kanë investuar edhe për ngritjen e serave përreth shtëpive.

41-vjeçari është i zemëruar, pasi në kohën e përshtatshme për mbjelljen u denoncua në polici dhe iu nënshtrua një procesi gjyqësor që e dënoi me 3.5 vjet burg. Pranoi se ishte i punësuar për të transportuar ujë në tokat e mbjella me hashash dhe ia hodhi me 3 muaj burg.

Më paditi një person, që donte të mbillte në parcelën që kisha shpyllëzuar unë. Më kapën duke çuar ujë me mushkë, e s’kisha nga të ikja,” i tha ai BIRN.

5

Rivaliteti mes kultivuesve të hashashit në malësinë e Dukagjinit është i madh dhe spastron fushën e lojës, po aq sa aksionet e policisë lokale. Megjithatë, një pjesë e madhe e kultivuesve ia kanë dalë të shpëtojnë parcelat me hashash dhe të mos përfundojnë në prangat e policisë.

Kultivuesi i hashashit i tha BIRN se disa banorë janë të lidhur me policinë në nivele të ndryshme, duke ndarë fitimin dhe garantuar hedhjen e prodhimit në treg. Ai tregon se këta njerëz punojnë larg prej zonave ku bëhen aksionet e policisë dhe vetëm në raste shumë të rralla janë goditur.

“Unë kam punuar i vetëm, por kunati im ka punuar prej vitesh sipas kësaj skeme. Kuptohet që fitimi është më i pakët, por më i sigurtë,” thotë ai.

Zyrtarë të Policisë së Shkodrës, të kontaktuar nga BIRN mohojnë që të ketë policë të lidhur me grupet e kultivimit të hashashit në zonën e Dukagjinit. Ata thonë se vetëm gjatë muajit maj kanë shkatërruar dhjetra parcela në fshatrat Mazrek, Shllak, Pult apo Shosh dhe se e gjithë zona është nën monitorimin e rreptë të tyre.

“Nuk kemi evidentuar asnjë rast të përfshirjes së punonjësve të policisë në këtë aktivitet të paligjshëm. Nuk kemi marrë asnjë informacion për këto dyshime,” tha një zëdhënës i policisë.

3

Megjithatë, policia e Shkodrës është e ndërgjegjshme se beteja me kultivuesit e hashashit do të vazhdojë për shumë gjatë. Banorët e zonës së thellë të Dukagjinit kanë mbijetuar për vite të tëra falë tregtisë së hashashit. Për forcë zakoni, apo edhe për shkak se largësia nga zonat e banuara i favorizon, ata vazhdojnë të sfidojnë forcat e rendit duke gjetur mënyra nga më të ndryshmet për kultivimin e hashashit.

Një zyrtar i policisë i tha BIRN në kushtet e anonimatit se operacionet kanë qenë të vazhdueshme, por ata hasin sërish sasi të konsiderueshme hashashi në territor. Ai tregon se vetëm gjatë vitit 2014, u gjetën 3 punishte për tharjen e bimës narkotike dhe prodhimin e hashashit në zonë.

“Këto investime tregojnë për praninë e krimit të organizuar në kultivimin e hashashit,” i tha zyrtari BIRN.

Në gusht të vitit 2014, forcat e policisë asgjësuan më shumë se 130 mijë bimë kanabis sativa në fshatrat e Dukagjinit dhe arrestuan një numër të madh personash si të përfshirë në këtë aktivitet. Forcat e policisë u pritën me breshëri plumbash dhe rezistencë nga banorët e zonës.

“Operacioni i vjetshëm ishte më i madhi, megjithëse për ne, kjo është një betejë e përhershme,” tha zyrtari i Policisë.

145

Kultivuesi i hashashit i tha BIRN se ishte përfshirë në këtë aktivitet 10 vite më parë, kur u kthye nga Greqia dhe se e ka të vështirë të heqë dorë. Ai tregon se në Greqi kishte mësuar si kultivohej hashashi, ndërsa në rrugën e kthimin kishte marrë 250 gram farë për ta mbjellë në Shqipëri.

“Me fitimet e vitit të parë u shpërngula në rrethinat e Shkodrës, në mënyrë që fëmijët të shkolloheshin rregullisht. Katër vitet e tjera, kam fituar, por edhe kam dalë i humbur nga aksionet e policisë,” thotë ai.

Pas daljes nga burgu, 41 vjeçari i ka gjetur parcelat e hapura prej tij të zëna nga të tjerët, ndërsa sezoni kishte kaluar. Megjithatë, rreziku i një dënimi më të madh nuk e ka trembur të heqë dorë nga kjo punë.

“Duhet nisur gjithçka nga e para. Që nga gjetja e tokës dhe shpyllëzimi i saj, e kjo bëhet në vjeshtë,” thotë ai.

“Këtë vit është e sigurtë që mbeta jashtë. Vitin tjetër të shohim,” përfundon kultivuesi i hashashit / BIRN – Titulli dhe fotot DITA

Anila Dushi June 28, 2015 10:29
Komento

12 Komente

  1. artur August 23, 13:11

    e ka mbushur Shqiperine me “Lazo” Sali zgjyra.
    Sperma e beogradit atdhe konsideron Serbine dhe jo Shqiperine ndaj eshte katandisur keshtu ky vend.

    Reply to this comment
    • gani usa June 28, 12:20

      drejte.
      ky kultivues nese lexohet me vemendje diku pohon se me leket e hashashit ka shollur femijet ne Shoder.
      Salinjte e politikes nuk i kane dhene asnje mundesi tjeter ketij njeriu.
      Ndaj gjendet nje lloj justifikimi per keta
      Sepse njeriu normal pyet: Me cfare do jetojne keta njerez? Si u eshte gjendur shteti przne? Cfare alternative u ka dhene?

      Reply to this comment
  2. cesare mori August 23, 14:09

    Urimet dhe falenderimet me te mira Policise se Shtetit dhe drejtuesve te tyre trima per kete pune fisnike dhe sakrifice heroike. Po ja ndryshoni faqen dhe te ardhmen vendit dhe kombit. Alleas Jacta Est. Drejt Bashkimt Evropian.

    Reply to this comment
  3. bt August 23, 14:23

    Drogacet e trafikantet kriminele te lendes vdekjeprurese jane trimeruar kudo sepse ende drejtesia mbetet e kapur si me pare dhe nuk vepron.
    Edhe ne rastin e Dukagjin po perseritet nje per nje historia e Lazaratit.A nuk ishte kthyer ai fshat ne nje mbreteri me vete ku nuk hynte ligji,ku shtihej mbi policine dhe helikopteret e saj,bile edhe ata italiane?U be gjithe ai aksion i madh policor ne Lazarat.
    U kapen nja dy trafikante e te tjeret u lane gjurmet policise dhe drejtesise por ujqerit nuk u kapen, i ngriten gjetke strofullat e tyre te krimit.
    Dhe vrane ibrahimin

    Reply to this comment
  4. mir August 23, 14:52

    viva albania verde……

    Reply to this comment
  5. emigranti August 23, 16:44

    Enveri kishte spiun vullnetar ne cdo fshat qe ishin anetaret e partise, te rinise te gruas plus atyre qe kishte sigurimi e policia , te cilet kishin detyre statuore te informonin per cdo gje.Ndersa tani kjo ceshtje nga morale u be biznes. Shteti eshte i fort, ka pare edhe per spiunet.Keshtu eshte zgjidhur ky problem.Hidhu, do pare, kallzo kush qelloi ti marrish

    Reply to this comment
  6. ardi-mamurrzaku August 23, 19:54

    C’fare po ben drejtesia?

    Duket eshte bere ligj e sundon ajo qe thuhet gjate gjithe ketyre viteve ne Shqiperi “Ngjarja,skandali,qameti vazhdojne te degjohen e per to te behet zhurme deri 3 dite ne Shqiperi dhe harrohen dhe vec kur plas nje tjeter,kalojne tri dite dhe e bejne te harrohet!!!”…

    Drejtesia e kapur nga maskarenjte e rrufianet politike dhe kriminelet trafikante,ben edhe ajo ate “punen” e saj si me pare,mban heshtje ose i leshon kriminelet e fajtoret dhe vete shkon me pushime jasht shtetit!!

    Reply to this comment
  7. Mit'hat Fagu August 24, 00:00

    Lajm i gèzueshèm!
    Policia e Shteti (mè ja lumça!) mbas Lazaratit qè qe bèrè legjenda e krimit tè droges (dhe gangrenè), policia ju fut Dukagjiit, qe na paska mijra hektarè tè mbjellura e as kush nuk ka folur nje fjalè asnjè herè pèr kètè zonè, sikur nuk banonte kush atje…..dhe KRIMI ka guxim tè qèlloj me armè, (kush i nxit ata?); ç’ poshtèrsira i kane bere popullit dhe vendit! Ku ishte katandis shteti….
    Falenderoj dhe pèrgèzoj Policin e Shteti dhe Ministrin Saimir Tahiri per GUXIMIN dhe kembènguljen pèr tè bèrè SHTETIN E LIGJIT dhe jo shtetin e krimit! Ju lumtye!
    Mit’hat Fagu

    Reply to this comment
  8. votuesi August 24, 02:05

    Kur sheh fotot qe policet mbajne ne duar kosa per te prere rrenjet e hashashit te vjen vertet keq per ta,

    Mos i ktheni policet ne kooperativista te kohes se Dulles.

    Reply to this comment
  9. predatir June 28, 12:24

    Vertet rrenqethesh qe mendon dhe shikon qe i gjithe territori shqiptar qenka bere jeshil nga bima e hashashit dhe droges,dhe te ben te mendosh qe
    po te ishte nje pjese e vogel edhe tolerohej por ne gjysmen e arave te territorit te mbillet me bime narkotike faji eshte jo i popullit por i qeveritareve qe kete popull e cuan ne mjerim sa te arrije qe ne vend te rrushit dhe te agrumeve ta mbjelle me droge,

    Reply to this comment
  10. Arben June 28, 15:58

    DO TE PUBLIKKOJ NJE FOTOREPORTAZH ME NJE KULTIVUES DROGE QE PUNON SI KRYETAR I BASHKISE KAVAJE DHE NJE TJETER KRIMINEL NE KRYE TE BASHKISE KRUJE.

    RROFTE RILINDJA E KRIMIT.

    Reply to this comment
  11. Mark uk June 28, 16:56

    fuga: Per njat pune paguhet.Si do qoft ju lumt!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*