Duke dëgjuar një bisedë absurde

Bedri Islami February 10, 2015 19:38

Duke dëgjuar një bisedë absurde

Duke dëgjuar bisedën absurde, nëse do të duhej të ishte poeti i njohur Visar Zhiti ambasadori i shtetit tonë në Vatikan, pohimet pro e kundër, e më pas, si rrallë herë dakordësinë e tri palëve në parlament pro emërimit të tij, ndërhyrjen e presidentit me kash e lashën “më kanë pyetur , nuk më kanë pyetur, janë konsultuar e nuk janë konsultuar”, më është kujtuar një ngjarje e shumë e shumë viteve më parë, në qytetin tim të lindjes, në Shkodër.

Aso kohe ishte një klub rinor, i quajtur “Heronjtë e Vigut”, i cili pasi ishte spostuar nga një ndërtesë në qendër të qytetit, ku do të ngrihej më pas i vetmi muze ateist në botë, si për të dashur të vijonte me këtë linjë, ishte vendosur aty ku kishte qenë më parë Kisha e Murgeshave. ishte një rruginë e ngushtë, bri së cilës jetonte edhe drejtori i klubit rinor, Ferdinand Bushati, shkurt Nardi, njeriu të cilit i kanë borxh shumë nga emrat më të njohur të skenës shqiptare me një fillesë nga Shkodra.

Klubi, mes të tjerave, çdo vit botonte një almanak letrar, me përmbledhje poezie dhe proze nga gjimnazistët, studentët, përgjithësisht të rinjtë dhe aty kanë botuar krijimet e tyre të para shumë poetë të njohur më pas, mes të cilëve edhe Petrit Ruka, Alfred Çapaliku, Vasil Tabaku,Skender Temali, e mjaft të tjerë.

Një vit almanaku nuk doli në qarkullim, E dija se ishte botuar, edhe unë vetë kisha dërguar disa poezi dhe isha kureshtar t’i shihja të botuara. Ishte një ritual i përvitshëm i një libri që redaktohej nga profesor Hasan Lekaj, me atë pasionin e veçantë të tij.

E kështu, duke dashur të di fatin e poezive trokita tek miku im Ferdinand Bushati.

Më tha të shkoja me të. U ulëm nëpër shkallët e drunjta, disi të rrëpirta, kaluam skenën e sallës së shfaqjeve, ecëm edhe pak dhe u futëm në magazinën e klubit. Në mesin e asaj hapësire të madhe, mbi një tavolinë të gjatë, ishin renditur qindra libra, të shtypur dhe të pashpërndarë.

E pyeta për shkakun. Ai mori në dorë një libër, e hapi ngadalë, dhe diku nga mesi më tregoi disa poezi nën emrin e Visar Zhitit, i cili kishte qenë student në Universitetin e Shkodrës. Po i lexoja ngadalë, ishin tepër njerëzore, kishin në vete disi që i ngjante pak a shumë atij përdëllimit njerëzor që të afron prania e mistershme e Zotit, dhe aty ku ishin, në atë hapësirë të kishës së dikurshme, ata dukeshin më mirë se kudo tjetër. Nuk kishte kumbim kambanash, ishin tjetërsoj soj, malli dhe ëndrra ishin të bashkuara në një faqe libri për të shkuar më tej në një faqe tjetër dhe, sado që nuk e kisha njohur kurrë, e edhe më pas, deri tani, nuk do e takoja, isha i mrekulluar nga vargjet e tij. por nuk e kuptoja shkakun përse ato qindra libra ishin të mbyllura në atë hapësirë, kur, për më tepër në ato poezi ishte njerëzorja dhe malli, si një përkushtim i kahershëm drejt njerëzve.

Nard Bushati më tregoi shkurt se disa kohë më parë, papritmas dhe askush nuk e dinte shkakun, ky djalë i ri, Visar Zhiti, ishte arrestuar për agjitacion e propagandë dhe ishte dënuar me shumë vite burgim. Askush nuk e dinte më se ku ishte, në cilin burg kishte përfunduar dhe se cili do të ishte vazhdimi i jetës së tij. Dihej vetëm se ai ishte njëri nga të ndaluarit dhe si i tillë ai kishte bërë që shteti të ndalonte edhe librat ku ishte emri i tij. Ishte bërë një emër i ndaluar, bile më shumë se kaq, ishte bërë një emër i dënuar.

Nuk e di fatin e mëtejshëm të atij libri me përmbledhje poezish, por jam i bindur se ka përfunduar aty ku ishte përmbyllja e shumë të tjerëve. Ishte asgjësuar, e përsëri poeti mbijetoi, edhe pse pash më pash i ra ferrit.

Nga ato vargje, edhe sot mbaj mend një poezi, në të vërtetë poezi dashurie, ku si lejtmotiv ishte dy vargëshi, “dhe ka të ngjarë që unë dhe ti, me një valixhe të udhëtojmë”.

Më është rikujtuar ky dyvargësh pikërisht atëherë ku si nëpër mjegull, tepër e pabesueshme, u përhap mendimi se Kisha Katolike në Shqipëri kishte kundërshtuar propozimin për emërimin e tij si ambasador në shtetin e Vatikanit.

Më është kujtuar sepse Visar Zhiti është në ato njerëz, përmes së cilit, si në një valixhe të përbashkët, mund të barten vlerat e civilizimit, cilido qoftë ai, kristian, islam, budist apo edhe i atyre njerëzve që e kanë ndarë mendjen të mos besojnë në asnjë Zot.

Ende sot kam ne sy pamjen e atyre librave, mbyllur në hapësirat e një kishe, që ishte kthyer në një sallë rinore, dhe që, për të bërë të mundur rikthimin e saj në identitet, ky poeti, atëherë djal i ri, dhe sigurisht i dashuruar me jetën, kishte dhënë disa nga vitet më të vyera të rinisë së tij.

Bedri Islami February 10, 2015 19:38
Komento

9 Komente

  1. A/ USA February 10, 20:06

    Ne fillimet e demokracise isha kthyer nga nje qytet i jugut ku punoja si inxhinier nendetesesh ne vendlindjen time qytetin e Lushnjes. Ne disa rrethana qe nuk imbaj mend mire, mu krijua rasti te beja nje vizite ne shtepine e Visarit. Ka kaluar shume kohe qe atehere dhe cka ka ngelur ne kujtesen time ishte numri dukshem shume i madh i librave per ate shtepi te vogel pallati dhe nje apo dy libra (nuk e mbaj mend sakte) dhurate e Nene Terezes shoqeruar me nje autograf shume te ngrohte personal per Visarin. Mu kujtua kjo histori gjate zhurmes qe u be kohet e fundit per Visarin me rastin e perzgjedhjes se tij si ambasador ne Vatikan dhe doja ta ndaja kete kujtim te vogel me lexuesit e gazetes Dita

    Reply to this comment
  2. Desert rose February 10, 21:38

    e pra Bedri ,
    asgje nuk ka ndryshuar .
    i mbyllen librat , e syrgjynosen ,i moren rinine
    At ZEF PELLUMBI ,do kishte disa rreshta te vecante per Visarin …por kjo nuk u gelltit nga komunisti i djathte ,mender shoku Sali .
    Kurre nuk e deshi respektin qe ai te impononte ,e urrente kete gje .Ka nje paranoje te vecante kur i del perpara dikush qe ka pak fjale dhe shume vepra .
    ka nje paranoje te vecante kur gjen dike perpara qe nuk ka duartrokitur partine paraardhese te Saliut .ka paranoje te gjithe ata qe nuk u ngjiten varkave dhe nuk u ngrohen oxhakeve te Ilirit .
    dikur kam asistuar ne nje debat me te .Nje i vjeter po i ulerinte ne fytyre : A kane me shume merita te tjeret?
    A ke frike ,a nuk ke turp qe rri atje si hije e tyre ?
    Ai me ate pamjen e dikujt qe ishte ne udhetim ne bote te tjera [kur i hapa deren pata pershtypjen se ishte i lene nga mendja] tha
    Keshtu duhet te jete , jemi ajo hija e tyre , pjesa e erret qe i tmerron
    me vone mora vesh qe i lenuri ishte VISAR ZHITI
    kane frike nga Visari , eshte ana e tyre e erret qe e refuzon .
    Saliut i kujtohet qe donte te behej poet dikur ,por partia dhe varka e beri doktor dhe sekretar , i kujtohet dora qe nuk lante kur takonte udheheqesit
    Bujarit i kujtohet mbiemri , i kujtohet busti qe e ruajti deri ne minuten e fundit .
    Ata nuk e refuzojne ,aspak eshte e vertete qe vendosen dakort te gjithe per emrin e tij
    Ata ulun kokat para VISAR ZHITIT !

    Reply to this comment
  3. Sami February 10, 23:21

    E lexova ne gazeta se cfare do beje Visar Zhiti kur te jete ambasador ne Vatikan: Do perpiqet qe ne Vatikan te vendoset statuja e Nene Terezes si dhe statuja e Gjergj Fishtes. Gjithashtu tha se detyra e ambasadorit ne Vatikan ishte nje detyre shpirterore qe lidhej me zotin , besimin dhe atin e shenjte. Ky vend i quajtur Shqiperi, me nje qeveri karagjoze, ka edhe nje opinion publik karagjoz.Ky vend eshte larg se qeni nje shtet ne kuptimin e drejtperdrejte te fjales, perderisa ambasadoret i zgjedh jo nga merita dhe pergatitja diplomatike, por nga meshira sepse ka bere vite burg dhe iu vra djali i vetem ne nje aksident (Fatkeqesi e rende qe mos i ndodhte as hasmit !) Por mor popull shqiptar, detyra e ambasadorit nuk eshte shpirterore , por shteterore dhe as misioni i ambasadorit nuk eshte vendosja e busteve te nenes se shenjte Tereze dhe Poetit Gjerg Fishta qe e nisi jeten si demokrat dhe e perfundoi si fashist, qe shkroi si patriot dhe vdiq si tradhtar.
    Por Visar Zhiti si ambasador nuk do jete gje tjeter vecse nje mjeran ne koridoret e Vatikanit. Nje poet gjysme i lajthitur qe do rrije te shikoje pikturat murale dhe librat e vjeter dhe nuk do t’i sjelle asnje te mire vendit dhe taksapaguesve te tij, nga taksat e te cileve do barre rrogen. Po kujt t’i flasesh !?

    Reply to this comment
    • Salver Magjari February 10, 23:54

      Sami, ku e gjen frymezimin te shpifesh per At Gjergj Fishten, kete gjigand te letrave Shqip, kandidati i pare Shqiptar per çmimin Nobel!

      Je injorant, apo ben injorantin?! Mos je gje pasues i atyre qe ia nxoren eshtrat nga varri dhe ia hodhen ne lumin Drin???

      Reply to this comment
      • Desert rose February 11, 01:25

        @ Saimiu
        ke ngelur ne peme qysh i vogel kur imitoje majmunin
        apo shkruan direkt nga zyrat e SHQUPIT ?
        fatkeqesi ngelen te dyja ,kjo e fundit e pasherueshme

        ke filluar me diturine e madhe qe ke ,ku thua se e paske lexuar ne gazete se cfare do bej Visari [do kesh lexuar ate gazeten qe per pak beri nje incident diplomatik ,gazeten Frangaj ]
        dhe me nje te lexuar ne gazete ,gjykove qeverine karagjoze ,publikun shqiptar karagjoz , Fishten fashist ?
        eshte fatkeqesi qe flet gjuhen e Fishtes
        para se te lexoje gazeten ,do kishe bere mire te lexoje ndonje liber te Visarit .Aty do kuptoje se me ke kishe te beje .
        Ka qene Atashe kulturor ne Rome ,kaq duhet te te mjaftoje qe te kuptosh pregatitjen diplomatike
        Meshire duhet te kesh per veten , ti je ende ne burgun mendor
        dhe je shume rende ,nuk besoj se do dalesh .
        Cfare ka te keqe te ngrihen statujat e atyre pak krenarive qe na identifikojne neper bote si autokton dhe si human ??
        Qenke dhe preokupuar qe nuk do sjelli asgje ,do shikoj libra e piktura …por te siguroj qe eshte me mire se ato dipllomatet e shopingut te vibratoreve me taksat e shqiptareve
        Prandaj Saimiu ,mos u ngut ,rri rehat e mos ha m…
        do e gjykojme kur te jete atje
        tani per tani jeni ju ne bangen e te akuzuareve …
        ti dhe ai Bujari pa mustaqe dhe pa testikuj
        jeni ju qe i rendoni buxhetit duke e bere kete shtet te duket si republike majmunesh .
        mos na repliko me ….hap ndonje liber te Visarit , te keshilloj
        ” Hedh nje kafke te kembet tuaja ”
        i ka shkruar ne burg ,dhe ndoshta kupton qe je ti per tu meshiruar

        Reply to this comment
  4. shqip hesapi February 11, 04:56

    Une mendoj qe Saliu te shkoje ambasdor ne Vatikan,po nuk deshi futeni ne burg per pordhosje te detyres se shtetit.

    Reply to this comment
  5. Ben February 11, 05:51

    E dhimbshme te konsiderosh faktin se Bujar Nishani ka power te vendos veton per emerimin e Visar Zhitit.
    Bujari president duhet te perkulet fort perpara statujes se Visarit dhe te studioje dhe te mesoj cdo ide qe vjen nga ai.

    Albanians give power to the people that have chosen and elected Bujarin as president so he can decide for Visarin as ambassador instead electing Visarin as President to make Bujarin understand about values and.civilization,

    Now go ahead and elect Ristanin so he can decide for Kadaren

    Reply to this comment
  6. komunisti February 12, 09:40

    Jashte kesaj teme por qe ka lidhje me ceshtjen kombetare…dua t\’i bej nje pyetje dhe njekohesisht te japin edhe pergjigje…..z.B.Nishani dhe Saliserb antishqiptari,qe jane te barabarte ne tradhetine kombetare…

    Kam lexuar qe…..de jura dhe de fakto kane firmosur,po po kane firmosur shkresen ligjore nga Ish/kryeministri sali dhe nga ky palo president=antikombetare…..shitjen e vendit,Shqiperise tek Ruso-Serbo-Greku…e qe CIA ( si karton prej letre ) e zbuloj me vonese…pas 23 qershorit 2013,

    Te japin pergjigje popullit per kete krim e tradheti se duke qene me petkun e shtetit dhe pushtetit ,horrojne apo kujtojne se mund te bejne cfare te dojne…

    Ne se kjo qendron,kerkoj arrestimin e Sali Ram Berishes dhe Bujar Nishanit me objekt padie
    TRADHETI TE MADHE KOMBETARE…..verifikoni e thojani populliut hapur….
    Populli eshte i ditur dhe ka shume intuite me 23 qershor 2013 pushkatoj me vote tradhetaret me te medhej te ketij kombi….Sali serb antishqiptarin dhe Bujar Nishanlliun e pazareve te diktuara nga ushtria agjenturore e SHQUPIT…ja sot vendosin tritola…dhe sot bejne lulkat e vraseseve e hajnise greve..e popul;li pa autobuz…edhe po cka se kan shitur abone mujore 1200 leke/te reja per cdo muaj,shitur neper autobuza popullit…dhe nuk i sherbejne…e kjo organizohet nga sali luli…me rrit cmimin e biletes se autobuzit ,edhe pse eshte ulur 20% cmimi i karburantit….ta lexoje kete nje prokuror me kurs 6/mujor qe duhet te arrestohert A.Llalla….e pyes A ka pranga per Saliun e lulken…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*