Duke pritur Moikomin

September 10, 2019 10:31

Duke pritur Moikomin

I dashur mik Moikom,

Pres çdo ditë me shpresë dhe besim që ndriçimi i syve të tu të zinj të forcohet, zëri yt të bëhet më kumbues, fjala jote e mençur më pak e lodhur. Pres me padurim dhe besim të patundur dita-ditës që koka jote e bukur, e mbushur plot me dije poliedrike, me mendime të vyera, me ide të thella e talent të rrallë të ngrihet nga jastëku. Pres që të dëgjoj rrahjen e zemrës tënde të madhe e bujare kur të ngrihesh nga krevati dhe të më lejosh të të përqafoj për të shuar mallin e këtyre javëve të gjata që na ke munguar. Pres, ne të gjithë presim që të dëgjojmë hapin tënd të rëndë e pak të nxituar kur vjen në takimin që kemi lënë…. Presim të kthehesh sa më shpejt në gjirin tonë, ne, miqtë e tu. Jemi shumë ata që presim, që të duam dhe, më beso, që kemi shumë nevojë për ty. Sigurisht, në radhë të parë ka nevojë për ty familja që të rri natë e ditë te koka, djali Epidamni, vajza jote e talentuar…; kanë nevojë të gjithë të afërmit…; por shkallë-shkallë nevoja për fjalën tënde, për mendimet e tua erudite, të urta, frymëzuese vjen deri tek ne, miqtë e tu.

Të duam dhe të çmojmë shumë sepse ke virtyte e cilësi të rralla. Para së gjithash sepse je NJERI i vërtetë që rrezaton bujari, modesti, mirënjohje e ndershmëri. Je “bletë punëtore e palodhur” që çdo ditë prodhon mjaltë qelibar, krijon vlera që ushqejnë shpirtin, ndriçojnë mendje e kënaqin zemra. Je një gurrë e pashterrun prej kah buron si ujë i kristaltë talenti yt i jashtëzakonshëm.

Uroj me gjithë zemër që ta marrësh veten sa më shpejt. Kam besim në kurajën dhe staminën tënde të rrallë.

Unë po pres me padurim ditën që të ulem te tavolina e madhe aty në verandën e “Trëndafilit të Bardhë” dhe të pres për të pirë kafe. Te pres pa u mërzitur aspak që të vish sado i vonuar që ta pimë kafen bashkë. Kam shumë gjëra për të biseduar me ty. Qoftë sa më e afërt kjo ditë!

Si gjithnjë, mirutakofshim te “Trëndafili i Bardhë”.

Të përqafoj,

Prof.Dr.(Emeritus) Refik Kadija

September 10, 2019 10:31
Komento

3 Komente

  1. Arberor Epiroti September 10, 11:42

    I urojme sherim te shpejte, te kete durim dhe forca per kunder semundjes.
    Edhe para disa ditesh lexova nje shkrim te tille, te perafert dhe ndofta e kam gabim, por e shoh te drejte te pyes keta shkrues, perse i bejne keto shkrime per te treguar se dine te shkruajne, apo per te ngritur moralin e mikut tone te dashur Moikom? Zoterinj, nese kemi mundesi le ti drejtohemi institucioneve shteterore per te bere te mundur kurimin e tij me shpenzimet e shtetit. Vete z. Moikom dy dite me pare shkruarntre: “i harruar nga politika”. Do te shtoj ne thirrjen e tij se eshte i harruar nga shteti sepse politika ka hallet e veta. Institucionet shteterore le te nderhyjne urgjentisht ne plotesimin e nevojave shendetesore te prof. Moikomit.
    Arber Epiroti

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D.(Dh Xh) September 10, 13:59

    Nuk ju kuptoj; pse me bllokoni komentet..NJERZORE…?!
    Dh Xh “Guri Naimit” D.

    Reply to this comment
  3. Pellazgos September 10, 21:07

    Uroj sherim te shpejte zotit Moikom.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*