Dule akuzon Ramën: Do t’i dhurojë Himarën mikut të tij deputet

July 31, 2014 14:45

Dule akuzon Ramën: Do t’i dhurojë Himarën mikut të tij deputet

Në Kuvend vijojnë diskutimet rreth reformës territoriale. Lidhur me këtë të fundit janë dorëzuar 3 amendamente: njëri i deputetit të PS-së Andrea Marto dhe tjetri i PDIU dhe një tjetër nga Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-së.  Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, akuzoi kryeministrin se nëpërmes ndarjes së re territoriale do t’i bëjë dhuratë Himarën një mikut të tij deputet.

“Në Himarë për këdo që shkon të vret syrin nga ana qytetare disa ndërtime monstruoze. Investitori i atyre ndërtimeve ka emër dhe mbiemër dhe fatkeqësisht është këtu mes nesh. Pikërisht ai njeri i cili rastis të jetë njeri i afërt i Kryeministrit kërkon dhuratë zonën e Himarës. Ashtu siç i ka nxjerrë sytë deri më sot të heqë dhe vetullat dhe ta shkatërrojë atë në tërësi dhe më vjen çudi se si kryeministri pranon t’u bëjë miqve dhe shokëve dhuratë si çiflig një zonë të tërë dhe dëshiroj ta garantoj se ai ka një rrënjë prej aty se qehajallarë himariotët nuk bëhen. Aty do jemi, aty do ndahemi me referendumin konform ligjit dhe Kushtetutës së Republikës . Është ai populli sovran që me referendum do të thotë fjalën e vet”, tha Dule.

July 31, 2014 14:45
Komento

4 Komente

  1. qifja July 31, 14:56

    po cfare,… ka dule., more se ka kuptuar qe parlamenti eshte shqipetar dhe jo grek.
    mire thoshte i madhi ndjese paste z.godo. jane sahanlepires te grekut. ketu kane trupin andeja kane zemren dhe shpirtin. yt….yt..

    Reply to this comment
  2. Voriopidi. July 31, 15:43

    Nga Saranda per ne Lukove, rruga te con neper Shen Vasil. Eshte nje nga ato qendrat e fshatrave te zakonshme shqiptare ku ,,,,burrat nene hije rrijne e kuvendojne,,pika qe su bie se nga grate rrojne.
    Rrijne e “kuvendojne” si ata jetimet e lene rruges pa kujdesin e atyre qe ishin te detyruar me ligj, ti jepnin jetes se tyre nje gjalleri te nevojshme per te mbijetuar.
    Te vjen per te qeshur dhe per te ulurire, kur sheh se cilet “perfaqesues” te ketyre komuniteteve, bejne trimin para kamerave televizive,,,njeri per te gjetur Greqine dhe tjetri laberine.
    Fshatrat e jugut dhe veriut nuk kane nevoje per dizanterine orale te njerezve si Dulet dhe Kokedhimat. Ata kane nevoje per shtetin dhe pranine e tij, per politikat e tij strukturore, per ndihmat aq te nevojshme ne fushen e bujqesise. Kjo eshte politika e nje shteti te pergjegjshem qe sheh si mision, forcimin e identitetit kombetar dhe prosperioritetin ekonomik te qytetareve te tij.
    Nese ky shtet nuk egziston,,,atehere nuk na duhen as Dulet dhe as Kokedhimat sepse e paska marre therra uraten. Ne nje situate te tille, ceshtja e perkatesise kombetare kthehet ne nje ankand, ku ai qe paguan me shume, ka edhe “komunitetin” me te madh ne vend.
    Per momentin, na ka ngelur vetem ti gezohemi faktit qe Kina nuk u ofron pensione, fjala vjen zonave te veriut, sepse pa pritur e pakujtuar do kishim ne Shqiperi edhe nje “pakice kineze” qe ka perfaqesuesit e saj ne kuvendin e shqiptareve.
    Dalja ne skene e Duleve,Bazeve dhe Kokedhimave,,,le te trajtohet si humor folklorik per mbushjen e dites me “lajme”. Keshtu ndodh rendom, kur shteti qe duhet te kishte nje pozicion vital ne kete teme, i ngjan me teper nje gomari te ngordhur sesa nje kali hipizmi.
    Eshte koha e palacove, kjo qe perjetojme sot ne Shqiperi.!!!

    Reply to this comment
  3. mir July 31, 18:37

    ke sum te drejte o sqipetar i kuluar.

    Reply to this comment
  4. malo July 31, 21:04

    Dule ja bene shume mire Edi Rames qe ne menyre te kundraligjeshme e ka nxjerre kete sherbetor te grekut deputet. Aq me teper qe ne menyre hipokrite e ka zgjedhur e n/kryetar te Kuvendit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*