Dule: Ftesa nga të dyja partitë e mëdha, FRD është parti serioze

Redaksia Online April 6, 2013 08:22

Dule: Ftesa nga të dyja partitë e mëdha, FRD është parti serioze

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, shprehet se ka marrë ftesë nga të dy partitë e mëdha dhe së shpejti do të bëjë të ditur edhe anën se ku do të pozicionohet. “PBDNJ ka marrë ftesa nga të 2 kampet e mëdha politike. Është ajo e cila diskuton në strukturat e veta, shikon se ku janë hapësirat më të mëdha sintezash qëndrime politike, ku përputhen në nivel më të lartë sistemi i vlerave dhe parimeve karakteristike të PBDNJ. Së shpejti do të jemi në pozitat që t’i komunikojmë opinionit publik edhe qëndrimin tonë përfundimtar”, tha Dule.

Dule vlerësoi në mënyrë të veçantë Frymën e Re Demokratike dhe ofertën e ardhur prej saj.

“FRD është një forcë politike e krijuar rishtazi dhe që demonstron përgjegjësi, seriozitet, ka një lidership me të vërtetë thellësisht të interesuar për fatet evropiane të vendit dhe çdo zë që vjen nga ajo forcë politike është për t’u dëgjuar pavarësisht nëse je në kushte bashkëpunimi apo oponence partiake me të,” tha Dule.

 

Redaksia Online April 6, 2013 08:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*