Dule në Greqi, në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksisë

July 9, 2016 17:32

Dule në Greqi, në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksisë

Nga data 4 deri më 8 korrik zhvilloi punimet në Selanik të Greqisë seanca e 23-të plenare e Asamblesë Ndërparlamentare të Ortodoksisë.

Temë kryesore e punimeve të kësaj asambleje ishte ndryshimet themelore globale dhe perspektiva Kristiane Ortodokse.

Në kuadër të punimeve të asamblesë, në ambjentet e Muzeut të njohur të Kulturës Bizantine të Selanikut u çel dhe ekspozita me fotografi dhe gravura “Athos: Mali i Shenjtë”.

Në punimet e Asamblesë mori pjesë edhe kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule, i cili u zgjodh kryetar i Komisionit të përhershëm të të drejtave të njeriut.

Në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksisë përfaqësohen parlamentet e 29 vendeve të ndryshme të botës.

July 9, 2016 17:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*