Dule: S’jemi në negociata me PS, në zgjedhje mund të dalim vetëm

April 16, 2015 09:33

Dule: S’jemi në negociata me PS, në zgjedhje mund të dalim vetëm

Vangjel Dule ka thënë se partia e tij është në komunikim politik me PS-në.

Por, ai thotë se nuk ka negociata me PS-së dhe për këtë arsye, PBDNJ mund të dalë e vetme në zgjedhje.

“Duke qenë se jemi në komunikim poliitk, por jo në negociata me PS, po të kemi konvergim qëndrimesh, programesh apo parapëlqime kandidaturash, atëherë do kemi dhe një marrëveshje, përkundrazi do jemi të vetëm”, ka thënë Dule në një konferencë shtypi.

Ndërkohë, ai akuzoi PD-në e PS-në se po përdorin politikisht 90 Komisionet Zonale Zgjedhore.

“Dy partitë e mëdha me kompozimin e 90 KZAZ po hyjnë në betejën elektorale me 225 militantë më të flaktë të tyre në përbërje të këtyre komisioneve.

Këta militantë paguhen për një periudhë dy mujore nga paratë e taksapaguesve për të punuar për partitë politike, duke shkelur në mënyrë flagrante barazinë në zgjedhje”, tha Dule.

April 16, 2015 09:33
Komento

2 Komente

  1. loni April 16, 11:01

    Foli edhe dhjaku…

    Reply to this comment
  2. Sokoli April 16, 11:45

    keshtu tha dhe Mediu ,po pastaj tha se u mirkupruam do mburemi me veglat e tjetrit…….. Vazhdo Dule Vazhdo…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*