Duma: Landfilli, një ferr paligjshmërie; Bashkia e Tiranës: PD i përket të shkuarës

August 25, 2016 14:56

Duma: Landfilli, një ferr paligjshmërie; Bashkia e Tiranës: PD i përket të shkuarës

Bashkia e Tiranës ka hedhur poshtë akuzat Partisë Demokratike në lidhje me humbjen e jetës së një të riu ditë më parë në Landfillin e Sharrës për shkak të bashkisë.

Ne deklaratën për mediat, Bashkia e Tiranës, shprehet se “Ne jemi angazhuar për ta bërë qytetin më të jetueshëm për banorët e tij, por edhe për vizitorët dhe fale punës së saj, Tirana është një qytet më i pastër, me transport publik shumë më funksional, me çerdhe, kopshte dhe shkolla të rikonstruktuara, me rrugë dhe trotuare të ndriçuara, me sinjalistikë për drejtuesit e automjeteve, por edhe shumë më miqësore për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave, por, nga ana tjetër, çdo ditë përballemi me sulme politike që pengojnë punën në kryeqytet”.

Bashkia sqaron se “Disa javë më parë, një djalë i ri ka humbur jetën në fushën e grumbullimit të plehrave në Sharrë. Institucionet përgjegjëse kanë bërë shoqërimet e të implikuarve, janë duke hetuar dhe shpresojmë që e vërteta e kësaj ngjarje të trishtë të zbardhet sa më shpejtë. Një qytet me 1 milion banorë si Tirana, ka mbi 100 kontraktorë të shpërndarë nëpër të gjithë territorin në rrugë, në ujësjellësa, ndërtesa, ura, mbikalime, infrastrukturë arsimore, grumbullim mbetjesh, pastrim e shërbim. Teksa Bashkia vendos rregullat, çdo ofrues sherbimesh në qytet përgjigjet përpara ligjit për çdo shkelje të këtyre rregullave. Ndaj, Bashkia e Tiranës ka qenë dhe vazhdon të jetë në krah të institucioneve ligjzbatuese, duke ofruar të gjithë ndihmën për një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje e vënë përpara përgjegjësisë cilindo kontraktor që nuk ka respektuar këto rregulla”.

Bashkia e Tiranës deklaron se “Qytetarët e dinë mirë se Tirana ka humbur boll nga kjo forcë politike, e cila e la në një gjendje katastrofike. Sot Partia Demokratike i përket të shkuarës së Tiranës tone”.

Grida-Duma-14-prill-2016Partia Demokratike edhe sot ka ripërsëritur akuzat ndaj Bashkisë së Tiranës nëpërmjet Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ku pohon: “Dëgjojeni pak thirrjen publike të këtij që sot hesht, censuron mediat e që po bllokon zbardhjen e të vërtetës për aferën e madhe kriminale e korruptive të landfillit të Sharrës”.

“Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që sot e sigurojnë jetesën e tyre, duke ndërhyrë në koshat e bashkisë, që ta lënë atë punë të paligjshme, për të punësuar edhe 200 punonjës të tjerë, për ta çuar në 400. Ne mund të punësojmë pa fund njerëz që realisht duan të punojnë”.

August 25, 2016 14:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*