Duma: Pas 21 Qershorit do shpëtojmë qytetin, turizmin, plazhin

June 19, 2015 13:41

Duma: Pas 21 Qershorit do shpëtojmë qytetin, turizmin, plazhin

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin e saj me banorët e zonës së plazhit. Duma tha se pas 21 Qershorit do të shpëtohet qyteti, turizmi e plazhi nga pengmarrja dhe nuk do të lejojë që qytetarët të mos kenë plazh publik. Programi i bashkisë së Durrësit është programi i jetës qytetare, u shpreh Duma.

“Kemi shumë punë me turizmin, kemi shumë punë me produktin bujqësor që do ta sjellim këtu shumë më të lirë, kemi shumë punë me të gjitha hapësirat mes pallateve, kemi shumë punë për të hapur vende pune. Pas 21 Qershorit ka vetëm një mënyrë për t’u sjellë; të shpëtojmë qytetin, të shpëtojmë turizmin, të shpëtojmë plazhin nga banda e grabitësve. Të shpëtojmë qytetin, turizmin, plazhin nga bandat e tyre që mendon vetëm për betonizimin. Që thotë 8 vite dua të bëj pishinën dhe pas 8 vitesh çon betonieret e veta pët t’i hedhur beton pishinës publike. Duhet të shpëtojmë nga një alternativë që nuk është për qytetarët por është alternativë për të pestët dhe për këtë arsye kjo bashki ka përfunduar e varfër.

Para disa ditësh vendimi i ri i Këshillit Bashkiak ishte 80 % plazh privat dhe 20 % plazh publik. E kishte më përpara 60 % publik dhe 40 % privat dhe nuk kishte më asnjë vend publik. Nuk e dimë më se ku do e privatizojë se më duket do privatizojë edhe ajrin se nuk ka ngelur më për tu privatizuar. Ju siguroj që çdo pëllëmbë që ka ngelur e paprekur nga privati do ta bëjmë publike siç ju siguroj që plazhi nga Currilat në Porto Romano  do ta bëjmë që në vitin e parë dhe qytetarët dhe banorët e bashkisë së madhe të Durrësit do mund të shkojnë dhe të shijojnë detin pa kanalin, pa mushkonjat, pa pisllikun. Programi i madh i bashkisë së Durrësit është programi i jetës qytetare”, tha Duma.

June 19, 2015 13:41
Komento

2 Komente

  1. mesila June 19, 16:01

    shyqyr qe mbas 21 qershorit do na zhduket surrati i qelbet i ksaj gruas se mire.yyyt fare e keqe

    Reply to this comment
    • mumja June 19, 17:48

      grida duma do te shpotij pinguinet e antarktikes, ariun polar ne polin e veriut, peshqit e oqeaneve, tigrat e bardhe ne siberi, pandat ne kine dhe njerzit nga budallalliu i saj!! qytetaret do argetohen me grida dumen per sa kohe qe ajo do flasi por per sherbeterin e tyre do zgjedhin Vangjush Dakon!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*