Durim Bami lëshon ‘bombën’: Doshi më bleu një makinë luksi, më vuri të sajoj atentatin përpara një kamere

March 4, 2015 14:37

Durim Bami lëshon ‘bombën’: Doshi më bleu një makinë luksi, më vuri të sajoj atentatin përpara një kamere

Dje në një shkrim lajmëruam se atentati ndaj Tom Doshit po shkonte drejt një përfundimi të pakëndshëm për deputetin duke rrezikuar të kthehej në një flluskë sapuni.

Sot dëshmitari i supozuar si atentator i penduar i deputetit ka lëshuar “bombën” që hedh poshtë gjithçka të thënë këto ditë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Bami është shprehur se ai është paguar nga Doshi për të thënë para një kamere versionin se ishte kontraktuar për të eliminuar Doshin e Mhill Fufin, “me urdhër nga lart”.

Veç parave, Bami pretendon se Doshi e ka joshur edhe duke i blerë një automjet luksoz.

Po kështu, sipas tij, ka qenë Doshi që e ka çuar atë në zyrën e Ministrit të Brendshëm.

Bami ka deklaruar se në takimin me ministrin ka folur thuajse gjatë gjithë kohës vetëm deputeti Doshi.

Prokurori i çështjes, firmosi në mesditë urdhër-arrestin për Bamin, i ndaluar 2 ditë më parë ndërsa tentonte të largohej nga Shqipëria, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit drejt Malit të Zi.

Ndaj tij u ngrit akuzë për vrasjen e mbetur në tentativë të deputetit Tom Doshi.

tom dosh2

Lajmi i djeshem ne DITA:

Atentati, një histori e sajuar? Dyshimet e para të hetuesve: I arrestuari i videos së Doshit, konfuz dhe i trazuar

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, në një grup të përbashkët hetimor, kanë zhvilluar një hetim intensiv përgjatë ditës së sotme prej momentit të kapjes së Durim Bamit në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Bami po tentonte të largohej drejt Malit të Zi.

Sipas deklarimeve të deputetit Bami është paguar për ta vrarë atë, por i penduar i ka rrëfyer ligjvënësit gjithçka.

Bami është pikërisht personi për të cilin deputeti Doshi thotë se i ka bërë një video-rrëfim rreth 37 minutësh.

Burime të besueshme nga grupi hetimor thanë për “DITA” se nga hetimi i deritanishëm dhe marrja në pyetje e 36-vjeçarit,  ai është shfaqur shumë konfuz, kontradiktor dhe i shqetësuar.

Dëshmitë e para të Bamit, rrëfimet në video, krahasimi i të dhënave, vendit, kohës, personave kanë mospërputhje të dukshme.

I arrestuari ka dhënë versione kontradiktore mbi njohjet me ndërmjetësin dhe porositësin e pretenduar, vendet ku janë takuar, si janë dhënë paratë e supozuara, sa herë janë takuar dhe të tjera detaje.

Të njëjtat burime hetimore pohuan se ka informacione për njohje të mëparshme të deputetit Doshi me të shoqëruarin që pretendohet se do e vriste.

Sipas këtyre pohimeve paraprake rezultati i marrjes në pyetje po shkon drejt një “kallëzimi të rremë”, pra historie të sajuar

Bami është një person me të kaluar kriminale  si pengmarrje, armëmbajtje pa leje, i dyshuar për vrasje.

Një javë më parë iu vendos eksploziv në makinë në Fushë-Krujë, por nuk shpërtheu.

Gjithashtu dyshohet për atentatin me eksploziv mbrëmjen e së hënës po në këtë qytet, ndaj mjetit të një biznesmeni.

A do përfundojë deklarata e bujshme e Doshit në një flluskë sapuni? / DITA

March 4, 2015 14:37
Komento

58 Komente

  1. Pellumb zaimi. March 3, 17:38

    U mbars mali e polli një mi, Doshin dhe shokun Sali ! Tung!

    Reply to this comment
    • MARKO March 3, 19:07

      Gje a gjeze: U thote mesueja nxensve gjejeni? Mal andej, mal kende, shko nje be e fershelle.. kush eshte? Pordha- u pergjigj njeri prej tyre…Bravo i tha mesuesja…Po kjo e Tomes? Eshte pordhe pa ze.. por kush do e prese…presim pergjigje ne te ardhmen.

      Reply to this comment
      • Tarrasi March 3, 19:32

        Qe Toma genjente kjo dukej
        por edhe qe Rama dhe PS u sollen me te tamam bukeshkale derisa e cuan ne kete pike degradimi, kjo prape eshte nje e vertete e rende.

        Reply to this comment
      • bime gjr March 4, 16:47

        E si shpjegohet qe ju te Dites e shpallet qe dje kete?
        A shtite fall eee?
        Dicka bie ere ketu!!

        Reply to this comment
    • N.VJOSA March 4, 14:12

      D O S H I
      N A
      D O L I
      K
      O
      D
      O
      S
      H
      I
      ……!

      Reply to this comment
    • Dielli mbi Korab March 4, 14:14

      Kjo eshte pune drogmenesh.
      Prandaj thoshte Kokdhima duhet legalizu droga dhe e merrte Tomcakun per dore.

      Tomes duhet ti kerkohet te beje testin
      e DROGES.
      Ai mund te jete konsumues droge,
      Vetem nje drogaxhi jep te tilla deklerata konfuze,jo kunati i Berishes jo Meta,,,jo ky tha keshtu……dhe i ulun ne Parlament i tregonte Kryeministrit te Shqiperise dajakun.
      Jam i sigurt qe Toma merr kokain,shikonja hunden dhe syte.

      Reply to this comment
    • Tarrasi March 4, 15:42

      SHUME ZHURME PER ASGJE PER TE HEQUR VEMENDJEN NGA GRUPI I TRITOLIT QE U KAP NE TIRANE DHE FINANCOHEJ/DREJTOHEJ NGA PD DHE NJERZIT E SAJ.

      RREMUJE TE MADHE PERPARA ZGJEDHJEVE SEPSE PD ESHTE E HUMBUR
      UJKU PD-se HA KUR KA TYM ESHTE RREMUJE. EDHE VEDI TE SHKATARROHET NUK E VRET SHUME MENDJEN VETEM AI TE PASUROHET PA U TRAZUAR.

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 4, 15:43

      U mbars mali e polli një mi, Doshin dhe shokun Sali ! Tung!

      Reply to this comment
  2. glori March 3, 17:38

    Filluat dhe ju te mbroni njeriun me bllok.

    Reply to this comment
  3. lemi March 3, 17:41

    Me duket se jane lojrat qe benin etrit e tyre 45 vjte me rradhe zoti i frafte.

    Reply to this comment
  4. Labi Vlore March 3, 17:43

    E nderuar Gazeta Dita
    Per mendimin tim,Ceshtja eshte shume e thjeshte:
    Kerkohet te perseritet simetrikisht nepermjet nje Video-je ajo qe ndodhi me Videon Meta-Prifti.
    Kete radhe Meta te akuzohet si Kriminel dhe te shpertheje Revolta e Armatosur e Militanteve te PD-se qe po shohin se c’do dite e me shume se po ju afrohet burgu.Nuk mund te them se kush e ka organizuar gjithe kete skenar..Nese e ka organizuar vete Tom Doshi,apo ne Bashkpunim me Berishen??Aq me teper qe jemi afer zgjedhjeve Lokale.Interesi i SHQUP-it eshte qe te destabilizohet vendi.Kryekrimineli i Shpellave dhe Guvave te Tropojes kerkon lufte dhe eshte me shume i etur se kurre per gjak.Ka edhe Nishanin ne krahun e tij.

    Reply to this comment
    • LORA March 3, 18:11

      Ju lutem,Labi Vlore,mos harroni kontekstin kohor te perparimit te hetimeve te bandes se tritolit,,,,mendoj se te vertetat perveluese te ketij hetimi e kane hedhur havadan mortjemadhin brekedhjere me gjithe zhganin e llumit te integruar majtas-djathtas.Po jetojme mundesine e nje katarsisi te madh,ne nahijen e politikes.Duhet te jemi shume te vemendshem.
      C’pati blush-dalzotesi qe kerceu ne mbrojtje te ”projektit Doshi &co”???I pergjigjesh dot kesaj pyetjeje?

      Reply to this comment
      • Labi Vlore March 3, 18:30

        Po perpiqem te pergjigjem pyetjes tuaj.Beni(qe nuk ecen vet,pot me kembet dhe mendjen e Nano&Berishes)tashme ndihet i frikesuar.Ka frike se zberthehen skemat e projektuara ne tavoline prej shume vitesh. nga Nano&Berisha.Skeme ne te cilen,me sa duken Bathet,Blushi ka rol Kyc.Ky eshte opinioni im.

        Reply to this comment
      • Toni March 3, 18:35

        Lora kjo kema e doshit eshte per te larguar vemendjen nga plerat miqte e familjes flamur nokes ata qe vinin tritole qe jane arrestuar,pse tani kjo telenoleve tani qe vijne zgjedhet …

        Reply to this comment
    • Dori March 4, 10:24

      21 janari ndodhi prej Ilir Metes, dhe 21 janari mund ti ndodhi cdo qeverie qe mban ne gjirin e vet njeriun me te korruptuar ne Shqiperi ilir Meten

      Reply to this comment
      • i treti March 5, 02:13

        o doriiiiii ke perde ne syyyyyy.Jo cdo gje qe shikon hahet.O doriiiiii Meta e Verteta!!! dhe ne genjeshtrat na kane sunduar.prandaj thuhet te vrasim te verteten qe te jemi ne ,ta mbajme ne pushtetin jo Meta i qeti dhe njeriu qe eshte me prane popullit dhe qe i jep drejtim gjerave, AntiKriza politike eshte cilesuar nga nderkombetaret…jo per gje por ka edhe faktet te cilat flasin se u mbaron pune njerezve. Po ishalla te ha mortja o Do(shi)ri . Kete ka dashur populli ,genjeshtra, komplote, un jam me i mire se jam me i forte,kjo eshte e imja seshte e jotja,mosmarrveshje,konaket e gjithsejcilit.Po ha dori bajga ha se pa bajga te duket Meta i keq e hajdut.Ahhhhh!!!! Popull hesapi,turre……drush

        Reply to this comment
  5. shpatar March 3, 18:06

    Zogu i kuq ja zogu blu si me degjon .Te degjoje. Cpret .Nuk kemi me kohe . Kini te drejte por beni pak durim .Mire por mos harro tani eshte momenti .Me pas nuk na duhesh dhe e di mire se ku perfundon .Ju kuptova por dhe ju duhet te me kuptoni .Duhet dicka qe te tundi nga themelet politiken .Dakort .Do ta plas ate qe kam ne koke .Se si do dali nuk mbaje pergjegjsi. Ti beje tenden nga pas vijme ne .
    Keto lojra miq te dashur te gazetes Dita jane luajtur dhe luhen nga 91 e deri me sot .Dihet qarte se kush eshte dirigjenti i Radio Lojes ne Shqiperi .

    Reply to this comment
  6. Dardan March 3, 18:11

    Po kjo duket qe eshte teater per perfitime politike. Nese do ia kishin vene syrin me e heq qafe kete cubin e malsise, do e kishin zhduk pa nam e pa nishan si deputete te tjere, Xhindi, Olldashi, e tjere persona qe u vrane ne “gjueti me veten”. Ata qe akuzon ai nuk jane aq ordinere sa te bejne nje krim te tille.

    Reply to this comment
  7. Ajaxs March 3, 18:24

    Ku ka emra konkrete ka edhe vertetesi.

    Reply to this comment
  8. M A R K O March 3, 18:51

    Tom! Joti ta fut armiku te vret. Ty nuk te vrane, por sa krahu ta futen.. ata qe po te bejne avokatine nga SHQUP-i

    Reply to this comment
  9. I.Troplini March 3, 18:54

    Tom Dosheve shqiptare ka filluar tu ngele sharra ne gozhde. Iu duket i “cuditshem” ky zhvillim, sepse kane nje cerek shekulli qe i bejne keto histori dhe lojra, me Saliun apo te birin e te bijen. Jane pasuruar me kete menyre. Pasi vune para, menduan se bota ishte e tyre dhe se deti u be kos. Eshte semundje tipike e karagjozeve te provinces, qe harrojne shpejt shpellen nga erdhen. Ndihen te autorizuar per te patur “rolin kryesor” ne cdo bisede qe behet ne qytet.
    Tani qe nuk ka me pazare dhe allishverishe me Saliun, iu duket vetja si peshku pa uje,,,, iu duket vetja te kapur mat, bashke me parcelat e droges, qe deri dje mbushnin faqet e maleve.
    Tom Doshi eshte nje ordiner dhe nje mashtrues,,,,, qe here here ben edhe cubin. Asgje me teper. Le te bashkohet me Ben Blushin dhe le te krijojne ate partine e re, qe sipas Doshit, i merr 60 mandate pa pasur as me te voglin problem. Do jete dita e se vertetes per ate “shkrimtarin” filozof. Do jete dita e pare ne jeten e tij, ku i duhet te gjeje nje vend pune per te jetuar.

    Reply to this comment
  10. Ela March 3, 19:10

    Per sa kohe qe Rama eshte i zene nga Meta, normal qe ky i fundit do dale pa lagur nga kjo histori. Po ky krimineli qe keni kapur si personin qe do kryente krimin, si mendoni qe nuk duhet te jete konfuz? I rrezikohet koka, normal. Po te ishte Rama ne vend te tij do i kishte mbushur breket me kohe, do vinte era ne gjithe Tiranen…
    Doshi, megjithese burre i mire nuk eshte, eshte nje nga te shumtit qe Rama ka shfrytezuar e hedhur tutje. A nuk mblodhi mbas vetes Gjinushin, Milon, Ngjelen, Zogajn etj dhe kur fitoi nuk i hodhi asnje kocke? Por rasti i Doshit eshte paprecendent. Ai ishte financuesi kryesor i PS-se. E genjen mendja qe kesaj rradhe Likja do hapi thesin per Ramen?!
    Hajde fyll hajde…

    Reply to this comment
  11. Zoro March 3, 19:18

    Ilir Meta ka qene dhe do mbetet nje problem per PS-ne, por ky Doshi me duket se po luan nje loje te piste Jug -Veri per pushtetin.
    Ne qofte se nuk vertetohet cfare ngriti si nje stuhi ne gote uji , larg politikes e ka pak.
    Kush e paguan kete person per te shkatrruar Shqiperine ?

    Reply to this comment
  12. March 3, 19:54

    I gjithe shteti kunder nje rrjepacaku.Duket qe bie era pisllik.

    Reply to this comment
  13. N... March 3, 20:01

    I akuzuari kryesor eshte Ilir Meta.Padyshim qe i arrestuari do coroditet,do shantazhohet dhe hetimet do futen ne qorsokak.I humbur nga kjo histori do dali Rama.Nje hetim i drejte e nxjerr Meten jasht loje,pra e con pas hekurave.Denimi i Metes rrezon qeverine Rames.Amerika dhe BE per hir te stabilitetit po prononcohen hapur kundra Doshit.Pyetja eshte se cfar skenari ka ne mendie Sali berisha ?A do ai destabilizimin e vendit dhe cfar mund te fitoj prej saj?A do ai vetem destabilizimin e mazhorances duke kercenuar Ilir Meten me dalje nga bashkqeverisja me Ramen? A do ai destabilizimin e PS duke luftuar Meten nga nje ane dhe ne anen tjeter duke i dhen suport me ane te Llalles i cili sic duket po e nxjerr te pa implikuar?A po perpiqet Doktori te shtoj elektoratin ne prag zgjedhiesh duke i njollosur te gjithe ne mazhorance duke i lene perseri bashke si aleance qelbesirash?Doktori di nje gje ,qe vijen e kuqe nuk e kalon dot kete rradhe,pasi po e kaloi ate ai ekzekutohet nga sherbimet sekrete qe po perpiqen te ruajne stabilitetin ne Ballkanin e synuar shume nga ISIS.

    Reply to this comment
  14. DIONI(Gjilan) March 3, 20:24

    Kapja e bandes se tritolit,ka alarmuar krriminelet.mendoje se ky far Doshi,eshte lojtar i Sali Udbistit.Kujdes vllezer dhe motra shqiptar/e!poo tentohet qe edhe njeher te perseritet tmerri i vitit 97 Sala,ka ardhur ne pushtet me gjak-nuk dote ike,pa gjak!.

    Reply to this comment
  15. emigranti March 3, 20:39

    Ky esnte nje skenar i mirefillt i UDB serbe, qe i eshte dhene per ta luajtur ne teatrine e politikes shqiptare, kryeagjentit Sali dhe mikro spiunit Tom.Nuk ka asnje spjegim tjeter kjo situate, sidomos pas zhvillimeve te fundit politike ne Ballkan.

    Reply to this comment
  16. sadik malaj March 3, 20:56

    HORRAT DHE RRUGACET KANE LIDHJE TE AFERTA ME NJERI TJETRIN SE I BASHKON KRIMI ,KORRUPSIONI I BASHKON IDEJA PER DESTABILIZIM MBASI JANE EDHE XHELOZ SE ATO QE PO BEN EDI RAMA KURRE NUK U KA SHKUA NE MEND TI BENIN OSE NUK KANE DITE ME SHUME.Ata kane ditur vetem ta vjedhin shtetin e ta qojne ne zero.

    Reply to this comment
  17. kavajsi March 3, 21:32

    Ju gazeta “Dita” jini bere njesoj si gazeta “%%” e Sali berishes per PD, ju per Ps-ne. Keshtu qe jini me moter dhe mos u merzisni, se Rama ka per t’ua rritur pagen mujore juve dhe gjithe analisteve me ne krye Mustafa Nanon qe doli menjehere e na komentoi levizjet e duarve te Doshit. Duket qe jua dhe ai jini te qute, sepse jini nga Skrapari dhe qe Fan Noli u ka cilesuar sikunder jini.

    Reply to this comment
  18. Hm... March 3, 21:38

    ka nje hetim formal por sigurisht dhe nje pandehme publike per cfare po ndodh. Askush nuk eshte qelibar por problemi eshte se po shmanget vemendja nga premtimi kryesor i PS – venia e drejtesise per abuzimet e kaluara (qe nuk eshte premtim i LSI ama se ishte vete ne tave per kater vjet me PD duke e terhequr vendin zvarre dhe marre peng interesin e publikut).

    Reply to this comment
  19. DIONI(Gjilan) March 3, 21:46

    @Kavajasi,eshte oblligim kombtar i qdo shqiptari,qe te luftoje udb-ne!kuptohet pra Saliun.u´bene gati 25 vite qe kjo vegel kuislinge-vrane,vjedhe,plaqkite,perbuze,perqeshe,tall,shane-shqiperine dhe shqiptaret ne “emer te demokracise dhe antikumunizmit”.

    Reply to this comment
  20. emigranti March 3, 21:52

    E paskan kapur duke shkuar tek “Nenedaja’. Bravo Policia e Shtetit.

    Reply to this comment
  21. liri March 3, 22:02

    ELA ; DY FJALE DO THEEM KOMENTUSEVE /FAJTOR SESHTE EDI/ AI SKISHTE VOTA TE KRIJONTE QEVERINE/ SKISHTE ME KE TE BENTE KOLACION / O ME METEN O ME SALEN/ FAJTOR JEMI NE QE VOTUAM (KUPTOHET JO UNE ) LSI DHE TANI FAIN E KA RAMA / SALA DHE FAMILIA ATO QE KANE VJEDHUR NUK DOREZOJNE PA GJAK /MAKBETHI SALI ESHTE BOSHTI I GJITHE TE KEQIAVE / QE MOS PERJETOIM nje 97-98 TJETER DUHET QE KAFSHEVE TE SHQUPIT TI TREGOJME SE KU E KANE VENDIN:

    Reply to this comment
  22. Azemi March 4, 10:59

    Mos u beni merak se do ua tregoje qejfin te gjitheve qe kane shkelur ne mundin dhe djersen e ketij populli ai i gjati se i din mire keto gjera ai por kini pak durim.

    Reply to this comment
  23. X March 4, 11:29

    Ky eshte skenar i Sali Berishes…!

    Reply to this comment
  24. vigani March 4, 12:11

    Debatet e ndezura se fundmi nga politika nuk ka si qellim te nxjerrin ne pah te verteten se ato qe jane ne pushtet, ato qe ishin dhe qe sot jane ne parlament e kane te qarte se kush eshte i lidhur me krimin, kush urdheron e komandon ate dhe cfare do te ndodhe me tej. Problemi qendron ndryshe, keto qe na kane drejtuar dhe na drejtojne jane tregtare shpirterash dhe ne treg hedhin mjergull qe populli dele te hutohet dhe te zihen me njeri tjetrin pra perca e sundo dhe ne kete menyre e cojne ujin ne mullirin e tyre.Qellimi i tyre nuk eshte te gjejne vrasesin se ate e dine por te corjentojne po[ullin ne prag te zgjedhjeve, te krijojne kushte qe te mbrojne pasurite e tyre dhe te njeri tjetrit.Nese do ta kishin seriozisht luften ndaj krimit se pari duhet te ishin vetepastruar qe nen kupton qe per te gjitha akuzat e ngritura qe nga fillimet e demokracise te ishin denoncuar ne prokurori dhe te ishin denuar per veprat e tyre te pashembullta.Sot ish ministrat e pasruar me korrupsion jane ne parlament, kane pasuri per dhjete breza, sot zyrtare te larte te korruptuar bredhin ku u do dhe si u do qejfi.Ministrja e Mbrojtjes u mburr se do te vendoste para pergjegjesise ish ministrin por ne te vertete e coje ne prokurori per te mbyllur dosjen e tij Nese vertete do te ishte e interesuar per ta vene para pergjegjesise se pari duhet te kishte nderruar auditin e brenshem , te vinte para pergjegjesise Xhemal Gjunkshin dhe jo te bente kompromise me te , kompromis qe ne fakt ka kompromentuar vete ministren dhe pastaj pas nje kontrolli me profesionist do te gjente cudira ne Forcat e Armatosura.Keshtu duhet te veprojne te gjithe ministrat qe te jene te besueshem.Por jo duhet te mbrojne njeri tjetrin se neser do jem une ne pushtet……..Turp per politien O popull asgje nuk do te ndodh…… te gjithe do te dalin te pafajshem dhe do te krenohen se si u tallen me popullin

    Reply to this comment
  25. March 4, 14:16

    Edhe nje buf do te qeshte me kete histori idiote. Ju e besoni?

    Reply to this comment
  26. fred March 4, 14:17

    Poker i papare. Jack of spades u dogj. Tashi mezi formohet royal dosh…pardon flush…:)

    Reply to this comment
  27. Genta Muna March 4, 14:17

    Keto nuk i ha njeri keta po veprojne si baballaret e tryre

    Reply to this comment
  28. pelivani March 4, 14:27

    “.. Thyej ligjin zoti Rama!
    N’ do te besh drejtesi (!)
    Vure gorillen ne pranga,
    Sot, o, neser ai ,ty…

    S’me pellcet se c’thot Evropa,
    Qe shpesh,na ka prish dhe pune!
    As c’thot’ Arivzuja,bota…
    Piken catis i’a di une.

    Njezet’ e nje janari,
    Nuk po flet,por uleret!
    C’far prêt ti o Ram djali,
    Qe kjo kafsh’ te ngordh vet?!!!…

    Leri Tomom Docet e shkret!
    Shiko cikllopin Sali,
    Ka me shume se njezet’ vjete,
    Ha c’do dite nga nje njeri.

    Reply to this comment
  29. lari March 4, 14:33

    keto jae pasojat e qeverisjes se dobet te mazhoraces e te gjitha drejtimet.mos te merrej me keto reforma qe ka nisur por e rradhe te pare duhej marre me drejtesine.dhe pastaj te merrej me ifermieret.nuk duhet te fuse ne burg ata qe uk kane mudesie te paguajne energjine dhe te te lere te lire prokurore dhe gjykate s te korruptuar qe I kae sjelle kaq deme shoqerise sa do kohe te gjate per ti rregulluar.gjeja e pare qe ka sjelle kjo drejtesi eshte se ka rritu gjakmarrje dhe krimi.se krimin nuk e zhduk qeveria po drejtesia.se ne bote kemi shume qeveritare qe denohen nga drejtesia .nuk kemi gjykates te denuar nga qeveria.prandaj gjeja e pare qe duhej te bente qe te behej e besushme ne rradhe te pare duhej marre me DREJTESINE.po nuk u rregullua drejtesia nuk behet ai vend

    Reply to this comment
  30. Loku March 4, 14:35

    Pun cecenesh vetem per kto gjona i puno menja.

    Reply to this comment
  31. Plaku March 4, 14:37

    Dava rrugaçesh qe kane kapur majat e shtetit dhe qe jane bere”ligjberes” ne Shqiperi Nuk ka dyshim se edhe nga intelekti jane mjerane ,ky problemi i ketij Doçit binte era qe ne fillim sajese dhe nje perpunim i trashe ……..Ne se ky i ashtuquajturi deputet do te ishte ne funksionet qe i cakton detyra nuk do te ishin hedhur gjithe keto dokrra qe edhe media edhe politika zhgrryhen e lyhen si nje derr ne kazanet e pòehut Ne veçanti politika e PD dhe medja e saj jane te kenaqura me kete lloj llurbe qe jane mesuar te krijojne e te bashkjetojne me te Turp .ky i ashtuquajtur deputet ne se te gjitha sa ka thene i ka te sajuara duhet ti vertetohen dhe e ka pak burgun si mashtrues

    Reply to this comment
  32. Ilirjan March 4, 14:46

    O te “Dita”-s, po Tani – porositesi i D.Bamit ku e fshihni ju?! Eshte larguar Ai! Bukur, por Bamin e gjeti Tani e jo Doshi, pra alibija juaj nuk hahet.
    Gjeni ndonje variant tjeter per te ruajtur status-quo-ne e Politikes shqiptare dhe asaj te ambasades amerikane ne Shqiperi. Qe pas 90-s vetem plehrat na kane drejtuar dhe vazhdojne te na drejtojne. Ndaj duhet nje fshese e madhe dhe e forte t’i largoje nga Memedheu Yne. Makinacionet vetem sa zgjasin agonine, dekompozimin e tyre.

    Reply to this comment
  33. skifteri March 4, 15:09

    Dinakria eshte arma me e preferuar e malokut Sali.kurdisja e fundit e sahatit rrangall Tome Doshi deputet I P.S-se per te shperthyer si bomba e gerdecit ne parlamentin shqiptar planin per vrasje te DEPUTETESH ,per te hedhe “bomben ” e shkatrruar ate ne opinjonin publik, kombetar dhe nderkombetar ,per te shkuar ne zgjedhje lokale dhe parlamentare tani ne 21 qershor .Sali gerdecit nuk I eci ky skenar destabilizimi ,pasi tani funksionon policia e shtetit te vertete,jo e policise çiftelise e mashtrimit .Mendimet e marra te tije bashke me ushtarin budalla te skenarit per te tronditur themelet e qeverise dhe shtetit perfunduan ne flluske sapuni. “Dituria” e Saliut tani e tutje eshte shkenca e fallit qe duhet ta hedhe per te shperuar koken e qelbur te [email protected]@@@@@@Vendi tije eshte burgu.

    Reply to this comment
  34. Pëllumb zaimi March 4, 15:44

    U mbars mali e polli një mi, Doshin dhe shokun Sali ! Tung!

    Reply to this comment
  35. latif March 4, 16:05

    Vetem nje,nji,njishi ,jatroi, di te porosise atentate dhe te fshehe gjurmet.Ta tjeret jane amatore.E bene si prof.Ylli Pango,qe i vuri vetes bomben tek garazhi dhe bertiste:Ma vuri Fatos Nano!

    Reply to this comment
  36. . March 4, 16:20

    “Bllofi i rradhes Tufes Cetes Veriore PD”.

    ky avion i II-te prej hallve i dyshes veriore Derisha-Doshi.

    Reply to this comment
  37. . March 4, 16:43

    Tufa Cetes-Veriore PD duhet te dali e pavlevlefshme se nuk eshte parti por nje “mejhane” shpifjesh, sajesash, kercenimesh, tritoli …

    Populli nuk mund te jetoje me keta veriore dhe kerkon qe keta duhet te shkojne ne KOSOVE qe i pershtatet.

    Reply to this comment
  38. Zoro March 4, 16:46

    Kjo vrasja e mbetur ne tentative nga ky Fushkrujsi i sajuar eshte tamam si perralla e “Qerosit me faren e kungullit” i cili nuk kalonte dot detin dhe mbolli faren e cila u rrit dhe kaloi detin permbi deget e kungullit.

    Reply to this comment
  39. M A R K O March 4, 18:27

    Gje a gjeze: U thote mesueja nxensve gjejeni? Mal andej, mal kende, shko nje be e fershelle.. kush eshte? Pordha- u pergjigj njeri prej tyre…Bravo i tha mesuesja…Po kjo e Tomes? Eshte pordhe pa ze.. por kush do e prese…presim pergjigje ne te ardhmen.

    Reply to this comment
  40. Brace March 4, 18:45

    U tha qe ne fillim qe ky eshte me precedent penal. Pse budalla eshte ky ta pranoje kete akuze .?apo tja numerojne te gjitha e tja vrasin familjen .

    Reply to this comment
  41. Vëzhguesi F March 4, 18:52

    Shprehja popullore shume kuptimplote qe kaperxen kufijte e kombeve : “Hedh nje budalla nje gur ne lume dhe hidhen 100 vete per ta gjetur”, ne Shqiperine tone aktuale, me kete politike prostitute dhe politikane ku inteligjenca dhe lumpeni, maskarai dhe dhe i ndershmi, sharlatani dhe dinjitozi, krimineli dhe i pergjegjshmi, bashkjetojne nen nje çati qe quhet dhe konsiderohet si Tempulli i Demokracise, madje dhe brenda llojit, kjo shprehje eshte zevendesuar me nje tjeter.
    “Shashka me pordhe ne duart dhe mendjen e nje deputeti te papergjegjshem, zhurmon me shume se bomba ne doren e nje krimineli ordiner.”
    Turp dhe marre per keta sharlataner qe per te mbrojtur karriken dhe pasurine e tyre te vene me njemije e nje halelleqe, jane gati te krijojne destabilitetin qe u duhet klanit te felliqesive qe ata perfaqsojne.
    Turp dhe marre per kete mazhorance dhe kryetarin e saj, qe kane afruar dhe mbajtur ne gjirin e tyre vemje bajraqesh qe njohin vetem pasurimin e tyre me çdo kusht dhe mjet.
    Turp dhe marre per kete palo drejtesi qe nuk ve para pergjegjesise penale ate qe ka 25 vjet qe e mban peng kete vend me skenaret e tij ogurzeza ku regjizore dhe aktore te vertet jane qarqet antikombetare dhe bythelepiresite e tyre shqiptare.
    Turp dhe marre per politiken shqiptare qe ne vend te opozites ka nje çete bashibuzukesh, e cila eshte mbrojtsja dhe shtrati me i ngrohte i nje qeverisje te dobet me shfaqje dhe veprime te hapura autokracie.

    Reply to this comment
  42. SuloKapedani March 4, 19:31

    Kètè radhè saloviçi ka pregatitur me qitje tè largèt mbrapa malit “predhèn kodoshi” duke i vènè dhe nje mbushje qese “barut” fufi”pèr tè sjell destabilizim si nè 14 shtator 98 dhe te vije nè pushtet leht e leht.Duke mbledhur mbeturinat e çdo krahu mendon se mund tè bèjè çdo gjè si ka bèrè deri tani por mendoj se i janè tharè burimet e shumta e ne tè ardhmen do ti thahen fare.Kèshtu sali efendiu me urithet qè ushqehen edhe me tè vjellat e veta do tè tè ngelen lakuriq nè mes tè sokakut shqipètar anè e mbane botès mbarè,do tè bèhet njè shtatore e pèrjetèshme pèr tu pèshtyre me kènaqèsinè mè tè madhe nga populli qè ai e “do”shumè.

    Reply to this comment
  43. Jimi March 4, 19:33

    Lufte klanesh mafioze ende te pa cmontuara, me pushtet, pa pushtet, politik, apo ordiner, por nje gje dihet mire, sa kohe qe ishte ne pushtet qoftlargu ja beri mire hyzmetin kesaj pune, e instaloi forte ate ne cdo hallke te pushtetit dhe per ta cmontuar ate duhet shum energji dhe perkushtim, mos te harojm edhe nje gje edhe shum vigjilence!Kur interesat e kesaj organizate
    preken nga ligji ata jane gati te sakrifikojne cdo gje per te mbrojtur interesat e tyre.Shembull kuptimplot eshte rrembimi dhe vrasja nga bandat e “brigade rosse” te kryeministrit italian Aldo Moro ne vitin 78
    Ne rastin konkret duket qe ky Doci i “mencur” pervecse eshte futur ne kete valle per te mbrojtur miliardat e veta, te cilat i ka vene me shum”mund e djerse” eshte keqperdorur edhe nga boosset e tij, madje mendja te shkon edhe nga Dritan prifti! i cili pe te realizuar hakmarrjen e tij te verber ndaj ortakut te tij te dikurshem, perdori te njejtin mekanizem, videopergjimin, por tanime jo vete por nga nje tjeter personazh, ne dukje me i besuar, porse vetem me nje ndryshim, nese ne rastin e pare video ishte autentike(packa se prokuroria dhe gjykata nuk e moren si prove material!) ne kete raste jo vetem qe kemi te bejme me nje video qe nuk provon asgje per akuzen ndaj ish ortakut te Dritanit, por ne te jan futur edhe shum elemente ordiner, te cilet sic po duket po e kthejne ne bumerang ndaj akuzusve!
    Te presim zhvillimin e ngjarjeve! Shpresojme se nje dite ligji do te sundoj edhe ne kete vende te harruar!

    Reply to this comment
  44. Koli Rushio March 4, 19:59

    Edhe Monika nuk i beson keto lojra mos harroni Doshi nu ua fale.

    Reply to this comment
  45. Domndoci March 4, 20:35

    U bera 70 vjec e nuk paskam degju asnjehere qe dikush ti porosise nje atentat vehtes??!!…
    Ky trapi prej Kruje (fundrrine kriminiele) si duket po ha dru atje ne qelite ku e kane rrasur(ja kane ba mire fare keti miu) dhe flet te tilla xhevahire qe nuk i beson dot as qenia me pa tru.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim