Durim Bami kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

May 8, 2015 01:50

Durim Bami kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Edhe i pandehuri i tretë i çështjes “Doshi” kërkon lirimin nga qelia.

“Atentatori” Durim Bami qëndron në paraburgim prej më shumë se dy muajsh me masën “arrest në burg”.

Por ditën e djeshme avokati i tij, Ilir Murati, ka pohuar se depozitoi një kërkesë në Gjykatën e Lartë, për ndryshim të masës së sigurisë, pasi ndaj 36-vjeçarit rëndon vetëm akuza e “kallëzimit të rremë”, ndërsa për dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku masa e sigurisë është zbutur.

Avokati pretendon se Bami përveçse ka qenë bashkëpunues me prokurorinë në zbardhjen e çështjes, ka qëndruar për dy muaj në paraburgim për një vepër të lehtë penale.

Durim Bami i është drejtuar Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me një kërkesë, për të lënë qelinë. Kërkesa e 36-vjeçarit nga Fushë-Kruja pritet që të merret në shqyrtim sot paradite me një short të lirë elektronik sipas procedurave.

Avokati Ilir Murati argumenton se përse klientit të tij i duhet ndryshuar masa e sigurisë. Bami qëndron ne burg prej gati dy muajsh, që nga koha e publikimit të të ashtuquajturit “komploti i vrasjes së dy deputetëve”.

Bami është i vetmi i përfshirë në këtë çështje, që vazhdon të mbahet në qeli, ndërkohë që ndaj dy deputetëve Doshi e Frroku gjykata caktoi më vonë masën “arrest shtëpie” dhe për të parin aktualisht ka dhënë “detyrim paraqitjeje”.

Frroku ndërkohë vazhdon të mbahet në burg, por jo për llogari të dosjes “Doshi”.

 

May 8, 2015 01:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*