Durim Bami para gjykatës, pritet masa e sigurisë

March 6, 2015 14:55

Durim Bami para gjykatës, pritet masa e sigurisë

Ka nisur seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda  ku pritet të  jepet masa e sigurisë për Durim Bamin, “atentatori” i pretenduar i deputetit Tom Doshi.

Ndërkohë Prokuroria për Krimet e Rënda në njoftimin zyrtar të saj ka sqaruar mënyrën si do të thirren ata që kanë dijeni për çështjen Doshi.

Sipas saj, marrja në pyetje e personave të cilët kanë dijeni lidhur me çështjen do të bëhet sipas një grafiku që diktohet nga nevojat e hetimit.

Grafiku shërben për të menaxhuar sa më mirë marrjen  e deklarimeve, sipas Prokurorisë.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Durim Bamin pasi  akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë.

March 6, 2015 14:55
Komento

2 Komente

  1. Hm... March 6, 15:06

    te verteta te genjeshtra nuk ka por ama GENJESHTRA TE VERTETA ka. Ose gjithshka e fabrikuar nga deputeti (genjeshter) ose nga te trete me synim shkermoqjen e mazhorances – deputeti eshte bere te besoje se po i vihet jeta ne rrezik. Dhe nese del publikisht me ate qe ka degjuar, qofte dhe trillim, per kete GENJESHTER E VERTETE, nuk ka faj ai qe e genjyen por ata qe perhapen genjeshtren ne origjine. Kushdo qofte, nuk e merr me shaka nje kercenim te kesaj natyre dhe priresh te besosh ato qe degjon, vecanerisht kur japin edhe ‘argumentat’ pse. Ne nje fare menyre ai u perdor per te destabilizuar qeverisjen dhe bashke me te edhe vendin teksa ne apel te dites eshte drejtesia ndaj abuzimit te qeverise se shkuar. Ku fle lepuri!!…SERBIA dhe dora e gjate e saj ne Tirane. Vetem SHBA e zgjidh kete pune sepse prokuroria dhe gjykatat tek ne jane shtojca partie, sepse gjithshka eshte gjeopolitike dhe rusi ka interesa ne Ballkan dhe deshiron qe Serbia te diktoje.

    Reply to this comment
  2. . March 6, 15:52

    Ky “SKENARI” i dyte brenda 1 viti, pas avionit te Divjakes …
    si shume e shume skenare te tjere qe super-killeri verior Sali Bisha, ka organizuar per eleminimin e politkaneve, biznesmeneve dhe gjithe kundershtareve te tij.

    Z.Rama,
    vendos Z.Ngjela Minister Drejtesie qe te veproje me doren e hekurt te ligjit kunder ketij super-killer verior.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*