Bami përdorte makinën e blinduar të Mark Frrokut

May 25, 2015 10:00

Bami përdorte makinën e blinduar të Mark Frrokut

Në prag të mbylljes së dosjes për çështjen “Doshi”, prokuroria ka paraqitur disa prova të reja, që sipas saj, provojnë njohjen dhe lidhjet e Mark Frrokut, me Durim Bamin.

Sipas prokurorisë, Durim Bami është shoqëruar nga Policia e Durrësit në 2014-n.

Ai ka qenë duke drejtuar pikërisht makinën e blinduar të Mark Frrokut.

Shoqërimi është bërë disa muaj pasi Tom Doshi tha se ka informuar ministrin Saimir Tahiri, për planin e vrasjes së tij.

Pas shoqërimit të Bamit, në Policinë e Durrësit ka shkuar vetë Mark Frroku, për t’u sqaruar.

Kjo, duke qenë se Bami ishte ndaluar vetëm për shkakun se po udhëtonte me një mjet që nuk ishte në pronësi të tij.

Mark Frroku ndërkohë, e ka mohuar gjithmonë njohjen me Bamin.

Ndërsa Tom Doshi thotë se ka qenë pikërisht Frroku, ai që i ka treguar për planin e vrasjes dhe Durim Bamin.

May 25, 2015 10:00
Komento

5 Komente

  1. Tunxh bir May 25, 11:26

    Kuptohet qe ky frroku e nderroj deshmine, ne kembim per lirimin e vellaut.

    Reply to this comment
  2. Arben May 25, 12:23

    RROFTE FSB-JA RUSE DHE UDB-JA SERBE

    Reply to this comment
  3. Mark uk May 25, 14:14

    Fundi dalt hajr ka then Gjergj Mullaga.

    Reply to this comment
  4. info-analitike May 25, 15:02

    Po mire more ata “personat nga lart” qe urdheruan te mos prekej makina e deputetit Frroku, ia hodhe keshtu palagur???
    A mban ndokush pergjegjesi para ligjit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*