Durimi, në provën e fundit

October 22, 2017 11:22

Durimi, në provën e fundit

Bardhyl Ermini

Nuk mund të besohet se si nëpërmjet vetingut, do të mund të arrihet një nivel drejtësie me të cilin mund të pretendohet të hapen negociatat për futjen e vëndit në B.E. Sot pas përfundimit të dy seancave të mbledhjes të Komisjonit të Mandateve të Kuvendit Popullor, jam më tepër se i bindur për këtë dyshim qytetar. Me bazën dhe strukturën që është ngjizur e vepron drejtësia shqiptare, kjo masë, vettingu, në rastin më të mirë është një veprim administrativ krejtësisht i pasigurt; apo një mashtrim i paskrupullt i klasës politike, për të maskuar dështimin e saj, mungesën e vendosmërisë për të implementuar bazat e drejtësisë europiane në gërmadhën e drejtësisë të vëndit tonë, ku pas trokëllimit të çdo çekiçi nën bangot e saj kullon këllirë, padrejtësi kriminale.

Nuk është e thjeshtë të sugjerosh diçka lidhur me këtë ngjarje kur nuk je specialist i fushës të jurisprudencës. Por çuditërisht ishte krejtësisht e panevojshme të lodheshe e të ndërmerje sqarime të nevojshme, sepse ishte i thjeshtë, fare i lexueshëm e shumë i qartë niveli mizerabël i ekipit të prokurorëve që përfaqësonin organin e akuzës. Krejtësisht injorant në detyrën që kanë dhe pa aspak përgjegjësi profesionale e morale lidhur me produktin e punës, prezantuan në mënyrën më adekuate e transparente llumin ku është zhytur ky organ. Nuk them përgjegjësi penale, pasi nuk jam në gjendje të përcaktoj se ku mbaron paaftësija dhe injoranca e ku fillon faji. Asgjë llogjike, ngjarjet të lidhura në mënyrën më të mjerë të mundshme, ndërveprime të ç’akorduara hetimore, hipoteza të hedhura në kllapi, argumenta të dala boje, arsyetime plagjaturë, konkluzione plotësisht të dyshimta.

Ndofta punonjësit e këtyre organeve mendojnë se qytetarët, populli që i shikon e i dëgjon është budalla. Me siguri që në mendjen e tyre  duhet të ketë zënë vend ky mendim. Nëse grupet apo zyrat e prokurorive drejtohen me figurina si puna e atij prokurorit kryesor që belbëzonte me në një shqipe të paqartë kërkesën për të marë të drejtën e arrestimit të deputetit, jo vetëm mjerë zoti Tahiri, por mjerë qindra mijëra e shqiptarë të thjeshtë, që përveç vështirësive të pamerituara të kohës, kanë dhe presin shpresë nga kjo kategori zyrtarësh, për minimumin e asaj që e shquan njeriun si qënie sociale, siguri për jetën e tyre, drejtësi për pronën e të drejtën për punë.

Të arrestosh ish ministrin e brëndshëm sot deputet, me aksion “revolucionar” tre ditor dhe në kërkesën për t’i vënë hekurat të gjenden akuza si ajo që i dyshuari “ka udhëtuar një herë me veturë me të pandehurin A. Habilaj dhe tre herë me… etj.” kjo nuk është një akuzë. Kjo shprehje gjuhësore “etj.” është një litar në qafën e drejtësisë, që lëkundet përmbi kokën e shoqërisë tonë, për t’a tredhur atë e për ta shtrirë nën thundrat e uzurpusëve të lirisë e të drejtësisë. Këta ushtarë të shpartalluar nuk arrijnë t’a kuptojnë se mbi privilegjet kriminale prevalon në këtë rast qoftë edhe formalisht ajo që lexohet në çdo sallë gjyqi “ligji është i barabartë për të tërë”. Pra i barabartë si për zotin Saimir Tahiri ashtu dhe për zotin Lulzim Basha, si për një socialist ashtu dhe për një demokrat, si për një të varfër ashtu dhe për një të pasur.

Ajo formë që u aplikua në këtë proçes nuk është asgjë tjetër përveçse një grabitje me dhunë e të drejtës dhe garancisë që gjithësecili i paguan këtij sistemi, për të qënë në ekuilibër me shoqërinë në tërësi. Këta të pagdhëndur, haptas fare demostruan se institucioni që ata përfaqësojnë nuk pasqyron kërkesat e shoqërisë, por thjesht interesat okulte të atyre që influencojnë në këtë institucion.

Ata përfaqësuan në mënyrën më të “denjë” një aktakuzë politike, pasojat e të cilës mundet edhe të jenë ogurzeza për të ardhmen e drejtësisë shqiptare.

Zoti Saimir Tahiri mund të jetë gjithçka, mund të jetë edhe kontrabandist droge e armësh. Kjo i mbetet këtij organi të cofur për t’a vërtetuar. Por me këto që dëgjuam, e veçanërisht me nivelin e paraqitjes të shëmtuar të materialit që u referua, Parlamentit do t’i duhet të tërheqi vëmëndjen sidomos te rreziku i jashtëzakonshëm i gjëndjes së prokurorive tona, të cilat jo vetëm që paskan degraduar totalisht nga pikpamja profesionale, por mund të jenë të jenë kthyer deri në vegla qorre të një politke të errët, të atyre që u përpoqën të fusin luftën civile në Shqipëri, të atij që tentoi të helmonte me lëndë kimike krahina të tëra të vendit.

Do të ishte urgjente që Presidenti i vëndit si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Kryeprokurori i Republikës, në akord të plotë e të ngushtë me njeri tjetrin e me faktorë të tjerë legjislativ ta shqyrtojnë këtë situatë, sa nuk është vonë. Në se kjo nuk ndodh, populli është i tradhëtuar, vëndi është në rrezik.

Një francez i ditur, Monteskjeja me famë, në emër të lirisë i mësonte francezët se “tirania më e egër është ajo që vepron nën hijen e ligjshmërisë dhe del me flamurin e drejtësisë”. Nëse kjo tirani ka filluar të duket në pragjet e shtëpive të shqiptarëve, durimi i tyre është vënë në provën e fundit.

 

 

 

 

 

October 22, 2017 11:22
Komento

16 Komente

  1. Tartufi October 22, 12:48

    Qesharake si gjithmone,,, pa koment,, kur nje dore qytetaresh te mire te ketij mileti jane perpara mbeturinave
    te degjenerimit te se kaluares se dylberizmit komunist,ju ka ngelur si pakice e vogel te qeshin se nuk mund te luftojne kete degjenerim kaq te madh e me shumice.,.
    Eshte lufta e pa ndare ndermjet pionereve te pare te hashashit me ne krye shpellarine shqiptare,,partine e degjeneruar te PDse me partine e degjeneruar te vazhdushmesise te hashashit stanerine kriminele te 7o vjeteve PSne. Qytetaret e ndershem e kuptojne shume mire dhe shume thjeshte,nen hunden e nje bashipozuku minister i puneve te brendeshme ne kete vend mbyllen qindra hektare me mijra ton hashash,pa i zbuluar sikur jane te mbjella me patate,,,,,,dhe ky milet
    i degjeneruar qe ndjek kete bashipozukeri,, PDje dhe PSje na thote qe nuk di gje krye bashipozuku i ketij mileti??? Kohe per fryrje te trapit eshte koha e hashashit pas kohes se bythe-qirjes komuniste.

    Reply to this comment
  2. niki October 22, 13:57

    Presidenti eshte ai qe punon nen rrogoz ,ja perse vuri gruan e tij te drejtoj ish partine .

    Reply to this comment
  3. L.H October 22, 14:15

    Edhe ty o ERMINI,qe me shkrimet e tua ngjall shprese ,tu mbarua DURIMI!?
    Me qene se kujton te madhin Montesquieu per te te ngritur autostimen ty e sKipetareve po te citoj ca thenje te tij:.

    -‘Drejtesija e vonuar eshte drejtesija e mohuar”–Berishes,Nanos,Likes,Fullhanit,fevziut e tere lesh e liut
    -‘Ne duhet te qajme per njerezit kur lindin jo kur vdesin’
    Te kishim qare kur serbija biberajt ‘zeri ameriqise’ na bene peshqesh saline nanon e like florine e jo tani qe sKipetaret kane marre gjysma arratine e gjysma ne Sharre e Shishtufine!
    -”Nuk ka tirani me te keqe se ajo nen hijen e ligjit e drejtesise”
    A e pe se kush kerkon te fuse ne burg nje shqipetar me emrin SA I MIRE!?Salija ,medija ,like florija,edvin mavrija dhe lulash bytheqiri e Kryemadhe orgjija ‘ne emer te ligjit’!??
    -”Nje padrejtesi bere nje individi eshte nje kercenim bere gjithe shoqerise’!
    Ketu more i nderuari Ermini nuk flitet me per kercenim individesh por per VARROSJE te nje populli te tere ..
    Me qe ra fjala ti si autor i shkrimeve me vlere e ky forumi i ‘Dites’ di gje pse keta ‘Prokuroret’ spermatoxoide te semure nuk meren me dy miliarderet NANO FULLHANI qe jane denuar me burg nga e njejta prokurori e SALES e jane shperblyer nga Prokurorija e LLALLES!?Te fala Selos!

    Reply to this comment
  4. intelektuali October 22, 15:48

    CITATI I MONTESKJESE I SHKON ME SHUME PER SHTAT EDI RAMES

    Po c’keni ju more edepseze me Prokurorine? Deri tani e keni sulmuar per ngathtesi dhe mosveprim, tani qe me ne fund u be e gjalle e cimbithur ne bythen pertace nga nje indice italiane, ju more edepseze te Edvinit filluat sulmin frontal ne te gjitha anet e mundeshme,

    por:

    A MUND TE ZBARDHET NARKOTRAFIKANTI SAIMIR TAHIRI QE ESHTE I ZI SI QYMYRI I KRRABES DHE KATRAN SI ZIFTI I SELENCIES?

    Qe e ka mbuluar me MUT policine e shtetit ne sherbim total te Mafies se Droges dhe i ka bere policet femra “Dashnore” te Habilajve te tij?

    Lere Prokurorine qe u zgjua nga gjumi ku e kishte futur Mafia me Pushtet,

    por:

    CFARE KE TE THUASH PER VIKTIMEN E SAIMIRIT DHE EDVINIT, KOMISAR POLICIE NE VLORE, DRITA ZAGANI QE GUXOI I PARI TE TREGONTE ME GISHT TE VERTETEN?

    Reply to this comment
  5. intelektuali October 22, 15:49

    CITATI I MONTESKJESE I SHKON ME SHUME PER SHTAT EDI RAMES

    Po c’keni ju more edepseze me Prokurorine? Deri tani e keni sulmuar per ngathtesi dhe mosveprim, tani qe me ne fund u be e gjalle e cimbithur ne bythen pertace nga nje indice italiane, ju more edepseze te Edvinit filluat sulmin frontal ne te gjitha anet e mundeshme,

    por:

    A MUND TE ZBARDHET NARKOTRAFIKANTI SAIMIR TAHIRI QE ESHTE I ZI SI QYMYRI I KRRABES DHE KATRAN SI ZIFTI I SELENCIES?

    Qe e ka mbuluar me MUT policine e shtetit ne sherbim total te Mafies se Droges dhe i ka bere policet femra “Dashnore” te Habilajve te tij?

    Lere Prokurorine qe u zgjua nga gjumi ku e kishte futur Mafia me Pushtet,

    por:

    CFARE KE TE THUASH PER VIKTIMEN E SAIMIRIT DHE EDVINIT, KOMISAR POLICIE NE VLORE, DRITAN ZAGANI QE GUXOI I PARI TE TREGONTE ME GISHT TE VERTETEN?

    Reply to this comment
    • korçari October 22, 18:22

      Niveli ordiner dhe inkopetent i ketyre prokuroreve eshte per te vene duart ne koke pasi nuk ka profesionalizem dhe ku akuza mbeshtetet ne dyshime (Tahiri mund te jete apo jo i perlyer duhet te vertetohet me prova,megjithese moralisht ka deshtuar si minister pasi kanabisi u shpernda ne gjithe Shqiperine)por ne lidhje me oficer Zaganin u permend nje dhurim toke me vendimim te qeverise Ish ministrit Berrisha ,perse???dhe sa per kontributin e Like floririt (PRESIDENTI)apo Llalles besoj se autori i shkrimit Ermini shpresoj se ka bere shaka pasi jane te paret qe duhet vene para drejtesise(TE REFORMUAR).

      Reply to this comment
      • intelektuali October 22, 21:03

        Ore ti korcar pse me detyron te replikoj me zemerim more mavri?

        DRITAN ZAGANIT SHTETI DEMARATIK DUHET TA SHPALLE HERO TE POLICISE DHE T’I JAPE TRRUALL NE MES TE TIRANES DHE JO NE ORIKUM TE VLORES

        Por me pare eshte detyra e shtetit dhe e Presidentit si Kreu i Shtetit qe ta rehabilitoje Komisarin trim te Vlores nga te gjitha akuzat enveriste qe sajoi Sajma dhe Edvini duke e shpallur ARMIK te popullit vetem sepse guxoi te tregoje te verteten ne krye te detyres se tij.

        Kur Enver Hoxha u gjend GAFIL ne Konferencen e Tiranes ne 1957 filloi te akuzonte kundershtaret e tij me argumenta njesoj si keto te Sajmir dhe te Edvinit per Zaganin dhe e sulmoi direkt Injac Mazin, komunist i oreve te para dhe vella i njerit prej heronjve te Vigut qe e kishte akuzuar Enverin per shitje te Shqypnise tek Jugosllavia e Titos:

        PSE KISHE HYPUR TI MORE ARMIK NE VETUREN E AMBASADES JUGOSLLAVE?

        Lexo historine ne Arkivat e Shtetit qe ta mesosh te VERTETEN vete me syte e tu.

        Po pse me kete moral mafioz enverist do te hyje Shqypnia ne BE?

        Reply to this comment
  6. Bardhi Tolabi October 22, 16:27

    Kryeprokurori dhe Like floriri,jane vete per te lidhur,perndryshe duhet te kerkonin urgjentisht,ndjekjen penale te ketyre tre pafilleve jo prokuror, sepse nuk jane te tille.Ajo qe pame prej tyre,ne Komisionin e Mandateve dhe Rregullores,ishte vetem nje estrade…

    Reply to this comment
  7. Ben October 22, 19:40

    Nuk ka droge me te keqe se droga e injektuar e doktor profesor Sali Ram Berisha qe mpiu trurin e shqiptareve, ne 1990 prej hallit te madh ekonomik dhe kolapsit te sitemit socialist, dhe u hypi ne qaf popullit shqiptar, duke e sakatuar ne 1997 me 3 mije te vrare, me shkatrimin e kursimeve, dhe vjedhjen e tyre , me eksodin e shkaktuar nga piramidat financiare qe ngriti krimineli politik Berisha pas 5 vjeteve ne pushtet ! Per ironi te fatit ky kriminel politik, ne vend qe te ishte prapa hekurave, u ri votuar ne 2005 !!! Ketu fillon kalvari i krimeve shqiptare ! Seria e dyte e krimit te Berishes dhe Partise Demokratike ! Periudha e dyte ne pushtet te Berishes ishte vundosja e shtetit , dhe rrokullisja e shkembinjeve te krimit, qe ka demtuar gjithe kombin shqiptar, familjet shqiptare, traditat shqiptare, mencurine shqitare. sitemi berishian i instaluar ne 1990 eshte referenca e e te gjitha krimeve, pasi ne politike nuk ka ndodhur asnje pastrim, nga krimet e kryera te politikave, asnje kalbesire politike, nuk eshte qeruar nga politika, perkundrazi jane shtuar dhe infektuar shume politikane te tjere, sa veshtire eshte te dallosh qelbesiren, kalbesiren nga jo qelbesira kalbesirre politikani ! Nje kriminel ordiner, mafioz si Habilaj nuk eshte hic asgje para nje krimineli politikan qe deputon ne politik ! Demi eshte me i madh ne dimesione i nje krimineli politikan sesa nje krimineli ordiner . Ceshtja eshte se sistemi i i nstaluar berishian nuk eshte reformuar si duhet ! Nuk eshte i pastruar ! Nuk eshte i kuruar eshte nje lloje kanseri qe do vite te sherohet, dhe shume vuajtje te perballohet !

    Reply to this comment
  8. intelektuali October 22, 21:03

    Ore ti korcar pse me detyron te replikoj me zemerim more mavri?

    DRITAN ZAGANIT SHTETI DEMOKRATIK DUHET TA SHPALLE HERO TE POLICISE DHE T’I JAPE TRRUALL NE MES TE TIRANES DHE JO NE ORIKUM TE VLORES

    Por me pare eshte detyra e shtetit dhe e Presidentit si Kreu i Shtetit qe ta rehabilitoje Komisarin trim te Vlores nga te gjitha akuzat enveriste qe sajoi Sajma dhe Edvini duke e shpallur ARMIK te popullit vetem sepse guxoi te tregoje te verteten ne krye te detyres se tij.

    Kur Enver Hoxha u gjend GAFIL ne Konferencen e Tiranes ne 1957 filloi te akuzonte kundershtaret e tij me argumenta njesoj si keto te Sajmir dhe te Edvinit per Zaganin dhe e sulmoi direkt Injac Mazin, komunist i oreve te para dhe vella i njerit prej heronjve te Vigut qe e kishte akuzuar Enverin per shitje te Shqypnise tek Jugosllavia e Titos:

    PSE KISHE HYPUR TI MORE ARMIK NE VETUREN E AMBASADES JUGOSLLAVE?

    Lexo historine ne Arkivat e Shtetit qe ta mesosh te VERTETEN vete me syte e tu.

    Po pse me kete moral mafioz enverist do te hyje Shqypnia ne BE?

    Reply to this comment
    • Tom N.. October 23, 12:14

      Turp te kesh je dhe burre i vjeter , a keshtu flet ti me kalamait e tu ‘ ? ai asht i vogel , apo meqen se asht pe korce ti po i kercet dhamt
      turp ene njehere turp ,
      dukesh qe qenke komunist

      Reply to this comment
  9. intelektuali October 22, 21:04

    Ore ti korcar pse me detyron te replikoj me zemerim more mavri?

    DRITAN ZAGANIN SHTETI DEMOKRATIK DUHET TA SHPALLE HERO TE POLICISE DHE T’I JAPE TRRUALL NE MES TE TIRANES DHE JO NE ORIKUM TE VLORES

    Por me pare eshte detyra e shtetit dhe e Presidentit si Kreu i Shtetit qe ta rehabilitoje Komisarin trim te Vlores nga te gjitha akuzat enveriste qe sajoi Sajma dhe Edvini duke e shpallur ARMIK te popullit vetem sepse guxoi te tregoje te verteten ne krye te detyres se tij.

    Kur Enver Hoxha u gjend GAFIL ne Konferencen e Tiranes ne 1957 filloi te akuzonte kundershtaret e tij me argumenta njesoj si keto te Sajmir dhe te Edvinit per Zaganin dhe e sulmoi direkt Injac Mazin, komunist i oreve te para dhe vella i njerit prej heronjve te Vigut qe e kishte akuzuar Enverin per shitje te Shqypnise tek Jugosllavia e Titos:

    PSE KISHE HYPUR TI MORE ARMIK NE VETUREN E AMBASADES JUGOSLLAVE?

    Lexo historine ne Arkivat e Shtetit qe ta mesosh te VERTETEN vete me syte e tu.

    Po pse me kete moral mafioz enverist do te hyje Shqypnia ne BE?

    Reply to this comment
    • Ivan i madh October 23, 00:28

      O intelektuale na cave trapin me argumentat e tua idiote duke na thene e per arkivat per ke arkiva ato qe duke babai jot shpirteror krimineli Berisha dhe kamikazet e tij islamikun Gazidede e krushku i tij Malltezi. Pse sulet per veprintarine kriminale te babait tend kriminel Berishes vrasjet e bashkepuntoreve te tij Hajdari, Olldashi e te tjere. Si dhe shkatrimin e shtetit 96-97-98-Gerdecin,21 Janarin, shitjen e detit Greqise furnizimin e makinerine se luftes serbe me nafte vrasjen dhe arestimin e ushtareve dhe udheheqeseve te UCK e shume te tjera. Po kujt i them nje idioti që te e quan veten mender intelektuale. Do ta shohim patriotizmin tuaj te kallur kur te apet arshivi i Udb serbe se kush keni qene e kush jeni per pislleqet që keni bere ne kuris te popullit e kombit shqipetar. PTU RACE E QELBUR IDIOTESH qe na cate munderen.

      Reply to this comment
    • Maliq October 23, 11:56

      ti nastradin Intelektuali , i zemeruar ke lindur o tu mbylltu , ashtu si tu ka mbyllur e zeza e mendjes .
      mo u merr merr korcaret tine , se jemi edhe te pushkes edhe te penes . lypsu tutje se keshtu sillesh ti ngahera

      Reply to this comment
  10. Tom N.. October 23, 12:17

    Turp te kesh je dhe burre i vjeter , a keshtu flet ti me kalamait e tu ‘ ? ai asht i vogel , apo meqen se asht pe korce ti po i kercet dhamt
    turp ene njehere turp ,
    dukesh qe qenke komunist

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*