Duro: Do të luftojmë deri në fund për objektivat

May 2, 2015 16:23

Duro: Do të luftojmë deri në fund për objektivat

Derbi i fundit i këtij sezoni, ai që do të luhet të hënën në mbrëmje është tepër i rëndësishëm për të dy ekipet.

Pjesëmarrja në kupat e Europës është më pranë mundësive të Partizanit, që pas Tiranës, kanë një kalendar më të lehtë.

Trajneri Shpëtim Duro shpreson në një fitore që do ta çonte ekipin në vendin e dytë.

 “Do të luftojmë për objektivat deri në fund, por një fitore në derbi mund të na çojë në vendin e dytë”, shprehet Shpëtim Duro.

Shpëtim Duro, i cili këtë sezon ka ndërtuar një ekip të ri, ka pranuar se tani lojtarët kanë më tepër përvojë në derbi. Ai nuk e quan një rezultat negativ edhe barazimin, pasi do të mbyllej kampionati pa humbje me Tiranën.

Duro kërkon një gjykim sa më korrekt. Ai ka mohuar mundësinë e një tolerimi nga ekipi i tij.

May 2, 2015 16:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*