Duro: Humbja në Korçë nuk na largon nga titulli

April 12, 2015 09:25

Duro: Humbja në Korçë nuk na largon nga titulli

Skënderbeu pret Partizanin në sfidën më të nxehtë të javës së 30-të të Kategorisë Superiore. Korçarët që brenda pak ditësh humbën kreun dhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me Kukësin, vijnë në këtë sfidë me moralin përtokë, por trajneri i kryeqytetasve, Shpëtim Duro kërkon përqendrim. Ai vlerëson punën e bërë nga grupi i tij gjatë kësaj jave, duke e pranuar se transferta e Korçës do të jetë një test i vërtetë për sezonin. “Jemi stërvitur mirë gjatë kësaj jave, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë që prej ndeshjes së fundit që kemi luajtur me Apoloninë të shtunën. Kam besim te kjo skuadër, por tani vjen edhe pjesa më e vështirë e sezonit”, pohon Duro.

Gjithsesi 55-vjeçari nuk pranon të firmosë për një barazim, por shton se kjo është një ndeshje e hapur me të tre rezultatet dhe humbja e njërës skuadër nuk do të thotë dalje nga gara për titullin: “Kjo ndeshje i ka të tre rezultatet brenda, por edhe nëse dalim me një rezultat negativ nuk do të thotë se do të jemi jashtë luftës për titull”.

Në ndeshjen e fundit të luajtur në Korçë, Partizani pësoi një humbje të thellë, por tekniku siguron se kjo është një histori tjetër: “Unë besoj shumë te ky grup, edhe pse Skënderbeu mbetet një kundërshtar i fortë. Kjo ndeshje nuk ngjan me atë të fazës së dytë ku ne zbritëm në fushë me shumë mungesa”.

April 12, 2015 09:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*