Duro në sulm: Do të doja të kisha James të Laçit

January 16, 2015 23:07

Duro në sulm: Do të doja të kisha James të Laçit

Partizani në kërkim të një sulmuesi, identikitin e të cilit e ka zbuluar. Bëhet fjalë për nigerianin e skuadrës së Laçit, James Adeniyi. Ky është objektivi kryesor në kokën e trajnerit Shpëtim Duro, i cili kërkon një sforcim të fundit nga drejtuesit e klubit të kuq për të kompletuar skuadrën në prag të nisjes së pjesës tjetër të sezonit.

“Kam kërkuar James të Laçit por ai është nën kontratë me këtë skuadër. Kërkesën ia kam bërë presidentit që në bashkëpunim me presidentin e Laçit, nëse gjen gjuhën e përbashkët do të më pëlqente një afrim i tillë”, tha Duro.

Në intervistën dhënë për “Sport News”, tekniku kryeqytetas zbulon edhe një detaj interesant të prapaskenës së merkatos.

“Nuk dua futbollistë që kanë dy vjet pa luajtur dhe kërkojnë të vijnë te Partizani, siç ishte rasti i njw sulmuesi që ka luajtur përpara 15 vitesh me Portugalinë”, theksoi Duro.

Ndërkohë, Partizani është në kulmin e përgatitjeve dimërore. Pas miqësores së Lushnjës, “Demat e Kuq” u spostuan në Pezë Helmës ku u ndeshën në një tjetër 90-minutësh miqësor me Mamurrasin. Raçiç në pjesën e parë dhe dy herë Vatnikaj në të dytën vulosën suksesin e Partizanit që nuk ka pësuar ende asnjë gol në 4 takimet e zhvilluara gjatë fazës përgatitore. “E rëndësishme është që këto ndeshje na kanë shërbyer që unë të krijoj një ide të veçantë për ekipin”, shtoi tekniku.

19-vjeçari, Jurgen Vatnikaj u fut në fushën e lojës vetëm pak minuta përpara fundit, duke thelluar avantazhin e të kuqve. Talenti i afruar pikërisht nga trajneri Duro ishte qershia mbi tortë e takimit të parafundit miqësor për Partizanin që do të luajë edhe një tjetër ndeshje me Ilirinë në Fushë Krujë. “Vatnikajn e kam afruar jo më kot. Është një lojtar me perspektivë, por duhet të bëjë durim sepse do ta ketë edhe ai minutazhin e duhur. E rëndësishme është që objektivi nuk janë lojtarë të veçantë, por grupi”, u shpreh nër të tjerash trajneri i Partizanit.

January 16, 2015 23:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*