Durrës, 200 familje kërkojnë dëmshpërblim për përmbytjen e tokave dhe banesave

Redaksia Online January 22, 2013 14:53

Durrës, 200 familje kërkojnë dëmshpërblim për përmbytjen e tokave dhe banesave

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit. Me dhjetëra familje në Fier, Lezhë, Krujë, Durrës etj po përballen me problemet që ka lënë pas futja e ujit në banesa dhe përmbytja e tokave bujqësore. Të paktën 200 familje në Durrës kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara në shtëpitë e tyre nga përmbytjet e ditëve të fundit. Sipas kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, 200 familje në zonat e Shkozetit, Plazhit dhe ish-Kënetës kërkojnë të dëmshpërblehen financiarisht. Dako, gjatë një prononcimi për televizionin Neës 24, tha se grupe të bashkisë janë duke evidentuar dëmet dhe fatura financiare do t’i kalojë këshillit bashkiak për miratim. Sipas familjeve të dëmtuara, përmbytjet kanë shkatërruar tokat e mbjella, por edhe mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake, pasi uji u ka hyrë në banesa.

Ndërsa në lidhje me rrëshqitjet e dheut në disa zona të Durrësit, Dako tha se bashkia ka një projekt me vlerë 2 milion euro, nëpërmjet të cilit do të bëhet pyllëzimi i sipërfaqeve të tokës, për të shmangur dukurinë e erozionit. Por sipas Dakos, ky projekt ka mbetur në sirtar, pasi vetë bashkia nuk ka fonde.

Rrëshqitje dherash u regjistruan sot në Kodër Vilë dhe Currila. Fenomeni i erozionit është theksuar ditët e fundit, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Redaksia Online January 22, 2013 14:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin