Durrës, 55-vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga makina

July 28, 2016 20:53

Durrës, 55-vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga makina

Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e pasdites së të enjtes në zonën e Hamallajt në Durrës.

Policia njofton se rreth orës 18:35, shtetasi Ledion Pacuku, banor i Hamallajt, duke drejtuar automjetin tip Audi ka përplasur shtetasin me inicialet L.K., 55 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 55-vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup. Ai është shoqëruar menjëherë në drejtim të Spitalit Rajonal në Durrës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, që po merret në pyetje mbi rrethanat që çuan në aksidentin fatal.

July 28, 2016 20:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*