Durrës, aksident në Xhafzotaj, vdes motoristi 36-vjeçar

May 31, 2014 10:48

Durrës, aksident në Xhafzotaj, vdes motoristi 36-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari ka ndodhur në orët e vona të natës së enjte. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kodra e Rushbullit” në aksin rrugor Durrës-Shijak. Sipas burimeve të policisë, motori me targa AF601 është përplasur nga një mjet tip “Fiat” me targa AA834FO dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit Alvin Muça, banues në Xhafzotaj. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Fiat”, Pajtim Smoqi, 40 vjeç. Ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

May 31, 2014 10:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*