Durrës, arrestohet hajduti serial i telefonave

July 1, 2015 16:56

Durrës, arrestohet hajduti serial i telefonave

Arrestohet në flagrancë gjatë tentativës për vjedhje të një celulari 33-vjeçari, Elton Hoxhaj. Ky shtetas është i dyshuar si autori edhe i 10 vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit.

Hoxha kishte një mekanizëm shumë të thjeshtë për të vjedhur. Fillimisht ai i pikaste kalimtarët që mbanin në dorë celularin. Gjatë kohës së survejimit të presë së radhës, lëvizte me biçikletë. Në momentin që kalimtari nuk e kishte mendjen, ai sulej dhe ia merrte telefonin nga dora.

Më pas largohej me shpejtësi me biçikletë. Gjatë kontrollit në banesë, Elton Hoxhajt i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pjesë e sendeve të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

July 1, 2015 16:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*