Durrës/ Arrestohet punonjësi i Policisë, akuzohet për drogë

October 31, 2017 14:06

Durrës/ Arrestohet punonjësi i Policisë, akuzohet për drogë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar një punonjës të Policisë në Komisariatin e Durrësit për shitje narkotikësh.

I arrestuari është Fatmir Meço, 33 vjeçar, ai akuzohet për ‘’Shpërdorim të detyrës’’ dhe ‘’Prodhim e shitje të narkotikëve’’.

Gjithashtu u arrestua shtetasi Fitim Selaci 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona, A.M., 24 vjeç dhe R.T., 19 vjeç, me akuzën e ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’’.

Sipas policisë arrestimi i Meços u bë pas një hetimi disa mujor, zhvilluar me metoda speciale nga SHÇBA. Nga ky hetim rezultoi se efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike.

Në banesën e shtetasit Fitim Selaci në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

October 31, 2017 14:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*